Gazetarja Rudina Xhunga ka bërë dje promovimin e librit të saj “Edhe një Shqip” në Kryeministri në qendrën “COD”.
“Edhe një shqip” është një botim ku ajo ka përmbledhur më të mirën e “Shqip në Top Channel”, emisionit që ideoi e drejtoi për 13 vjet.
“31 intervista dhe debate historike, që sollën debatin ndryshe në Shqipëri. Personazhe ekskluzive që nisin me Kadarenë në Izrael dhe përfundojnë me Michel Houellebecq në Paris.
Një libër, që autorja ia dedikon publikut të një emisioni ku u angazhuan mendjet më përfaqësuese shqiptare dhe emrat me më tepër ndikim bashkëkohor”, siç shprehej Dritan Hila, bashkëshorti i saj.
Xhunga gjatë fjalës së saj ka kujtuar edhe një bisedë me Ramën rreth 2 dekada më parë.
“Kur u futëm këto në bibliotekën e “COD”, ishte Rama që na caktoi vendet ku të uleshim. Unë e njoh Ramën kur isha 20 vjeç e punoja për gazetën “Aleanca”. Unë i shkoja nga pas dhe i thosha, zoti Rama, “zoti Rama, ç’do bëni për Shën Valentinin”, dhe nuk më ktheu përgjigje.
Të nesërmen, shkoj prapë dhe vë syze që t’i dukesha gazetare serioze, të më merrte seriozisht. Sot nuk ka respekt për syzet, por dikur kishte shumë respekt, dhe ai më thotë “pse qenke bërë si Qemal Stafa?”.
Këto batuta s’më kanë penguar ta pyes në vazhdim, ai u bë ministër Kulture e më pas kryetar bashkie, e sot kryeministër, unë vazhdoj e pyes.
Kam këtu kryetaren e komunës së Gjakovës, Mimoza KusariLilën. Kur mësova për atentatin që do i bënin, i shkrova dhe i thashë “mos u dorëzo”. Më bën përshtypje se si krimi ia del të gjejë gjuhën ndërsa elitat jo, në komunikim, në bashkëpunim e në zhvillim”, tha Xhunga.
Humor Krize,Rudina.
tall trapin rama tall
http://bit.do/Rama-ofendon-cilesine-e-librit-te-Xhunges
Mos ke vene syze per te xhiruar ndonje skene me pulle te kuqe, pa leri fintet…
qe je nje kokerr debile ti, kete e di dhe bufi. Te cilesosh drejtuesit qe ka ky vend si elita, ky eshte se pari ofendim per personin tend dhe me pas per te gjithe ne te tjeret. Po te ishin elita vertet nuk do lodheshin shume te gjenin gjuhen. Por nuk jane elita moj rudinke jane hiena qe shqyejne dhe njeri-tjetrin brenda llojit.
O idiot klasi, Aqsa ti ke tru ne koke,( Te me falni miq te mire!… ) ,Rudina i ka dhe ne B….
E dija specie te zgjuar kete Rudinen, por qenka nje cope aguridhe!
grua hajvane . Pulle poste pas Rames tere jeten. Ai tere jeten o e tall o e meshiron.
Xhunga, krimi e gjen gjuhen e perbashket sepse nuk ka asnje nje pike morali apo ideologjie qe ta pengoje. Por edhe politiqenet shqiptare e kane gjetur gjuhen e perbashket sepse njeri tjetrin nuk e denojne, nderkohe bejne sikur ‘zihen’ sepse ja u kerkon ‘estrada demokratike’.
Sa per ta etiketuar do e quaja ‘Eliten’ Politiken si Krimin e Veshur me Xhakete!
Dhe paska shkuar e thene Kusares: mos u dorezo!, ne ate historine e saj te sajuar! Bullica qesharake.
Nuk ngeli njeri pa shkrujt liber ne shqiperi. Ani ftojn edhe kryeministrat ne promovim per te ber publicitet,
Me siguri edhe ky eshte bestseller si ajo pacavurja pare,qe e permori ne publik Edison bej Ypi.