Çmimi Nobel në Mjekësi i jepet William Campbell-it, Satoshi Omura-s dhe Youyou Tu-së

5 Tetor 2015, 17:27Kulturë TEMA

Çmimi Nobel në Mjekësi iu dha sot njëkohësisht William Campbell-it i lindur në Irlandë, japonezit Satoshi Omura si dhe kinezes Youyou Tu, të cilët kanë zbuluar trajtimin kundër sëmundjeve parazitare dhe malaries.

William Campbell dhe Satoshi Omura u shpërblyen së bashku për “punën e tyre kërkimore në lidhje me një trajtim të ri kundër infeksioneve të shkaktuara nga krimbat ndërsa Youyou Tu-së iu akordua ky çmim për zbulimet në një trajtim të ri mjekësor kundër malaries, njoftoi Juria e Çmimeve Nobel.

“William C. Campbell dhe Satoshi Omura kanë zbuluar një medikament të ri. Avermectin-a, derivatet e së cilës kanë ulur në mënyrë të ndjeshme numrin e pacientëve të prekur nga një sëmundje në lëkurë shkaktuar nga një lloj krimbi dhe sëmundjes tropikale infektive duke treguar efikasitet kundrejt një numri gjithnjë e në rritje të sëmundjeve të tjera parazitare.

Youyou Tu 84 vjeç, emri i së cilës është aluduar prej kohësh për marrjen e këtij çmimi ka zbuluar një trajtim të veçantë dhe efikas kundër malaries në sajë të një ekstakti të bimës së pelinit të ëmbël që përmban molekulën artemisinin malaries, e përdorur kryesisht në Afrikë në formë kapsule për të trajtuar malarien.

Ajo renditet e 12 në radhët e femrave që janë shpërbyer me Çmimin Nobel në Mjekësi që prej fillesës së çmimeve në vitin 1901./

1 komente në “Çmimi Nobel në Mjekësi i jepet William Campbell-it, Satoshi Omura-s dhe Youyou Tu-së”

  1. Sami says:

    All these scientist are the best of this world. They deserve to be honoured with Nobel prize as they have done great works in service of humanity.

    No one of them was involved in politics…..,..?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje