Burgu i Spaçit në Listën e Fondit Botëror të Monumenteve për Vitin 2016

20 Tetor 2015, 12:53Kulturë TEMA
Burgu i Spaçit në Listën e Fondit Botëror të

Çdo dy vite, Fondi Botëror i Monumenteve (World Monument Fund – WMF), një organizatë e përkushtuar për ruajtjen e vendeve unike kulturore, tërheq vëmendjen për vendet e trashëgimisë kulturore përqark globit që janë në rrezik. Këtë vit, WMF-ja ka përfshirë në listë Burgun e Spaçit, duke cilësuar se pavarësisht se “është në një gjendje të avancuar përkeqësimi dhe meriton të transformohet në një vend modern kujtese”. Të qenit në listën e Fondit Botëror të Monumenteve përfaqëson, përpos vështirësive aktuale të Burgut të Spaçit, një mundësi unike për promovimin dhe ruajtjen e tij, veçanërisht duke e ekspozuar kampin dhe çështjet e ndërlidhua me të në vëmendjen kombëtare dhe ndërkombëtare të specialistëve, mbështetësve dhe donatorëve.

Lista e vitit 2016 të Fondit Botëror të Monumenteve vlerëson një përpjekje të re që përfshin institucionet, shoqërinë civile, dhe qytetarët për të krijuar nga rrënojat e Burgut të Spaçit një institucion modern të kujtesës. Meqenëse në Shqipëri nuk ka asnjë vend tjetër kujtese për ish-të përndjekurit politikë, ka një nevojë urgjente për të avancuar dijen, rritur ndërgjegjësimin publik, dhe kërkuar transformimin e Spaçit në një pikë takimi të gjallë, nga ku shqiptarët mund të fillojnë një dialog të shëndetshëm e produktiv për të kaluarën e tyre të vështirë.

Kreu i Fondacionit Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri, Lejla Hadzic, e kënaqur nga përfshirja e Spaçit në listë u shpreh: “Ne shpresojmë që ky të jetë një lajm i mirë për ish-të përndjekurit politikë që e kaluan jetën e tyre në Spaç dhe kampet e tjera të përqëndrimit. E kaluara e tyre traumatike duhet të ketë vendin e saj në historinë bashkëkohore shqiptare. Kjo listë është një mundësi për të gjithë ne për të shtuar përpjekjet dhe veprimtarinë për kthimin e Spaçit në një vend kujtese, paqtimi me të kaluarën traumatike, po ashtu edhe një qendër edukimi për të gjithë ne që kemi përgjegjësine të mësojmë ç’ka ka ngjarë”.

Duke përfshirë imagjinata individuale, testamente të besimit, dëshmi të tragjedive, dhe kryevepra të inxhinerisë së ndërtimit, vendet e përfshira në listën e vitit 2016 janë monumente të pazëvendësueshme të përvojës njerëzore. Të gjetura në çdo lloj mjedisi, nga mbetjet arkeologjike para-Inkase në Andahuaylillas, Peru, deri në kampin fatkeq të Spaçit në Shqipëri, lista e vitit 2016 përfshin vende nga prehistoria te bashkëkohorja, si struktura religjioze, peizazhe kulturore, mbetje arkeologjike, kampe përqëndrimi, komplekse kombetarë dhe lagje banimi të tëra. Lista e vitit 2016 tërheq vëmendjen ndërkombëtare për trashëgiminë kulturore nën kërcënim. Në disa raste ajo mbështet programe ekzistues për adresimin e sfidave, në disa të tjera ajo avokon për zhvillimin e këtyre programeve.

7 komente në “Burgu i Spaçit në Listën e Fondit Botëror të Monumenteve për Vitin 2016”

  1. luli says:

    Lajmi me mi mire qe kam marr keto 25 vjet .Ta hapin se kur ta shohin kukaket hy hyn frika , e mbyllin gojen se na qan by.. hahhaahahh ta gezojn te persekutuari shpin e re , e ishalla prap aty i shohim ket rrac spihunash

  2. shqiponja says:

    Beni kujdes dhe restauroeni ta shohin te ter qe ne kohen e komunizmit ka patur burgje,shyqyr kemi shpetu nga burgjet ka 25 vjet kemi vetem qendra edukimi te mbushura plot me njerez qe kerkojn te rehabilitohen, por kemi dhe nje pakic me te pa reabilitushem qe jan ata te denuarit per jet, qe jan shum pak nja 100 mij persona, te reabilitushem kemi kondrabandistet e ndroges dhe prostitucionit,po ne ne demokraci nuk i nxierim ne pun siç bente diktatura ne i mbajm ne pellemb te dores, me televizor dhe me shpenzime jo shum te mdha 300 euro personi konsumon ne muaj,por shteti nuk pyet per kto harxhime qesharake se esht shtet i pasur, jo si partia punes qe i nxirte te denuarit per vjedhje dhe per abuzime me ligjin te ter ne pun,kte e bente se ishte shteti i varfer, sot fukaralliku esht e kaluar e hidhur per ne qe udhehiqemi me moton JETA OSHT VETEM QEF,pra çirrjani masken sistemit te kalum beheni muzeum spaçin si te vetmin burg ne historin e njerzimit,restauroheni me taksat tona se ne si popull ndihemi te lumtur kur shteti mban te rehabilitushmit dhe te pa rehabilitushmit me taksat tona, me te ngren e te pir e me te q…r, ka lezet jemi te lumtur.shyqyr qe iku koha kur politika bente prapagand kunder kundershtarve te vet, ne sot nuk bejm prapagand per sistemin e kalum themi vetem te verteten se iku koha mashtrusve maskarenjve dhe batakçilerve qe nuk na gjeten kurr pun na lan me kandil pa drita na lan injorant pa shkoll me jet te pa sigurt dhe na linin duke u fal gjith diten neper xhami e kisha nga mungesa punes dhe fukaralliku ekstrem, sot esht koha e njerezve te ndreshem te ndegjegjshem puntor dhe komunikus ne komunitet dhe ne familje bile me nje harmoni ooo zot çfar me te thon, lum ne per ju o gazetar e politikan vdekshi e na lonçi mrapa.

  3. Realisti says:

    Ketu duhet mbyllur te gjithe bijte e komunistve,partizaneve dhe kriminelve te diktatures,qe vrane dhe traumatizuan shqiptaret, ne krye me prostituten e Milladinit dhe Mugoshes,Nexmie Hoxhen.

  4. haxhi qamili prej vinovili says:

    duket vend piktoresk.
    male me bor dhe pyje perreth,
    ca ka zvicra alpine me shum?!
    dhe ndertesa duket tip hotel pes yje tre katsh.
    me dritare qe shofin ne horizont.
    qetsi e madhe jasht zhurmes rremujes se qytetit ,larg rremetit. dhe tymit te gazrave bloz makinash ne tiranen demokratike.
    atje qenka tamam vend qetsimi.
    ne lidhje direkte me natyren .

    dhe zogjt te vijn ne dritare tuj t cicrue
    dhe gjelat te kndojn mgjes per mngjes
    nga gjumi tuj t zgjue
    “mirmengjes kendez”!

    po kllockat ku jan vall????????

  5. Lelegu says:

    Aty duhet fut prape Fatos Lubonja qe t’i therrase mendjes e te mos vjelli vrer ndaj Shqiperise

  6. mos e beni enverin profet says:

    I jane qepur enverit keta si turqit skenderbeut para 500 vjeteve…

    a e dine keta antikomuniste te rrjedhur psiqikisht qe vetem ne shqiperi po ndodh nje vampirizim I tille.

    a e dine kete te MONUMENTEVE qe ne amerike vlonte karrikja elektrike per tradhetaret e ndryshem

    ae dine keto sa qindra mijra amerikane(me origjine japoneze) u futen ne kampet e perqendrimit nga 1940-1946…

    a e dine keta sa qindar mijra amerikane kane vuajtur nga presioni I makartizmit….

    nqs se pranojme qe ishte lufte e ftohte 1945-1990 duhet te pranojme se pas 1991 ishte nje pajtim midis amerikes dhe shqiperise……dhe jo se amerikanet erdhen si clirimtare…

    eshte koha te happen defteret e berishes dhe prangat ose plumbi per te..

    por nqs ka akoma makartiste apo biberiste qe per te shpetuar berishen merren akoma me kufomen e enverit….atehere ai paska patur te drejte…qe I vinte ne rrjesht me dajak ato te “pabindurit” se paskan qene jo vetem kafshe por dhe antishqiptare.

    germo tare germo qenin e ngordhur do gjeni ne spac….

  7. skrapaliu says:

    Kriminelet e kombit denohen ne te gjithe boten.shume nga ata qe ishin ne burgun e spacit,nuk duhej te ishin aty.drejtsia nuk ishte drejtesi.PO SOT A KA DREJTESI ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje