Ndahet nga jeta aktori Lazer Vlashi

9 Tetor 2015, 17:37Kulturë TEMA

Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare aktori Lazër Vlashi. Ai ishte një ndër artistët e parë të plejadës së aktrimit shqiptar.

I lindur në Durrës më 15 shtator 1919, intepretoi rreth 80 role në Teatrin Popullor. Ndër shfaqjet më të spikatura ku mori pjese janë: “Revizori”, “Otello”, “Orët e Kremlinit” dhe “Besa e Madhe”.

Lazer Vlashi ka interpretuar edhe në disa filma të njohur të kinematografisë shqiptare, si “Tana”, në rolin e sekretarit; apo “Debatik”, “Detyrë e Posaçme”, “Toka Jonë” e “Njësiti Guerril”.

Megjithëse doli në pension në vitin 1976, Vlashi doli në skenë deri në mesin e viteve ’90.

17 komente në “Ndahet nga jeta aktori Lazer Vlashi”

  1. s says:

    Ngushellime familjes Respekt

  2. Gentile... says:

    Ngushellime Familjes se ARTISTIT LAZER VLLASHI .
    Jam nji adhurues i apasionuar i Filmit dhe kte aktor ,
    te talentuar e kam fixuar ne filmin Njesiti Gueril ne mos gaboj ,
    sepse kam qen ne moshe shume te vogel , ne rolin e shefit te questures fashio , dicka e tille .
    Rruge te mbare ne qiellin Shqiptare yjet e filmit .
    R.I.P

    1. Bekimi says:

      Ore, a nuk e di njeri shprehjen ngushëlluese shqip:
      Pushoftë në Paqe, që shkruajnë ë gjithë RIP?

  3. Alb says:

    Gushllime. Familjes. I qoft dheu leht.

    1. Klorinda says:

      çfare dheu mor debil, familja ka vendosur per ta djegur trupin e tij….çfare jane keto “I qofte dheu leht”. Mbas vdekjes trupi ka pak rendesi….shpirti eshte ai qe mbijeton…pra pushofte ne paqe!

      Jen bere te gjithe si Erdogani…..duhet ta uronit me sa me shume virgjiresha ne ate bote!
      Kurse ty do te uroja sa me shume pleh mbi trupin tend…kure te ngordhesh (plehu pesho lehte)

  4. 09102015 says:

    ngushellime, aktor qe ka luajtur role shume te goditura.

  5. "BALASHI" says:

    Ngushullime nga zemra. Me ka lene te mahnitur me lojen ne filma, me ate perkushtimin e tij, me nje qendrim te akullt qe fliste shume, thjesht i mrekullueshem…

  6. beni says:

    96 vjet paska pas gene qe duhet studjuar?

  7. E po kjo pune! says:

    me ato pak filma qe mbajme mend, serisht mbeti ikone, nje nga ato zera, aktrime dhe shprehje qe mbahen mend sepse jane teresisht unike. Bravo media qe i kushton vemendje ne nje kohe te pjerdhur qe na mbyten permasat e te pasmeve te femrave dhe madheshtia e aktoreve dhe artisteve te vertete e lene te pluhuroset nga koha. Ti nderojme keta artiste, se nderojme vetveten dhe nese duhet te kete modele apo idhuj, jane keta dhe jo buzetrashat e parfumuara apo djemckat qe lyhen me keq se grate. Beni kronika, intervista, dokumentar qe te krijohet nje arkive per brezat qe vijne dhe keni bere detyren tuaj si gazetar dhe media. I paharruar qofte emri e tij.

  8. Bashkim Pitarka says:

    DY PIKA LOTI TRISHTIMI…

    Mesova me trishim per largimin nga jeta te aktorit te mirenjohur te skenes shqiptare,Lazer Vlashi.Ai ishte aktor i zemres dhe miku im i vyer i lagjes sone.Qe ne femijeri e kam njohur dhe takuar shume shpesh.Me shpesh duke e ndjekur me kenaqesi e vleresim te larte ne skenen e Teatrit Shteteror.Vec te ndjerit,vellait tim te paharruar,Sulejman Pitarkes,mik te afert qe takoja ose prisja pas shfaqjeve ishte edhe Lazer Vlashi,nje koleg dhe mik, shume i afert i Sulejmanit qe nga femijeria e tyre e hereshme ne qytetin e Durresit.Pas shfaqjeve,kur Sulejmani nisej per ne shtepine e tij,une dhe Lazri i ndjere, ne shume raste kapeshim per krahu e ktheheshim sebashku per ne lagjen tone,ne Tiranen e Re.(Ne femijeri me kapte per dore dhe deri vone me therriste “cuni i Sules”nga qe i ngjisja t’im vellaut.)
    Keto takime kane vazhduar edhe kur ai kish dale ne pension e deri vitet e fundit kur une shkoja ne Tirane per pushimet.Ishte kenaqesi te qendroje e te llafosshe misist me te.Ishte goje embel dhe shpirt njeriu.Kurre nuk fliste per vehte dhe rolet e tij te qendisura,por gjithnje per shoket e koleget e tij te trupes se teatrit apo filmave.Tani qe na ka lene sikur nuk do te me bejne me kembet te kaloj prane asaj qoshes se tij,ne lokalin ku pinim ndonje kafe me “bisht” ne nje kend te kryqezimit ne sheshin qe tani e quajne Sheshi “Wilson”.Ulej ne nje tavolinke te vogel bash ne trotuarin e ngushte prane asaj kafeneje dhe veshtronte tek gjalleronte e gumezhinte ai shesh; ndiqte jeten e gjalle te lagjes se tij.Shpesh takonte e fliste me shume miq e komshinj.Lazri i donte shume njerezit.Edhe ne vitet e renduara te pleqerise dhe te bastunit levizte ashtu me mund e ngadale neper rruget e lagjes e takonte njerezit e miqte qe njihte.
    Familjes i dergoj me shpirt te vrare ngushellimet e mija vellazerore dhe ne zemren e lenduar do te vulos kujtimet me te mira per ate mik te sinqerte e te vyer,per aktorin e mirenjohur Lazer Vlashi.I perjetshem te mbese emri dhe kujtimi i tij!

    Bashkim Pitarka
    Florida,SHBA.

    1. Salo Kali says:

      Gjalle qenka Bashkim Pitarka, ambasadori qe perçau shqiptaret e Amerikes duke futur enverizmin dhe duke e lidhur ate me titizmin e nje pjese te shqiptareve qe vinin nga trojet e ish Jugosllavise. Ka bere me shume dëm ky se te gjithe ambasadoret tjere komuniste te marre se bashku.

      1. Lorenc says:

        Z.Kali, nuk me duket koment i pershtatshem per kontekstin. Eshte momenti ti japin lamtumiren e fundit te ndjerit dhe ti cojme ngushellimet familjes.

    2. N. Koliqi says:

      Une jam djali i mbeses se Lazer Vlashit dhe prinderit e mi e njohin Z. Pitarka, kane respekt e mirenjohje te vecante. Faleminderit per fjalet e ngrohta, do t´ja percjell familjes, gjithashtu faleminderit te gjitheve per respektin.

    3. Edmonda Kurti (mbesa) says:

      Faleminderit te gjitheve per ngushellimet e Lazrit.
      Lot trishtimi ndjeva perseri kur lexova letren tende Z.Bashkim, por njekohesisht
      spo rri pa te falenderuar per fjalet e bukura plot respekt e me shume ngrohtesi. Fjalet e tua plotesisht reale ,i tille ishte Lazri i matur i sineqerte,i dashur dhe mik i vertete.
      Ishte nje artist i talentuar e teper i thjeshte

      Faleminderit edhe njehere,Zoti ju a shperblefte

      E.Kurti

  9. eri says:

    Ngushellime familjes,

    Respekt per aktorin.

  10. Taci Papa says:

    Ngushellime familjes Vlashi, Zonjes Karmelina dhe 2 djemve te tyre. Me shume respekt nga nipi i LLambrinise, Taci!

  11. Caci says:

    Shuhet dhe nji yll i skenes, kinematografise dhe artit shqiptar, si shume figura te pa haruara nga qytetaret, por te haruara nga pushtetaret qe, me shume duan lekun,hajdutllekun, prostitucionin dhe marveshjet mes tyre per te zgjatur me cdo forme qendrimin ne karrike.I pa haruar do te mbetet ish djali durrsak per rrolet me origjinalitetin dhe aftesine e tij interpretuse. I paharruar nga familjaret e shoqeria shqiptare! Kurse per ju artiste qe, ju shkoni mbrapa politikaneve, do tju sygjeronja qe, te beni me shume kujdes ne nderim te njerezve te artit qe, nuk jetojne, se na defryen, edukuan te ishim te forte dhe me shprese per nji te ardhme te mire, dhe atehere kurr kishim uri te madhe per ushqim dhe Demokraci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje