Koineja e gjuhës shqipe

9 Tetor 2015, 16:28Kulturë TEMA

 

Një studiues i njohur si Nikollë Daka, një pinjoll nga Hoti i burrave kreshnikë,  i burgosur dy herë nga diktatura, përkthyesi i madh i latinishtes,  siç e cilësonte Norber Jokli, në kohën kur mblidhej Kongresi i Drejtshkrimit 1972 në Tiranë, ai pikllueshëm për tragjedinë që po ndodhte me të bukurën gegnishte dhe prej dhimbjes shkruante në Shkodër poemën “Koineja e Gjuhes Shqipe”.

 Nga KOLEC TRABOINI

Sot më tepër se kurrë po flitet për Gegnishten, madje deri në atë shkallë saqë po shfaqen zëra edhe për një sfidë publike duke iu shmangur përdorimit të Standartit (fjalë shterpë kjo) dhe përdorur dialektin. Disa krijues nga Shkodra por edhe nga Kosova janë përpjekur të krijojnë e botojnë, dhe ia kanë arritur. E vërteta është se ata janë pak, por kjo nuk do të thotë se nesër nuk do të jenë shumë. Në këto kushte si mund të jenë të qetë gjuhëtarët. Si mund të vegjetojnë nëpër zyrat e tyre studiuesit. Pse nuk bëhen të gjallë, por vetëm dalin kur duan të kundërshtojnë edhe në shenjën më të vogël të pranimit të disa trajtave të gegnishtes siç është rënia e ë (pa zanë) në fjalëformin apo diç tjetër duke e konsideruar atentat ndaj Standartit. Mjerisht këta gjuhëtarë që janë vetë të standartizuar, u ka mbetur ora fiks në datën 24 nëntor 1972, kur në praninë e tërë Byrosë Politike në tribunë, u ngulfosën në idenë se gjithçka flet për Tosknishten dhe asgjë për Gegnishten, duke bërë atë për të cilën ishin thirrur, të ngrinin duart njëzëri ashtu si në çdo forum tjetër në Shqipëri.

Kush mund të kundërshtonte? Ku mund të shkonte ai që do të guxonte të vinte në dyshim ato ç’ka thoshte Androkli Kostallari e Co. Një studiues i njohur si Nikollë Dakaj, një pinjoll nga Hoti i burrave kreshnikë,  i burgosur dy herë nga diktatura, përkthyesi i madh i latinishtes,  siç e cilësonte Norber Jokli, në kohën kur mblidhej Kongresi i Drejtshkrimit 1972 në Tiranë, ai pikllueshëm për tragjedinë që po ndodhte me të bukurën gegnishte dhe prej dhimbjes shkruante në Shkodër poemën “Koineja e Gjuhes Shqipe”. Le të sjellim një fragment:

Mbet shtang atdheu, papritmas kur drejtshkrimi

na doli koiné, që tjetër s’ishte,

veç plot toskrishtja plus fjalën ranishte,

Kongresi mbar u tund nga shungullimi

e arbëresh, kosovarë, që lodhë mërgimi

e malli për atdhenë këputë i kishte,

brohoritën me të tjerët si ferishte

pa ua pre mendja se ku ishte synimi.

Gjuha e tri t’katrave të kombit tonë,

gegrishtja e lashtë, e humbi aty shtetsinë

pa të drejtë shkolle, shtypi, skene a fjale

as s’iu desh gja që bani aq jehonë

e n’kulme të shqipes ia çoi letërsinë:

një prej kryesisë e shpalli klerikale.

 

Çfarë mund të themi pra se krijimi i Standartit të vitit 1972 u bë në kushtet e një lirije të shprehjes së mendimit. Kurrsesi. Por e vërteta është se ka qenë në funksion demagogjia dhe konspiracioni i institucioneve duke përdorur mashtrimin dhe ku nuk u ecte ai edhe imponimin.  E kush na pengon tani  ta pasurojmë Gjuhën Shqipe, kujtimi i një hije të vjetër me emrin Androkli Kostallari apo vetë Enver Hoxha që e ka lënë amanet që asnjë fjalë e gegnishte veç fjalës ranishte të mos pranohet sepse ai imponohej me qëndrimin që gjuhën e bëjnë fitimtarët. Në këto kushte si do te ishte e mundur që Enver Hoxha ky diktator i madh, të lejonte të futen në Standart gjuha e gegëve, të atyre pra që kishte pushkatuar djegur e vrarë, madje deri në kufijtë e gjenocidit në Malësinë e Madhe.  Moskonsiderimi i gegnishtes ka qenë shprehje e realitetit shqiptar të kohës kur popullsia gege, veçmas katolikët, ndjeheheshin të përjashtuar nga tërë sistemi qeverisës dhe nga piramida e shtetit lokal apo qendror. Kjo është e vërteta, le ta kamuflojnë si e sa sa të doni, por duke e fshehur të mos mendojë kush se ajo ka dhembur apo ende dhemb më pak.

Duke ardhur në ditët e sotme duhet që çështjen e Standartit të krijuar në kushtet e diktaturës ta shohim me syrin e lirisë.  Pra a do të ndodhte ashtu siç ndodhi nëse në këtë kongres do të ishin burrat e kombit shqiptar që u mblodhën në Kongres të Monastirit e të mos ishte hija e rëndë e diktatorit në atë sallë? Natyrisht që jo. Po çfarë mund të bëjmë ne në kushtet kur gjuhëtarët që e kanë mbetur e nuk dalin prej bunkerëve të  standartit. Sepse e vërteta është, siç thotë dhe studiuesi që e kaloi jetën burgjeve të diktaturës që toskërishtja e sjellë me imponim si standart ka jo pak ndikim edhe në fonetikë nga turqishtja, ndërsa gegnishtja duke qenë një gjuhë e folur në një terren të izoluar ku nuk shkelte këmbë pushtuesi është krejt e natyrshme të ketë mbetur e pastër ashtu siç ka ardhur nga pellazgjikja dhe ilirishtja.

Dhe pikërisht kjo gjuhë e pasur dhe e pastër si krojet e maleve të sakrifikohet duke u prerë me sëpatë nga trungu i shqipes. Një absurditet ky që ndodh veç në sisteme totalitare. Le të vazhdojmë me vargjet protestë të dizidentit Nikollë Daka:

 

Ç’ka paskajorja që të përjashtohet

nga gjuha si nëpërkë, kur e përdor

shumica e kombit? Si, vallë, kambë e n’dorë,

larmia e tingujve të varfërohet?

Për çka theksimi turk nuk zëvendsohet

nga tonet tona të bjeshkëve me borë,

atdheut e gjuhës që na i rrinë kurorë,

po gjuhëve t’huaja jona urë u shtrohet.

Kjo poezi na thotë shumëçka se Standarti u vendos dhunshëm jo thjesht për faktin se u diktua, se kjo tashmë është një e vërtetë e afirmueme sepse kurrgjë në diktaturë nuk bëhet me vullnet të lirë, por në aspektin tjetër se proçesi i krijimit të standartit është i përdhunshëm në mënyrën se si përjashton paskajoren kur këtë, siç e thotë NiKollë Dakaj, e përdor shumica e kombit.

Por sëpata i ka rënë jo vetëm aspekteve gramatikore, por në mënyrë masive edhe leksikut. Nën shëmbëllesën e lejimit të fjales ranishte do të mund të lejoheshin edhe mijëra fjalë të tjera duke i zbutur fjalët e shqipes e duke i dhënë muzikalitet e duke mos mbet skllevër të rotacionit. Është e vërtetë që tërësia e fjalëve në toskërishte tingllojnë më të xhamta, me tingujt disi metaliktë çfarë gjuhëtari Daka e konsideron nga ndikimi fonetik i turqishtes, e unë mund të thosha edhe ndikim i greqishtes, përkundrazi gegnishtja e mbetur në izolim shumëshekullor ka qendruar origjinale, e virgjër, është më ngrohtë dhe e lakueshme, ka butësi dhe të krijon mundësi të mëdha në krijimtari  poetike. Mbaj mend që në fakultet si në atë të gazetarisë, por edhe të gjuhë letërsisë, studentët shpeshherë thonin se e folura shkodranishte, pra zemra e gegnishtes, në gojën e djemve nuk tingëllon dhe aq, por në gojën e vajzave është marramendëse. Një ndjesi të tillë  nuk ta krijon asnjë dialekt tjetër. Atëherë pse gjithë kjo alergji për ta përjashtuar dialektim e muzave poetike shqiptare. Them kështu edhe për faktin se  Gegnishtja letrare ka qenë një fakt i kryer, ajo e ka provuar veten me një klasik si Gjergj Fishta, një mjeshtër të vargut si Ndre Mjeda, por ajo i tregoi mundësitë e veta edhe tek letërsia moderne me Migjenin. Një gjeni si Migjeni asnjëherë nuk e ndjeu veten ngushtë në gegnishten letrare bazuar në shkodranishten. Përkundrazi ajo e ndihmoi atë jo vetëm në artin krijues, por edhe me faktin se me Migjenin, Gegnishtja letrare mori dimension kombëtar. Gegnishtja e Migjenit u bë e kuptueshme në të gjithë hapësirën shqiptare në Ballkan e më tepër. Atëherë kur kjo gegnishte letrare ta jep mundësinë e lindjes së një gjeniu si është e mundur të bëhet pengesë për të tjerë kur askush deri më sot nuk ka arritur t’i afrohet në gjenialitet Migjenit.  Diktatura në mënyrë të sforcuar ngriti kulte shkrimtarësh, veçmas të jugut me të cilët krijoi triumviratin e letërsisë poetike (lexo politike), por asnjeri nuk arriti t’i afrohet Migjenit, i cili i sfidoi kohërat e mediokritetit duke mbetur po aq aktual dhe po aq i madhërishëm me vargjet e tij herë-herë të mistershëm për nga ndërtimi i një universi që mban emrin e tij. Përderisa letërsia shqipe është fatlume për pasjen e një shkrimtari të madh si Migjeni, pse të mos jetë edhe gegnishtja letrare ku ai hodhi shtat dhe u ndje mirë. Duhet pranuar se gegnishtja letrare është ajo zanë që ushqeu me qumështin e frymëzimit gjenitë e poezisë shqipe e ne si mund ta lejojmë të humbë tërë ky univers poetik shkodran? Prandaj them se nuk është vonë, por është koha e duhur që të parashtrojmë publikisht idenë se kthimi i Gjuhës Letrare Shqipe me fytyrë nga gegnishtja është e domosdoshme, është jetike, është e dobishme dhe askush dëm prej saj nuk ka. Këtë bindje që kemi duhet ta manifestojnë, duhet të tërheqim vëmendjen publike, duhet t’i paraqesim dëshirën tonë që Gjuha Shqipe të jetë e hapur e jo e mbyllur, që ne nuk do të reshtim së kërkuari një të drejtë të ligjshme të mohuar prej një sistemi të dhunshëm.

Ndoshta është koha më e mirë që ne vimë prej trojeve të gegnisë, por edhe simpatizantët e saj që janë të shumtë  në Shqipëri, Kosovë por edhe miq të huaj të kalojmë nga format e kërkesave individuale në shprehjen e kërkesave e dëshirave tona në mënyrë më të organizuar. Le ta shtrojmë çështjen neve që na dhemb, ne që shkruajmë përditë, sepse e kuptojmë se edhe ata që janë gjuhëtarë me burim prej  gegnishtes sonë, nuk mundën të angazhohen dhe aq hapur për shkak se janë studiues të punësuar e do nuk do, kanë pengime. Por ne nuk na pengon asgjë, nuk jemi të varur ekonomikisht nga shteti, mund të dalim e të themi me kurajo fjalën tonë, madje duke dalë në skenë ne i ndihmojmë edhe ata gjuhëtarë që ndajnë me ne të njëjtin mendim, por veç ngurrojnë duke menduar se janë zëra në minoritet. Ka ardhur koha për gjuhën duhet bâ e jo vetëm duke lshue zâ! Le ta mbyllim me thirrjen e lëshuar nga poeti  bash atëherë kur zhvillohej Kongresi i cili ndaloi dhe e përjashtoi Gegnishten nga trungu i Gjuhës shqipe dhe të bindim veten e të tjerët se koha për ndryshim ka ardhur.

Kjo qe lavdia e gjuhës sonë dhe nderi

dhe për ta ngjit përsëri tek gurra,

nuk don kërthingla, por sokola e burra.

22 komente në “Koineja e gjuhës shqipe”

  1. Arber says:

    Heemmmmmm, artikull vdekjeprures per minorikaret grekqira. Te shohim tani komentet e grekqirave, te tipit, jemi turq, arabe, mongole, islamike, sunite, e karlliqe te tjera..

    1. kureshtari says:

      Nderro nick-un e vere Serb, se Arber ti nuk je, nuk mund te jesh.

      1. Arber says:

        Kureshtari

        ti ose nuk di te lexosh ose nuk di te kuptosh. Perse duhet ta nderroj emrin une, pse po flas kunder byrazereve te serbeve? Te funksionon truri ty apo flet shkruan kot sa per te kaluar kohen? Ik e ha pershesh ik.. Debil..

        1. kureshtari says:

          Ti nuk flet kunder byrazereve te serbeve, ti ben punen e serbeve. Ik ha mut atje ate bej. Hajvan!

          1. Arber says:

            kureshtari

            mutin ta hash dhe te te beje mire. Punen e serbeve po e bejne me se miri minorikaret grekqira, nese nuk ke sy per te pare dhe tru per te kuptuar, shko dhe vizitohu. Ty, qe te djeg kaq shume, duhet te jesh ndonje sperme turke, se s’ka mundesi.
            Ta thashe ik e ha mut? Aaa po, ta paskam thene. Ik e ngopu me mut o turk shqipfoles..

  2. altin. says:

    Qenke komplet i coroditur or shkencetar.Sa per perdorimin e dialekteve avokat ngjela ka dhene nje pergjigje brilante per to :Mbizoterimi i toskerishtes ka ardhur per arsye se 99 % e perkthimeve te veprave ,me te rendesishme boterore para vitit 45 jane bere nga autore me origjine nga krahinat toske.

  3. duno says:

    O Kol + Lec .Do ishte bukur qe elegjine tende per gegnishten ta kishe shkruar ne gegnisht e jo ne kete toskerishten e poshter qe shkruajme ne. Kur ti o geg e le gegnishten jetime cpret te bejme ne te tjeret

  4. Para Laci says:

    He more Maks Velo… ke ndonje gje tjeter per te shtuar per maloket qe flasin gjuhen origjinale shqipe?

  5. Moisi Golemi says:

    O Koleci i Traboineve. Ti gjithmone pordhe ia ke futur edhe atehere kur duket se do thuash dicka serioze. Trekendeshi i perjetshem ku ti vegjeton, eshte, Standarti-Komunizmi-Malesoret. Po nuk permende keto tre kende, ne cdo artikull, postim, koment, a percartje, atehere ty nuk te duket i kuptimte shkrimi. Qe, sado kuptimit qe ti kujton se i jep, kaptina jote nuk i ka guret e duhur dhe i bluan trashe. A m’tosh, or Kol?

  6. eni says:

    Z.Traboni,mos do te thote se nendialekti i Shkodrane eshte dialekti i gegnishtes? Eshte i gabuar.Te thote secili malesor e flet shkodranishten paster apo e kupton Lahuten e Malesise? Nendialekti shkodrane nuk kuptohet as ne Mirdite as ne Diber as ne Elbasan;per me teper ne drejtshkrim eshte perfshire ne shkalle te konsiderueshme dhe gegnishtja…..Autori le te shkoje ne Diber dhe te ndegjoje se si flasin.Me kalimin e kohes dhe me perziejen e dyte te popullsise nga vendbaninime nga i gjithe territori elementet e dialektit te pasur verior do te thithen sidomos ne letersi..Nga veriu sot ka shume laurues te fushave te dijes e albanologjise qe flasin bukur e rrjedheshem shqipen letrare qe kuptohet e po perdoret deri te arbreshet e Italise,ndersa ish injorantja kryetarja e Kuvendit te Shqiperise nuk flet dot as genishten dhe as gjuhen letrare,por nje nendialekt te rreth 10% te banorve ne trevat verire te gegnisht folesve….Mos e perdorni gjuhen e bukur shqipe per ndasi e ne sherbim te politikes antikombetare..

    1. Arber says:

      Laurues??? Ca dmth?

  7. interesant says:

    Autori me sa duket po përjeton një vuajtje të mbartur prej të tjerëve, por është shumë i bukur fakti që lidh gjuhësinë me epikën dhe shkencëtarit që i referohet i jep autoritet shkencor të pakundërshtueshëm kur e quan “…pinjoll nga Hoti i burrave kreshnikë…”. Se ç’lidhje ka kreshnikllëku me drejtshkrimin apo me saktësinë e mendimeve rreth tij Koleci e di. Sa për fondin gjuhësor të gegnishtes askënd nuk e pengon gjuha standarte ta përdorë, madje edhe si dialekt në tërësi. Autori nuk ka vlerë as si shashkë lidhur me temën që prek, sepse këtë rol e kanë luajtur shumë më mirë e me më tepër zemërim të kotë plot të tjerë para tij.

  8. Realisti says:

    Logjika naive e lokalistit Kolec do të gëzonte aq shumë Cubroloviqin dhe gjithë pasuesit e tij antishqiptarë.

    Motivi ynë patriotik është e duhet të jetë : një komb- një gjuhë”. Shenojmë se ky qe dhe deklarimi kryesor i konsultës gjuhësore, që u mbajtë nga Instituti Albanologjik në Prishtinë disa kohë para Kongresit të Drejtëshkrimit, që u mbajt në Tiranë, më 1972.

    Të dalësh sot, pas gati një gjysëm shekulli, kundër normës së përbashët të gjuhës kombëtare, është sikur t’i frysh zjarrit të anarkisë nacionale, një përçarje e rrezikshme, që duhet shmangur si një prirje që sjell anarki dhe konfusion .

  9. tfgs says:

    mundet dikush prej ju komento/profesore leshit te me perkthej ne shqip fjalen
    ”koineja”….!!!???
    koino[greqisht]………

    1. Arber says:

      Bythofagos, e dime qe fjala “koine” eshte greqisht, nuk po ta mohon kush kete “merite”.
      Meqe ra fjala, po emrat Zeus, Aferdite, Athina, Apollon, Akil, Hektor, Hera, Dhemetra etj etj, ça gjuhe jane, gerqisht?

  10. Kiço Pela says:

    Opo qy ore…ne e kemi marre Shqiperine me lufte, e kemi vendosur gjuhen toske te Komandant Enverit me lufte e ky do ta ndryshoje ne kohe paqe…Jo or ti. Se vertete Enverin nuk e kemi gjalle por ka lene djemt ketu…dhe asnje fjale te dialektit gegerisht nuk do te lejojme.
    A ndjeve….Si thoni ju cunat e Sulo Gradecit?!A do ta lejojme te perdhoset vepra e Enver Hoxhes?

  11. Para Laci says:

    “Nga tonet tona te bjeshkeve me bore atdheut dhe gjuhes qe na i rrine kurore”

    Me te vertet krahasim i mahnitshem. Sic thote nje fjale a vjeter… mos kerko te jesh mali por uji (apo deti) qe esht poshte tij, sepse jane malet ato qe i bejne homazh (kurore) ujit.

  12. Katoliku says:

    Eshte FAKT, qe dialekti gege eshte i paster shqip. Nuk eshte si toskerishtja qe eshte e ndikuar plotesisht nga turqishtja dhe sllavishtja.

  13. Ben says:

    “KOINEJA” fjale e kujt gjuhe eshte?!

  14. kerney says:

    Autori flet sikur atij ose dikujt i eshte ndaluar te perdore ne shkrimet e tij dialektin qe ai pelqen. Por kjo eshte absolutisht e pavertete. Ne Shqiperi e ne Kosove e madje dhe ne diaspore cdo njeri mund te shkruaj ne cdo dialekt te shqipes e madje dhe ne gjuhe te huaja.
    Une jam i sigurt se edhe kjo gazete do tia botonte zotit Traboini shkrimin e tij edhe sikur ta kishte shkruar ne dialektin shkodran. Qe ai e shkroi ne standardin edhe kjo ishte zgjedhja e tij. Standardi i shqipes nuk eshte ligj por jane regulla te drejtshkrimit qe cdo njeri kur shkruan mund edhe te mos i marre parasysyh (ne demin e vet sigurisht sepse do te behet i pakuptueshem).

    Cdo gjuhe krijon nje standard mbi bazen e nje dialekti.
    Une jetoj ne Gjermani dhe gjermanet sot kane nje standard (Standard deutsch) krijuar mbi bazen e dialekteve jugore te Gjermanise (Hochdeutsch), qe eshte i ndryshem nga dialektet e shumta qe perdoren ne rajonet e ndryshme te Gjermanise. Por dialektet perdoren vetem ne te folur kurse ne shkolla, ne te gjitha shkollat e ne administraten gjermane mesohet dhe perdoret vetem Standarddeutsch.
    Ne Itali gjuha standarde eshte krijuar mbi bazen e dialektit te Toskanes, por ne te folur italianet e rajoneve te ndryshme te Italise perdorin dialektet e tyre, qe shpesh e kane te veshtire te kuptohen nga bashkekombasit e paarsimuar mire.
    Franca ka shume dialekte qe ndryshojne ne menyre te theksuar nga njeri tjetri e megjithate ne shkolle, media dhe adminsistrate ka nje gjuhe standarde.
    Venia e toskerishtes ne bazen e standardit te shqipes ne fillimin e viteve 70 ishte nje veprim i domosdoshem per te krijuar edhe ne (pas gjithe kombeve te tjere) nje standard gjuhesor.
    Zgjedhja e toskerishtes nuk eshte bere, sic thote Spartak Ngjela vetem sepse ne toskerisht ishte 95% te literatures se perkthyer ne shqip. Ajo u zgjodh ne radhe te pare e mbi te gjitha sepse toskerishtja ishte e standardizuar qe ne Rilindjen tone kombetare. Askush nuk mund te dalloje ndryshime ne gjuhen e Naimit, te Cajupit, te Fan Nolit, te Lasgush Pogradecit dhe Ali Asllanit (nga tere dialektet e toskerishtes).
    Standardizimi i hershem i toskerishtes, qe eshte theksuar nga albanologu britanik Stuart Man, ishte nje kusht favorizuesper krijimin e shqipes standarde.
    Per fat te keq dialektet e gegerishtes nuk kane arritur AS SOT te krijojne nje gegerishte te perbashket (nje fshatar i thjeshte dibran, ose edhe Tiranas, e ka te veshtire edhe sot te kuptoje nje malsor te atij rangu nga malesia e Madhe ose nga Torpoja.
    Mos harrojme se ne shtypin e propaganden serbe, por edhe greke, ne menyre te hapur ose terthorazi flitet per ekzistencen e dy gjuheve ne trojet shqiptare: nje gjuhe gege e ne nje gjuhe toske.
    Ne rastin me te mire shkrimi i zotit Traboini eshte i motivuar me teper nga emocione krahinore.
    Krahinorizmi i ngushte eshte ende nje problem i madh dhe jo pa pasoja per Shqiperine. Shqiperia sot nuk e ka lluksin te kenaqin ndjenjat e ngushta krahinore. Ne secilin nga ne keto ndjenja meskine te krahinorizmit duhet ti mbyse ndjenja madhore e SHQIPTARISE.
    Ne do te flasim ne dialekte e do te shkruajme ne gjuhen standarde si te gjithe vendet e tjera te Europes. Por te shkruash nje shkrim a liber ne dialekt do te jete e lejuar gjithenje, ndonese asnje autore nuk do te pranonte te kufizonte numrin e lexuesve ose kuptimin e brendise duke shkruar ne dialekt.
    Shqiperia ne kete drejtim nuk ndryshon aspak nga ato vende.

  15. Gjovalini says:

    Traboin.

    Mendoj se me keto probleme duhet te merren gjuhetaret, letraret. Ju nuk i keni kualitetet intelektuale per te trajtue deri ne shterrim keto ceshtje.

    Jam i moshuem, kam kelue dy sistemet, por edhe atehere, nuk me pengonte kush me fole tamam te folmen e Shkodres.
    Jeta ecen, ndryshojne gjanat, le t ua lajme te rinjeve te vendosin vete, ne tashma e kena konsumue kohen tone

    Ngul kambe se ky problem kerkon trajtim shkencor dhe zor se ka me ja nxjerr kush fundin.
    Perseri them qe gjithkush asht i lire te perdore dialektin e vet.

  16. Çome Boriga says:

    O mendje shqiptari….shkrimi eshte thjeshte nje perkujtim per profesorin Nikoll Daka qe diktatura e ketyre enverucave te vegjel qe gelojne si minj te kuq, e ka burgosur dy here. Pikerisht per kete Gegnishten. Ne asnje rast nuk behet thirrje te shembet ky Standartin juaj, i hartuar nga grekofoni Androkli Kostallari, por thjeshte shprehet mendimin se pasurimi i gjuhes shqipe eshte nje pune e dobishme. Po ju more trimat e Enverit, keni ne toskerishte aq shume greqizma( greqishtja – dhiozma juaj) e po indinjoheni se u perdor nje a dy fjale gegnishte. Dhe te flasesh per nje çeshtje nuk do te thote se ke dale te besh ekspertin. Jeni shume te dhunshem ne diskutime. Kam pare shume diskutime te amerikaneve por gjekundi nuk kam gjetur te tille ton imponues dhe me nje fjalor kaq vulgar. Po di dhe une more ta perdor ate fjalor po as qe nuk ja vlen. Prandaj kenaquni duke lexuar veten. Cdo kush ka te drejte te shkruaj për gjera qe e shqetesojne pa asnje kompleks se po dalin ca enveruca miusha e do vene berihajn me te shara. Prandaj mbajeni pak turrin, o çunat e Sulo Gradecit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje