Riparimi i ADN-së/ Nobeli për kiminë i jepet Lindahl, Modrich dhe Sancar

7 Tetor 2015, 15:17Kulturë TEMA

Çmimi Nobel i Kimisë iu dha sot suedezit Tomas Lindahl, amerikanit Paul Modrich dhe turko-amerikanit Aziz Sancar për zbulimet mbi rolin e qelizave në riparimin e ADN-së së dëmtuar dhe duke e përdorur këtë në trajtimin e kancerit.

“Këta tre shkencëtarë që kanë studiuar ‘kutinë e mjeteve të qelizës’ janë vlerësuar për zbulimin e tyre në riparimin e ADN-së së dëmtuar si për shembull nëpërmjet rrezatimit ultravjollcë”, deklaroi juria suedeze.

Ata zbuluan në nivel molekular, mënyrën se si qelizat riparojnë ADN-në e dëmtuar dhe se si ato ruajnë informacionet gjenetike.

Puna e tyre ka dhënë njohuri të rëndësishme në mënyrën se si një qelizë e gjallë funksionon dhe, për shembull, mund të përdoret për trajtime të reja të kancerit.

2 komente në “Riparimi i ADN-së/ Nobeli për kiminë i jepet Lindahl, Modrich dhe Sancar”

  1. David says:

    Arritje shkencore qe duhen pershendetur nga te gjithe komentuesit,keto lexues te rregullt te Teme.
    Mirnjhje njerezve te dijeve dhe provave shkencore qe i sherbejne progresit njerezor.Zoti ju bekohte.Amen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje