Ndahet nga jeta në moshën 64-vjeçare aktori Marko Bitraku

8 Tetor 2015, 14:21Kulturë TEMA

Aktori Marko Bitrakuy është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Aktori korçar vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë e cila i ka marrë jetën.

Kanë qenë familjarët e aktorit korçar ata që kanë njoftuar ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.

Homazhet për të do të zhvillohen të premten në Teatrin Kombëtar nga ora 12.00- 14.00.

Kush ishte Marko Bitraku

Marko Bitraku është një aktor i mirënjohur shqiptar. Marko Bitraku ka lindur në 15 Janar të vitit 1951 Lavdar të Oparit të rrethit të Korçës.

Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1974 fillon punën si aktor profesionist në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës.

Në skenën e këtij teatri do të interpretojë me dhjetëra role të cilat do ta bëjnë të njohur për publikun artdashës. Këtu mund të përmendim interpretimet e tij në rolin e Bomarshesë në komedinë “Berberi i Seviljes” e Bomarshesë apo rolin e Hajnit në dramën “Franku i V-të” i Dyrrenmat. Roli i tij më i fundit do të jetë ai i Jovan Bregut në komedinë “Jovan Bregu, refugjat” e Adelina Balashit.

Më vitin 2008 ai do të realizojë edhe regjinë e monodramës “Velloja e bardhë” e Odise Plakut. Në kinematografi ka interpretuar më se 13 role. Roli i tij i parë do të jetë në filmin televiziv “Flamur në dallgë” në vitin 1977.

Më tej do të vazhdonin role të tjera si ai Komandantit të Xhandarëve në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Selmanit në filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985, rolin e Rushkës në filmin “Njerëz në rrymë”, rolin e Samiut në filmin “I dashur armik” në vitin 2004 etj. Interpretimi më i fundit i aktorit Marko Bitraku është në filmin “Kronikë Provinciale” në vitin 2009.

Filmat

Kronikë provinciale (2009)

Mysafiret (2009)

Dhimbja e dashurise (2008) serial

I dashur armik – (2004) …. Sami

Parullat – (2001) ……….Gjini

Njerëz në rrymë -(1989)

Dasem e çuditëshme – (1986)

Fjalë pa fund – (1986)

Asgjë nuk harrohet – (1985)….Selman Hivziu

Mësonjëtorja – (1979)

Gjeneral gramafoni – (1978)

19 komente në “Ndahet nga jeta në moshën 64-vjeçare aktori Marko Bitraku”

  1. zeni afezi says:

    NGUSHULLIME TE SINQERTA FAMILJES DHE TE AFERMEVE TE TIJ….FAMILJE E SHKELQYER!.

  2. DT says:

    I lehtë i qoftë dheu! Aktor shumë i mirë me role të arritura!

  3. te gjithe aktoret e para nentedhjetes ishin super !
    respekt edhe dhimbje per kete figure .
    udhetim te qete ,pamvaresisht se ike vetem ne moshen e re !

  4. Kusaxhe says:

    Ngushellime te sinqeta

  5. allamani says:

    Ngushëllime familjes Bitraku.

  6. profesionisti says:

    Ngushullime familjes per Oparakun e shquar qe na nderoi te gjithve. Opari ka lindur shume artiste te vleresuar. I tille ishet dhe Ju Marko Bitraku. Qofte i lehte dheu per ju.

  7. A says:

    Ngushellime familjes per ndarjen nga jeta te aktorit te mirenjohur MARKO BITRAKU.
    Kishte akoma mundesi qe ti jepte artit dhe teatrit shqiptar. Shoqeria shqiptare ka nevoje me teper se kurr per arsim, kulture dhe emancipim.
    Sepe keto 25-se vjet eshte degjeneruar nga politikanet dhe pusht/etaret shqiptar te te gjithave ngjyrave.
    MARKO BITRAKU, u pushofsh ne paqen e perjeteshme.

  8. DRITAN says:

    NGUSHELLIMET ME TE SINQERTA…QOFTE I PAHARRUAR. JU PREFTE SHPIRTI NE PAQE.

  9. / says:

    Ngushellime te aferme te artistit Marko Bitraku
    dhe Famijes se te ndjerit .
    R.I.P

    / ME LARGIMIN E KTIJ BREZI ARTISTESH SHQIPTARE ;
    PO AFROHET GJIMON E ME SHUME EDHE FUNDI I ARTIT NE ATE VEND E POTHUAJ GJITHCKAJE QE I JEP KUPTIMIN SHTET NE ATE VEND

  10. VL_ora says:

    Ngushellime familjes

  11. butrinti says:

    saranda.ngushellime familjes bitraku qofte ilehte dheu per markon

  12. ylli says:

    te vjen shume keq e dhimbje perkta artiste qe ishin te persosur nga ana profesinale na kenaqen per vite me radhe me punen e tyre qe ju pershtaten te medhenjve dhe te vegjelve kta nuk i kthehen me ktij vendi ngushllime familjes

  13. "BALASHI" says:

    Per mua ka qene nje artist i vecante. Sec kishte dicka specifike, te rralle, te natyrshme te veten… Do mbetet ne kujtesen tone. Ngushullime…

  14. gusht says:

    Marko Bitraku ishte njeri gojeembel, i dashur dhe tejet i perzemert. Ndersa si aktor ai meriton me plot te drejte titullin “Madheshtor edhe ne role jo protagoniste”. Ngushellime te perzemerta familjes se tij, bashkeshortes, Zamires dhe djemve.

  15. Aleksander says:

    Falemnderit per kenaqesine qe na dhe si aktor ne tv e teater.Aktor bio ,i paster natyral ,asnjehere i sforcuar e banal , cilesi e virtyte te medha qe vetem te medhenjte i kane …u prehte ne paqe !

  16. pjatalarsi says:

    Panvarsisht se -me duket- ky artist nuk ka patur tituj nderi, ka qene nje artist mjaft i pelqyer per ne publikun shqiptar! Artist me dell artisti! U kujtofte perhere!

  17. Tironcja says:

    Gjithnone me ka pelqyer si aktor, ka qene tipik dhe shume i realizuar edhe per role jo kryesore. RIP!

  18. Maryland says:

    Ngushellime familjes dhe te gjithe dashamiresve e miqve te tij.

  19. Fatos Gjini says:

    Ngushellime familjes dhe te afermve te artistit te madh MARKO BITRAKU !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje