Në kuadër të nismës së propozuar nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, Tirana është mbushur sot me fotografitë e 100 nxënësve më të mirë të qytetit. Në tabelat që deri dje përdoreshin për të reklamuar bizneset, sot ato po u janë kushtuar nxënësve më të mirë të shkollave të Tiranës. Në çdo tabelë është shkruar emri i nxënësit shoqëruar me mesazhin: “Më të mirë e Tiranës. Qytetarët më të vyer të Tiranës janë edhe nxënësit më të shkëlqyer të saj. Njihuni me ta!”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës në rrjetin social “Twitter” ka shpërndarë imazhe të nxënësve më të mirë që janë vendosur në tabelat e reklamave. “Me gjithë respektin për detergjentet e patatinat, por besojmë që produkti më i mirë i Tiranës janë nxënësit ekselencë. Ndaj këtë mëngjes e kemi dekoruar qytetin me një “produkt” që na jep shpresë për të ardhmen”, shkruan Veliaj.
Pak ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës pati paralajmëruar se produkti që do të reklamohet do të jenë më të mirë e shkollave. “Për ne të Bashkisë së Tiranës besojmë që produkti që meriton të reklamohet janë 100 nxënësit më të mirë të qytetit tonë. 100 tabela reklamuese në Tiranë do të kenë 100 imazhet e qytetit tonë, që na bëjnë krenarë dhe që besoj është produkti që meriton reklamën më të madhe në Tiranë”, deklaroi Veliaj.
Bravo, ja dhe diçka që ja vlen … se na mbytët me fotgrafitë e Morinës dhe “kuqezinjve”…!!!
Shume ide e mire, keta do te jene e ardhmja e shqiperise dhe jo ajo dashnorja e drogaxhiut qe ja donte shume dhe mami.
Me ne fund nje gje e mire ne horizont!
Urime per keta nxenes dhe nismen e bashkise!
Bravo!!!
Hajde komunizëm hajde, filluan prap tabelat e nderit por tani bëhen duke i paguar para Kokë dhomës që ti nxjerrë në stendat e reklamave nëpër rrugë. Bravo për fiq-shitësin kryetar bashkie, ka arritur të na sjellë një sistem të tipit kinez në Tiranë, një sistem ku bashkëjetojnë komunizmi me tregun e lirë (tregun e kapur në rastin tonë)
Mos shet gje droge o skender-m… dhe te ka ngelur hatri pse nuk ke dale i dalluar.
Ca lidhje ka komunizmi me promovimin e nxenesve me te mire mo kokrra e injorantit. Ve bast qe ske lexuar gje tjeter vec RD dhe 55 gjth jeten mor qe as sa morri i kalit te Skenderbeut nuk vlen ti.
Gjithenje te reja na sjell ky kryebashkiak!
I lumte!
Ideator dhe implementues !
Ku paskemi pas qene 4 vitet e kaluara !!!!!!!!!?????????
Ju lumt Erionit.Turp te ket ai qe e quan vehten “SKENDERBE”,i cili mund te jet nje Salist i ndyre ose nje b….q i Lanes,ku prostitutat faleshin per 200 leke.Me kesi njerzish nuk behet shqiperia.Kete qe po ben Erioni-le ta bejne edhe bashkit e tjera se na mbyten fotot me birra-shalkuqe e te deputeteve te 2 viteve me pare.Velia-Tiranen & Rama-shqiperin do i ndryshojne faqen ketij vendi qe nxin ne 25 vite nga korrupsioni e te korruptuarit qe nuk ka zot ti denoi…!
Bravo Erion. Pse nuk i kemi 61 kryetar bashkishe si ty? Pse?
Eheee! Eshte me qitje te larget kjo pune. Erioni mendon se keta do te jene votuesit e se ardhmes e do t’i japin voten atij edhe per nje mandat tjeter.
Eheeee.Duket nje jave larg qe ti nuk mer vesh fare nga politika.Po fare ama.Sikur fitoi me 10 vota me shume ai si Lulushi.
Po, mor po, po sa vete do te kene prapa keta 100!
ne ideale jam e majt, por nuk pajtohem dot me kte nisem qe mban era komunizem.
qenke e majt xheloze dhe ekstremiste.Nuk ka sistem ekonomik te perkryer dhe me mire se ne shqiptaret qe i kemi provuar te dy nuk e di asnje.Pastaj,sikur te kishe ndonje njeriun tend aty besoj do te shpreheshe ndryshe.U lumte ketyre te rinjve qe sfidojne veshtiresite .Krenari per prinderit e tyre dhe shprese per shqiperine.
Bravo ; keta jane e ardhmja e ndritur e popullit tone!
SUKSESE!
ky idioti po risjell komunizmin me tabela nderi pastaj me fletrufe kush nuk realizon planin mujor.keto budollalleqe as ne korene e veriut nuk behen.nxenesit e shkollave e kane vendit neper shkolla dhe jo ne rruget e tiranes.injoranca ka kufi dhe ajo
ky me kujton ley fenin kinez.a keni pare ndonje vend ne europe te bej kete qe ben ky duke nxjerre ne rruge fotot e studenteve me te mire?omg.qesharak dhe i neveritshem.dhe e kam votuar dreqin!
Sikur te vinte dhe persona te tjere te Tiranes me titullin ” Keta jane me te korruptuarit e Tiranes. Njihuni me ta “.
Nuk do ishte keq,se mbase do shikonte dhe vetveten.
Si inisiative eshte e mire,por nuk vlen.
Une them qe shumica e komentuesve ketu jane frikshem komuniste,po si ata qe qanin kur vdiq xhaxhi Enver.
Nuk mund te them me siguri sa nga city lightet (rreth 250 ne te gjithe Tiranen) jane perdorur per kete nisem.
Por … Qeraja mujore per nje eshte rreth 500 euro ne muaj, as qe dua te akuzoj ndokend per korrupsion
Po tja kishin dhene keto leke vet nxenesve te dalluar do kishin bere me mire
Edhe kur lexoj komentet kuptoj qe ku vend dhe keta njerez nuk do behen kurre
Nuk eshte komunizem ,por stil amerikan. Nxenesit me te mire te amerikes kane privilegjin te takojn presidentin,por behet ne fund te semesterit dhe jo ne fillim te shkolles. Ky eshte mjeshter i kopjimit se nuk ka as edhe nje ide te vetme te tijen, zhurm zhurm per asnje gje. Ky motivim eshte shume gje e mire ne parim por ne kemi nevoj per gjera bazike nga kjo bashki. Per shembull,shkollat kane nevoj per hale,dyer,dritare,ngrohje etj. Shpresoj qe tu ket mare leje prinderve se ndryshe te gjithe keta kane te drejte e nje demshperblimi nga bashkia. Pastaj te shesin fiq,,,,,kuptove Gjino……se nuk jane model keta te zhfrytezohen nga bashkia per reklam…….kuptove se jane edhe minoren.
Ky palo kryebashkiak eshte vertet mjeshter i kopjimit dhe PR. Nuk ka lene gje pa kupjuar eshte shrytezuar per demagogji. Do ishte vertet me mire te rikonstruktonte ato tualetet skandaloze te shkollave te tiranes ku shkojne femijet tane, pastaj te merrej me keto. Po eshte e vertet, per aq kohe sa ka komentues idiote qe “kalojne ne organzma” nga keto shfaqje idioteske patetike te ketij komunistit te qelbur, sigurisht qe nuk kemi per tu bere kurre.
Nuk kuptoj prapambetjet e kesaj shoqerie te cilat e quajn komunizem. Tek keto stenda mund te gjesh dhe modele, ku markat perkatese paguajn para per ti promovuar. Nderkohe keta te rinje e kane paguar me mendjen dhe vullnetin e tyre kete promovim. Dhe duhet te kuptoni qe do kete shume femije qe mund te ndikohen per mire ne kete pjese. Ne fillore une kam qen nje nxenes i mire, por kurre nuk dilja dote ne tabel te nderit sepse kisha nje vajz e cila ishte femije e nje mesuese fillore. Dhe mua me jepnin vendin e dyte me disa lodra futja kot. Por per te qene ne tabel nderi kisha nje motivim edhe me te madhe kur shihja qe shoqja ime ishte aty. Ne tabel nderi nuk arrita dote asnjeher ne 4 vitet e para te fillores, por kjo me ka bere qe te jem disi ne qender te vemendjes tani si i rritur.
Mundohuni te miren ta shikoni me syrin pozitiv… boll u moret me politik plehrash
Sky zbrit ngadal me kujdes se do na biesh nga aty dhe do biesh diku ku nuk do te pelqej…….!!!!!!