Në lartësitë e Tropojës, në bjeshkët e Doberdolit ndodhet një liqen i vogël akullnajor që daton pas përfundimit të epokës së fundit akullnajore 15,000-12,000 vjet më parë.
Ndodhet në lartësinë 2124 m mbi nivelin e detit dhe është ndër liqenet më të bukur akullnajore të alpeve shqiptare dhe një destinacion shumë i dëshiruar për vizitorët vendas dhe të huaj.
Në lartësinë e alpeve tona ndodhen disa liqene akullnajore që janë objekt vizitash për studiuesit, kuriozët dhe aventurierët e lartësive. Në të katër stinët, ata kanë vizitorët e tyre.
Një tjetër liqen akullnajor i vizitueshëm nga turistët është dhe ai i Sylbicës ose i Sulbicës që ndodhet në lartësinë mbi 1900 m, në luginën akullnajore të Sylbicës të malësisë së Gashit, Kukës.
Në këtë luginë ka dhe 8 liqene akullnajore, me gjatësi deri 1000 – 1500 m, gjerësi 100 – 250 m dhe sipërfaqe rreth 40 ha. Liqeni më i madh është ai i Sylbicës.
Kanë ujë të përhershëm dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrijnë në sipërfaqe. Kanë një botë të gjallë të larmishme dhe formojnë një ekosistem interesant të liqeneve alpin. Kanë vlera shkencore, gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike dhe turistike./ATA
Doberdol nuk vjen nga serbishtja? Nuk ka emertim shqip?
Sa larg eshte viçidoli prej ketej?
Jo per gjo por desha me ia fut nji .ar shure tek shpella ku ka lind skenderbeu i tropojes!
Liqene me origjine akullnajore ka ne disa zona malore te tjera ne jug,veri dhe Shqiperine e mesme.
Bjeshket e Dolit,eshte emer shqip por ata dsllavet ikane vene parashtese qe do te thot Dober=mire.eshte emer autentike shqiptare Doli.Doli eshte mbiemer Ilir ,Arber dhe shqiptar
Me duket se “dol” do te thote gryke ne gjuhet sllave. Keshtu qe “Vucidol” do te thote Gryka e Ujkut”. Si rrjedhim Doberdol = Gryka e mire.
Sa per perdorimin e emrave shqip ne toponime do te desha qe ashtu si sllavet i kane perkthyer nga shqipja kur i pushtuan keto zona, edhe ne duhet ti rikthejme ne origjine emrat e toponimet e zonave shqiptare.