Fjalimi i ndjerë i Pëllumb Kullës në përcjelljen e artistit Arqile Lici

14 Tetor 2015, 18:59Kulturë TEMA

Pellumb Kulla

Jo më larg se para dy ditësh, nuk mund të mendoja kurrë se do të vija për ty në këtë vend të trishtë, o i shtrenjti miku im, dhe do të mbaja këtë fjalë! Dhe jo vetëm unë, por këtë nuk e mendonin as familjarët e tu të dashur, shokët, kolegët, miqtë e tu aq të shumtë anë e mbanë kësaj bote.

Ne po i japim tokës së ftohtë trupin tënd, atë gjë të përkohëshme, që do t’ia japim të gjithë, por tek ata që të njohin e të duan, ti, Leu ynë i paharruar, do të lesh pas shumë:

Mbi të gjitha do të lësh pas, kujtimin e përkushtimit tënd të rrallë në çdo gjë që bëre, kudo që u ndodhe dhe bëre vend, në teatrin dhe estradën tonë të Fierit, në Vlorë dhe në Tiranë, në hartën e gjërë të detyrave civile, apo ushtarake që të besuan dhe t’i vlerësuan, në skenë apo ekran; do të lësh pas kujtimin e pasionit tënd, nervit, gjallërisë karakteristike në çdo punë e vepër, në çdo bisedë, debat, a dialogim; do të lësh kujtimin e përkrahjes që i ofrove çdo njeriu, apo çështjeje, në të cilat ti angazhoheshe pa kursim.

Këtë listë cilësish sejcili nga ne këtu, e përpilon vetë më mirë e më plot se unë në mendjen e tij: gruaja jote e dërmuar nga ikja tronditëse, vajza dhe djali, që do të marrin cilësitë e tu më të mira aq të shumta, motrat e goditura rëndë, Eduardi dhe, sidomos, Samueli i vogël, kjo dashuri e re, e pamatë dhe e pangopur, Lena dhe Kiçua që nuk mundën të vijnë dot, nipërit dhe mbesat, shokët e tu të panumurt, që ende nuk po e marrin veten nga ky largim i papritur.

Një fjalim si ky nuk mund të mos e ketë subjektivizmin e atij që e harton, dhe që lumtërisht përkon me atë të shumë të tjerëve. Prandaj ai bëhet përgjithësues dhe mua më lejohet të veçoj këtu miqësinë tonë të sinqertë, ku ti ishe edhe më i pakursyer se unë, ku ne me time shoqe, që u ndodhëm në këtë ngjarje tragjike, në orët e tu të fundit të jetës, do të të jemi mirënjohës për gjërësinë e shpirtit tënd.

Unë, edhe po të desha, nuk do të fshija dot kurrë kujtimet e bukura të bashkëpunimit me ty, që nga roli i parë aq i freskët në teatër e në të gjitha bashkëpunimet e shumta. E kam zor të gjej një mik, një vëlla kaq pasionant, që më bën një borxhli të pa shlyer, që më nxit të ndihem përjetësisht edhe më pranë Klarës, Erës dhe Redionit tënd. Ndjej se kurrë më parë fjalët e mia nuk kanë qenë kaq të paplota e kaq të hidhura. Rrugë e mbarë nëpër kujtimet tona, Arqile. Lamtumirë Leksi im! Të qoftë dheu i lehtë!

*Fjala e lamtumirës, shokut tim Arqile Lici

11 komente në “Fjalimi i ndjerë i Pëllumb Kullës në përcjelljen e artistit Arqile Lici”

  1. tfgs1 says:

    Fjalim/pordhe me rigone,produkt i kohes se Laver beqirit………
    Robi lind nga Zoti dhe merr lamtumiren e fundit ne shtepine e Zotit,qe nuk eshte gje tjeter vecse kisha [pasi flitet per kristian].
    Ceremonia mortore per nje kristian eshte rit qe zbatohet nga prifti dhe nuk ka te drejt asnje shoke apo mik ”per koke e kembe”[made in albania] qe te bej nje gje te tille.Nqs do dikush te shprehet,mund te shkruaj nje artikull ne gazete apo ne site-t e mediave .
    Kalo taxidi Axileas ,o Theos va se sygxorisei!

    1. Gopologu says:

      tfgs1 nuk ka pse te shkaterrosh cdo gje. Ti me shume po e prish imazhin e nje kristjani se sa po e mbron, dhe shpresoj qe kjo te mos jete e qellimshme. Te pakten ne te tilla raste bej nje hap prapa. I ndjeri meriton respekt edhe pa qene besimtar.

      1. tfgs1 says:

        Nuk arrin te kuptosh se cfare kritikoj une,nuk ka te bej me te ndjerin[te cilin edhe pse nuk e njoh e respektoj] por me ”fjalimet/hartim ”pseftika dhe jo reale,metode kjo e kohes se bastardit Enver,ku metodat e tij cnjerzore shkaterruan jo vetem ceremonite martesore por edhe ato mortore..
        Hap syte e kupto duke lexuar se ku dua te dal,ok!

    2. taksirat kusuri says:

      Turkofagos, nje antar sekti i ISISit ortodoks grek.Ndjej keqardhi njerezore per psikologjine tende ekstreme ortodokse,njekohesisht urejtie po njerezore per funderina mesjetare te tipit tfgs qe per fat te keq (ata qe kane jetuar ne greqi e dine mire)perfaqesojne 80-90% te psikologjis se popullsis greke, e fatkeqesia me e madhe, e nje shteti antar te europes.

  2. fjale imzot,fjale says:

    O tfgs,o ZOMBI!!Cfare sperme ka qene ajo e tyt eti qe te ka ngjizur more?Qe ti nuk je as grek,as ortodoks kjo eshte e sigurt.Por grekeve u vjen ndot e turp kur te lexojne keto qe shkruan mor mikrob i omogjenizuar.

    1. tfgs1 says:

      ik mer moter qqqqqqqqq………

  3. ilir says:

    Fjale zemre te merituara per nje nga djemte me te mire te Qytetit te Ri te Patosit dhe te Fierit.
    Ngushellime familjes dhe te gjithe te shtrenjteve te artistit Arqile Lici!

  4. Margarita, Toronto says:

    Shume e dhimbeshme. Ngushellime te sinqerta per familjen dhe per te gjithe njerezit qe i donte dhe e donin. U prefsh ne paqe Leu!

  5. Tili says:

    Fjalët Pëllumbit janë ato që duhen për të gjithë ata që e njohën Arqile Licin,një zotni dhe qytetar model. Unë do ta kujtoj si njeri që pranonte me lehtësi çdo mendim të llogjikshëm RIP

  6. besnik says:

    Te gjithe jemi te perkohshem ne kete bote. Pasuria me e madhe qe i le njeriu familjes jane miqte dhe pozitiviteti ndaj tij. Arqileja ishte jashtezakonisht me buon sens, modest dhe komunikues, ishte gati te sakrifikonte per shoket dhe miqte, te behesh pjese per te zgjidhur hallet e problemet e miqve. Kete pasuri ai ja la me bollek familjes. U prefsh ne paqe o mik!

  7. Gopologu says:

    Me vjen shume keq. I qofte dheu i lehte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje