Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare-Vlorë, me rastin e Ditëve Europiane të Trashëgimisë, në faqen e saj zyrtare, ka publikuar disa fotografi me fragmente nga skulptura monumentale e gjetur në Bestrovë te Vlorës, vepra te skulptorit italian nga Verona, Ruperto Banterle (1889-1968). Specialistët e DRKK-Vlorë Ing. Agim Haxhiraj dhe N.Barjamaj, kanë menduar që në kuadrin e “Ditëve Europiane të Trashëgimisë” të publikojnë dhe dhurojnë fotografitë e një vepre të veçantë realizuar nga skulptori italian Ruperto Banterle.
Skulptori italian Ruperto Banterle (1889-1968) ka lindur në Verona dhe është student i mjeshtrit Scanzi të Akademisë së Arteve të Bukura të Gjenovës . Pas diplomimit shkoi në Paris për të studiuar skulptorët e mëdhenj, Auguste Rodin, Emile- Antoine Burdelle, Georges Minne, Constantin Meunier, Aristide Maillol dhe Medardo Rosso.
Në vitin 1914 ka marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore si ushtar në Vlorë, Shqipëri. Në këtë kohë ka realizuar këtë vepër në beton arme në të cilin duket qartë stili i veçantë i tij i ngjashëm me veprat që ka realizuar në Verona, kryesisht në Varrezat Monumentale të Veronës. Në vitin 1934 Bashkia e Veronës i ka propozuar dekorimin e Urës Garibaldi në të cilën janë vendosur disa statuja si ajo për udhëheqësin, për nënën dhe për bujqësinë, të punuar në gur.
Nënshkirimi pas veprës i R.BanterleKjo urë u hodh në erë nga Ushtria Gjermane gjatë tërheqjes. Në vitin 1937 ka marrë pjesë në ekspozitën koloniale të Parisit ku tërheq vëmendje me bazorelievet e tij.
Jashtë vëndit ka realizuar fasadën e Katedrales së Khartoumit (Sudan), ku ekspozohen dy statuja të mëdha, Shën Marko dhe Shën Mateo, gjithashtu punime të tij gjenden në Fabrikën e Çelikut në Venezuelë dhe në qendër të kryeqytetit të Venezuelës është vendosur statuja e Heroit Kombëtar Simon Bolivari./ATA
Shqiptaret si Barbare qe jane , e paskan ruajtur shume mire .
Vizioleshi
Shqiptaret ty robt ne dhip.
ala nuk ja paskaqn marr hekrin me e shit a?
e4sht hekur cilsi e mir
martka ialjane dhe jo metalurgjik turqlije
Edhe e demtuar qenka nje mrekulli!
Shume, shume e bukur vepra e Banterle-s. Kur e ke artin ne gjak, as lufta nuk te pengon. Shpirti i artistit, triumfon mbi ate te ushtarit.
Edhe ne luften e dyte boterore italianet, mgjths pushtues, ndertuan me art aq shume objekte e rruge, qe edhe sot jane shembull i fineses, njohjes, dijes dhe cilesise.
Pushtuesi pasardhes?!…Vetem pushtues…dogji, shkaterroi, hodhi ne ere…
Edhe kjo ure, mgjths veper arti,pati fatin e kaq, e kaq te tjerave.
Fjalet jane te teperta.
Ju lumte DRKK Vlore per publikimin e kesaj mrekullie po edhe per ruajtjen e saj nga hajdutet mytevele, pseudokoleksioniste, kollaro-bluroze ushtarako gjeologjiste
Keto pasuri dhe te tjera si keto jane aty, por tek ne ka munguar pasioni dhe perkushtimi per tu marre me vlerat e trasheguara. Agimi eshte specialist i apasionuar. Shkuan me shume se dy dekada qe DRKK Vlore dhe si motrat e saj flene gjume. Me se fundi u publikua diçka, urime.