Nëse do të kishte gojë Vithkuqi, aq shumë i preferuar dikur nga piktorët korçarë për shkak të bukurive natyrore, do të kërkonte më shumë mbështetje, më shumë mundësi për të treguar atë që fsheh, vetëm pak kilometra nga qyteti i Korçës.
Në fakt, Vithkuqi mund të indentifikohet edhe si fshati i kishave e manastireve, për shembull, sepse dikur ka pasur më shumë se 24, e sot ka plot 14 të tilla. Të gjitha të veçanta, monumente kulture të shpërndara hijshëm, mes gjelbërimit që ofron pamje të rralla.
Vithkuqin mund ta quash edhe qytet, sepse pak kush e mban mend, por dikur ka qenë i tillë. Me rrënjët që në lashtësi, Vithkuqi ka arritur kulmin e tij në shekujt XVII-XVIII, me mbi 24 lagje e me një popullsi që ka shkuar deri në 15 mijë banorë.
Shumë herë e goditën Vithkuqin, e po kaq herë ai e rimori veten. Ka pasur hotel; ka pasur hidrocentralin e parë në Shqipëri, që në vitin 1936; ka pasur edhe taksi, emigracion e gjithçka tjetër; në kohëra kur gjithçka e tillë dukej e pamundur. E këto të gjitha, për të treguar se Vithkuqi, që hershëm është vlerësuar për bukuritë e tij natyrore, për burimet e pafundme, e mundësitë për një turizëm cilësor malor.
Ndryshe nga sot, kur Vithkuqi i Naum Veqilharxhit shpesh ka mbetur thjesht në radhët e librave e këtyre historive, që janë zverdhur bashkë me kohën.
“Vithkuqi duhej të ishte shumë më mirë në aspektin e investimeve e zhvillimit, që kërkon koha sot, si zonë që pretendohet turistike, ku burimet nuk mungojnë. Dua të shtoj diçka, që është edhe paradoks, kur u bë një guidë turistike. Vithkuqi nuk figuronte fare, madje figuronte në Gjirokastër. Ky është një banalitet. Vithkuqi një është”, thotë Petraq Shore.
Shkolla e mesme nuk funksionon më, për shkak të largimit të banorëve. Vetëm ajo 9-vjeçare ruan ende zëra fëmijësh. Përveç rreth 600 banorëve të sotëm, Vithkuqi duket i zbrazët, edhe pse mund të gjallonte nga turistët. Edhe në tërësi gjatë vitit, ata janë të paktë. Ndoshta një pjesë as nuk e njohin ekzistencën e një parajse të tillë, ose më mirë një vendi ku natyra është treguar e pakursyer, në të kundërt të qeverive, që kanë ardhur e shkuar pa kthyer kurrë sytë siç duhej nga ky vend.
“Nuk është kujtuar kush, hiç fare. Nuk ka vënë dorë njeri këtu në Vithkuq. Edhe pse është një vend shumë, shumë turistik, siç e shihni edhe vetë”, thotë Pandi Buba.
Problemet janë të shumta, nuk kanë lidhje thjesht me infrastrukturën, por edhe me pronat. Në mungesë të një projekti zhvillimor, që nuk ka sjellë asnjë rifreskim të pronave dhe gjendjes së tyre, banorët – të gjithë autoktonë – nuk kanë tapitë, cfarë deri më sot ka paralizuar plotësisht realizimin e investimeve. Askush nuk jep një zgjidhje. Duket absurde, por në Shqipëri ndodh edhe kështu. Të jesh pronar, por të mos jesh. Duket si një lojë fjalësh, por ky në fakt është realiteti i Vithkuqit.
“Fillesën e ka pikërisht nga problemi i shtëpive, nga hipotekimi, sepse njerëzit ende nuk e dinë se çfarë prone kanë, çfarë shtëpie kanë. Kjo ka krijuar edhe atë tkurrjen e fortë, si nga njerëzit këtu që nuk kanë bërë promocion, edhe nga pushtetarët”, thotë Altin Prifti.
E megjithatë ka plot banorë, që janë përpjekur të bëjnë diçka në Vithkuqin e tyre, duke i dhënë pamjen e një vendi që nuk është braktisur, e që mund të rimarrë jetë me turizmin malor.
“Mbështetje nuk kemi marrë, çdo gjë e kemi bërë me forcat tona. Me punën dhe sakrificën tonë, shumicën e gjërave e bëjmë vetë. Shumicën e punëve e bëjmë vetë, na ndihmojnë edhe fëmijët, pak a shumë është një biznes familjar”, thotë Ariola Qirici.
“Jo vetëm që nuk kemi marrë, por vazhdojmë edhe të japim për të mbajtur biznesin gjallë. Jo të përfitojmë, por ende kemi humbje, ende japim e jo të marrim”, thotë Llazar Shore.
Vithkuqi ka pafund bimë medicinale, ka pyje të pasura; që për fat të keq në këto mbi 20 vite janë dëmtuar jo pak nga abuzuesit e shumtë; ka liqenet, qoftë ai i Gjoncit apo edhe tjetri rrugës për në fshatin Shtyllë. Ka 3 kala, për të cilat askush nuk është kujdesur, ose më mirë që janë lënë si mall pa zot. Ka tumat e vjetra e sa e sa shumë vende të rralla për t’u vizituar. Jo më kot, ky fshat është përzgjedhur edhe si shesh filmash të vjetër shqiptarë, sepse Vithkuqi është një pasuri, por si e tillë nuk po trajtohet.
Rrugicat e Vithkuqit fshehin pas tyre sa ngjyrat shpërthyese të pemëve hijerënda, që shkrihen me kalldrëmet, po aq edhe realitetin e hidhur të një zone të lënë kaq dukshëm në vetmi. Është një vetmi mbytëse, për vetë vlerat që transmeton ky vend e mbështetjen që do të duhej të merrte.
“S’ka asnjë investim, asnjë projekt zhvillimi, qoftë nga ana turistike, edhe nga të tjerat. Në fushën e blegtorisë nuk besoj se është bërë ndonjë gjë”, thotë Fotaq Lena.
“Duhet të ketë më shumë gjallëri, më shumë ndihmë nga njerëzit dhe nga qeveria. Ta ndihmojnë pak, që njerëzit të jenë më të zhvilluar”, thotë Vangjeli Lena.
Kur flitet për turizëm nuk mjaftojnë fjalët. Ja ku është Vithkuqi, një vend i jashtëzakonshëm, me mundësi të jashtëzakonshme, me njerëz të mirë e mikpritës, me histori e natyrë, me legjenda e shumëçka, që do të duheshin ta kthenin në një vend, ku turistët duhet të iknin e të vinin papushim. Të kërkonin me muaj e muaj të tërë për të gjetur mundësinë, për të qenë qoftë një herë të vetme në këtë vend të mrekullueshëm, në këtë vend që edhe sot duket vërtet magjik./ TCH
Rrofte ORTHODHOXIA e KRISTIANIZMI!
Beni krahasimin (ne natyr, mentalitet, kultur, art, arsim…) te nje zone me tradita te Krishtera dhe te nje zone me tradita Islamike.
Beni krahasimin (ne natyr, mentalitet, tradita, kultur, art, arsim…) te nje zone me tradita te Krishtera dhe te nje zone me tradita Islamike.
E para natyr e pasur me gjelberim, Zonat me popullat Islame te shkretuar, tradita e Kurbaneve ka intesifikuar kullotjen, e cila ka sjell dhe kufizimin dhe rrallimin e Flores, pasoj e rrallimit shpelarja e dheut…vend i shkret shkembor…shikoni malin e “shenjt” te Tomorit, qe mbytet ne gjak, femija ambientohet me dhunen, gjakun, hakmarjen dhe Kurbanet.
Vleresimi dhe fuqizimi i Gruas (si krijes aq sa delikate por edhe e fort) ne shoqerit e Krishtera.
Shkollimi jo vetem me vlera Fetare por edhe me art dhe kultur Perendimore.
KETO dhe shume te tjera jane vlerat (majaja) e krijimit dhe funksionimit armonik te nje Shoqerie te shendosh.
SAKT,fatkeqesisht keto vende kristiane vazhduese te besimit shekullor te te pareve tane po shkojne drejt zhdukjes ndodhur mes sunitesh barbare e injorante atheous[te tredhur]…………..
Ne Greqi[dhe jo vetem] Vithkuqi do te ishte nje perle turistike dhe deshmi e kultures kristiane.
Ke shume te drejte per malin e Tomorit, nje person te Teqes qe takova me tha me siklet te madhe … as flutur nuk po shohim te fluturoje jo me zog, perderisa Floa zhduket bashk me te po zhduket edhe Fauna… kjo per shkak se tregetia e bagetive per Kurban ne Festa sjell shume fitime, duke rritur numrin e bagetive dhe cobenerve ne kete zone te cilet i kullosin pa kriter ne c’do stine.
Per ata qe kane shkuar ne malin e “shenjt” te Tomorrit dua tu kujtoj Krematoren 30 metra te gjate dhe ullukun qe kullon gjakun e bagetive qe derdhej ku te gjendej pa pik kushte higjeno sanitate, lekurat e bagetive qe ishte bere mal qe krijonte nje vater pislleku, tju kujtoj atmosferen e shpifur nga mizat, nga vapa qe nuk kishte peme te futeshe ne nje hije…. u demoralizova nga nga kjo qe perjetova ne kete vend qe vetem i Shenjt nuk ishte.
A ti qifsha ato robte ty edhe bythkuqit tat o kaurr moterqire
Kur flitet për bukuri të rralla natyrore, veçanërisht për vlera historike, kulturore në rrugëtimin e gjatë të idenditetit tonë, nga epoka e Ilirëve deri më sot – ato e kanë emrin Vithkuq.
Vithkuqi i Veqilharxhit, Spiro Dines, Evstrat Vithkuqarit (Jani Stratit), Kostë Cepit, Vangjush Mios, i traditave dhe risive atdhetare të Rilindjes Kombëtare, Pavarësisë, Luftës Antifashiste, ky djep i qytetarisë së djeshme e të sotme, ka shumë për të treguar. Para së gjithash ai flet për bashkëjetesën në paqe mes besimeve të ndryshme që respektojnë njëri-tjetrin, trashëgimitë e tyre, që flasin një gjuhë e bëjnë një komb. Naum Veqilharxhi, ideologu pararendës i Rilindjes, i kushtoi kësaj aspirate Abetaren dhe jetën. Shumë të tillë atdhetarë, përballë udhëkryqeve të historisë, i bashkoi shqiptaria. Nga kjo trevë ishin edhe rilindasit Qazim e Qamil Panariti.
Vithkuqi dhe gjithë ajo trevë besimesh të ndyshme fetare, prej traditës vendase apo emigracioneve të vjetër e të rinj, bart në historinë e tij copëza të kulturës autentike, ballkanike, europiane, euroatlantike. Nga një plejadë e tërë rilindasish do të veçoja Dora D’Istrian (Elena Gjikën) me origjinën e hershme vithkuqare të familjes së saj. Vepra e kësaj gruaje që bëri epokë mes qytetërimit europian, mbetet përherë frymëzues për vajzat e gratë vithkuqare dhe mbarëshqiptare.
Keqardhje për zellin tendencioz të injorancës dhe banaliteteve të përdorura ndaj grave në disa nga komentet e mëparshme rreth këtij reportazhi. Në bashkudhëtimin tonë integrues shoqëror drejt rrjedhave të sotme Euroatlantike, le të na prijnë zanafillat apo paralelet më të hershme civilizuese, t’i bëjmë ato hapin progresiv të gjithë shoqërisë, duke pastruar gjuhën, mendësitë helmuese, sjelljet dhe veprimet tona nga opinionet e padenja antihumane, antiqytetare, antishqiptare.
Një falënderim të veçantë i drejtoj autorit të këtij reportazhi dhe Top Chanel që adresuan vemendje ndaj vlerave të fjetura. Vithkuqi e ka merituar dhe e meriton këtë vemendje. Sot, më shumë se kurrë atje duhet të trokasë turizmi natyror, historik e kulturor që vlerat të rifillojnë të flasin…
e wertete se ky vend eshte mrekulli ne vete, por dhe grate I ka me se te vecanta… ndaj quhet dhe keshtu vithe-kuqe…..
Kam qene disa here ne ate fshat te mrekullueshem e me njerez bujare. Atje ka mundesi te medha, por interesimi eshte zero. Dhe se mos vetem ne Vithkuq. Sa vende te tilla ka vandi yne i bukur…
or zoteri emri vithkuq vjen nga toka qe eshte e kuqe lexo edo mesosh
ky fshat kohe me pare quhej bithe-kuq. Mesohu te studiosh e jo vetem te lexosh moj Moze e padashur….
Turqia mbyti dhe shkaterroi Voskopojen,Saliu mbyti dhe shkaterroi Vithkuqin kristian dhe shume me gjere.
Mire ja ka bo e meritojne halet
Po eshte e vertete toka eshte e kuqe dhe kur ulesh te behen vithet e kuqe dhe keshtu e mori emrin fshati ?
Titulli me i goditur do te ishte: Vithkuqi, mrekullia e harruar arvanitese!
Nuk ka vend me origjinal ne Shqiperi se sa Vithkuqi per te treguar trashegimine e identitetit arvanitas qe nuk mundi jo vetem te zhduket, por as te bastardohet ne shekujt e sundimit osman dhe te barbarizmit te jenicereve turko-shqiptar.
Nje vazhdimesi origjinale ne kulture e tradita me nje popullsi 100% ortodokse ku vertetohet plotesisht se kishat dhe monastiret ortodokse jo vetem qe nuk ishin armiq te identitetit arvanitas, por ne te kundert, ishin ato qe ndihmuan dhe luftuan me shume se kushdo per vazhdimesine e ketij identiteti. Bodrumet e tyre sherbyen si mesonjtore ku femijet pervec greqishtes mesuan te shkruajne me pare se kushdo ne territoret shqipefolese gjuhen shqipe.
Popullsi me nivel te larte kulturor qe nuk pranonin izolimin e meizerjes duke qene vazhdimisht ne kerkim te rrugeve te reja drejt botes moderne perendimore. Por mbi te gjitha popullsi atdhetare dhe liridashese. Nuk eshte rastesi qe keto popullsi ju bashkuan 100% luftes antifashiste nacional-clirimintare.
Klimax greku
nje korrigjim te vogel, jam dakord me ato te tjerat qe ke thene, por nuk eshte e vertete qe greqishtja mesohej neper bodrume, sepse Sulltani e kishte lejuar me lgij ghuhen greke, ashtu si gjuhen serbe, vllahe, bullgare, etj etj. Vetem gjuha shqipe ishte e ndaluar me ligj. Hajt shendet
More KLIMAX, mos do te thuash se Vithkuqi ishte edhe qender e kultures VLLAHE, banohej nga VLLEH, ose Aremene-JoRomane = SHQIPETAR. Nuk do besh gabim.Vllehet jane Ilire = Arbnore = Shqiptare te cilet flisnin e flasin nje latinishte te Ballkanizuar, per shkak te lidhjeve familjare, tregtare, ushtarake, administrative etj., etj., gjate 1600 viteve te pranise gjeresisht efektive te Perandorise Romake te Perendimit dhe Lindjes, ne trojet e fisve Ilire, paraardhese te shqiptareve te sotem.
Vithkuqi dhe Voskopoja kane bashkejetuar, jane bashkezhvilluar, dhe jane bashkedjegur nga shqiptaret muslimane e te krishtere – te PAGUAR, qe kultura e spikatur Ilire, Arberore, Shqiptare e Voskopojes dhe Vithkuqit te shuheshin duke u djegur, dhe me hekur(plumba).
Histori e gjate kjo, sa vete mosha e popullit shqiptar.
Vithkuqi vendi i Naum Veqilharxhit te abetares shqipe,, respekt per ate fshat
…RESPEKT te MADH…!
vithkuqi eshte eshte vertet identiteti shqiptar ne kohen bizantine dhe me von kjo eshte historia e atdheut ton duhet ty mbrojm e sy syte ballit..greket bejne cmos qe te vjedhin historin ton dhe islamoturket per ti shkatruar keto mrekulli shqiptare nje respekt te madh per njerzit e atij vend .urejtje per turkogreket dhe islamikve..rrofte shqiperia dhe nje dite do ta marim jugun e epirit se eshte vetem tok shqiptare