Në krahun e djathtë të aksit që lidh Elbasanin me Peqinin, marrim sipër për në Paulesh, Garunj e vogël dhe e madhe, Cacabezë e deri në Bodin. Ky i fundit është destinacioni ynë.
Në Shqipëri ka zona të tëra, ku jetohet në vështirësi më shumë se ekstreme, ose më mirë, në fshatra si Bodini i Elbasanit duket sikur po testohet sesi jetonin njerëzit në epokën e gurit. Pa rrugë, pa energji, pa ujë, pa arsim e pa shëndetësi, pa gjithçka të nevojshme për një jetesë normale të një komuniteti. Duket një prehistori në të tashmen.
Krahës rrugës, ullinjtë 500-vjeçarë qëndrojnë si dëshmitarë të moteve, që kanë ecur thjesht në terma kohorë. Zona e Krrabës së vogël, siç njihet ndryshe, ka pasur një traditë. Kur martohej një çift, nusja duhej të mbillte 10 rrënjë ullinj, ndërsa dhëndri plot 30. Një traditë kjo – sipas banorëve, – që është ruajtur që nga koha e Skënderbeut, e që kush ka mundur e ka ndjekur edhe sot.
Edhe pse duket sikur ndodhet në cepin tjetër të botës, kemi kaluar vetëm 15 kilometra nga pjesa e fundit e rrugës së shtruar. Mjafton të shikosh hartën, për të kuptuar se Bodini nuk është ndonjë pikë e hedhur kuturu mes malesh. Përkundrazi, qëndron në kufi me Tiranën. Me sy mund të shikoje edhe Baldushkun, e një sërë fshatrash të tjerë, tashmë me ndarjen e re pjesë të kryeqytetit. E megjithatë, banorët e Bodinit duhet të mjaftohen me afërsinë gjeografike, sepse githçka tjetër është larg, shumë larg qytetërimit.
“Çfarë do bësh këtu? Asgjë nuk ke çfarë bën, thjesht për të mbijetuar. Vetëm kaq”, thotë Përparim Cakrri.
Bodini ka pasur mbi 150 shtëpi. Sot ka rreth 60, të shpërndara në 4 lagje. Banorët jetojnë me ç’të munden, sepse mundësinë për t’u marrë me diçka, që mund t’iu sigurojë një jetesë normale, nuk e kanë. Kjo, sepse bujqësia s’mund të zhvillohet kur s’ka ujë. Ashtu siç blegtoria është e paktë, në nivele thuajse të papërfillshme.
“Pak tokë që kemi… Por toka do traktor dhe zetor; zetori do parà, ndërkohë që parà s’ka. Do plehra kimike dhe çdo gjë tjetër. Vaditje s’bëhet fjalë, sepse s’ka ujë. Janë të gjitha problematike”, thotë Kujtim Hasa.
“Kjo është mbijetesë, nuk është jetesë. Kijeni parasysh tani se, sa mund të furnizohesh me kafshë, kur e ke gjysmë orë vajtjen dhe gjysmë ore ardhjen. Një rrugë uji, të lash e të shpëlash, të kesh edhe për të pirë vetë. Më pas, krahu i punës është stërmundim”, thotë Naim Hasa.
Ka nga ata, që janë përpjekur të ruajnë një kulturë të vjetër, me të cilën merrej fshati: atë të mbjelljes dhe kultivimit të duhanit, por edhe për ta, fati nuk është më i mirë.
“Unë kam mbi 6 kuintalë. Kam 3 vite e mbaj këtu sepse treg s’ka. Në të tillë gjendje kemi ngelur, na rrijnë stoqe dhe na rroftë puna që bëjmë. Punojmë gati një vit për të nxjerrë ndonjë lek për të ngrënë, për të sajuar jetën. Kur vjen puna s’kemi treg shitjeje”, thotë Myslym Lika.
Sigurisht, dikur ky fshat, që duket më shumë se i prapambetur, ka pasur shkollim, shëndetësi, veteriner e gjithçka tjetër që i duhej këtij komuniteti. Sot s’ka asnjërën. Shkolla më e afërt është kilometra larg në këmbë. E në këto kushte, ka shumë fëmijë që janë detyruar ta lënë atë.
“E kam lënë shkollën se e kisha larg. Kam shkuar deri në klasën e 6 dhe u detyrova ta lija vitin e kaluar. E kisha shumë larg, vapë, lodhje dhe rrugë e gjatë. Më duheshin dy orë të shkoja deri në shkollë”, thotë Xhensila Gjeli.
Është e dhimbshme të shikosh fëmijë të tillë, kaq të dëlirë e të pafajshëm, kaq të vegjël për të kuptuar sesa do t’u kërkojë jeta nesër, kaq të pamundur për të qenë si të gjithë të tjerët, jo për të pasur kushedi se çfarë, por thjesht mundësinë për t’u shkolluar, asgjë më tepër.
“Fëmijët nuk janë në shkollë, ajo është në Baldushk. Të vejë fëmija deri atje? Ku ta çosh, si t’ia bësh?”, thotë Zeqine Hasa.
Të flasësh për varfëri është pak, sepse në disa shtëpi, edhe vetë varfëria do të kishte frikë të jetonte.
“Nuk figuron njeri që të shohë këtu. Nuk e ka në laps njeri këtë vend këtu, sado që nuk është larg, se në kufi me Tiranën është. Ky vend ka ngelur në prapambetje, e kupton?”, thotë Qazim Lika.
E në një fshat si Bodini s’mund të mungonte as goditja përfundimtare. Sa kohë edhe energjia ka forcën e një qiriri. E zverdhur dhe e lodhur, a thuaj se ka dalë nga poezitë e Migjenit. Aq e dobët është, sa askujt, edhe ndonjërit që ka mundësi, nuk i nevojiten pajisjet normale elektroshtëpiake.
“Sa për energjinë elektrike, darkave ne ndezim qiri për të ngrënë bukë, sepse nuk na furnizon shteti. Pajisje elektroshtëpiake nuk kam; as frigorifer, as lavatriçe, as për të pjekur bukën”, thotë Bajram Cakrri.
Bodini është mes Elbasanit, Peqinit e Tiranës, tri qytete të mëdha e me shumë banorë, me shumë struktura, me shumë zyrtarë, drita, spitale, rrugë… E megjithatë, askush nuk rrotullohet vetëm pak, për të parë pak më tej, te ky komunitet i mbetur në mëshirë të fatit. A thua vallë këtu po bëhen testime, se deri ku mund të shkojë kufiri i jetës? Mbi mënyrën sesi ata mund të jetojnë, pa asgjë normale për të jetuar?
Nuk është e nevojshme të kërkosh prehistorinë në libra, ajo është fshehur vetëm pak më larg, këtu në Bodin.
Top Channel
Nuk na dhe ndonje informacion per kalane e sterlashte te Bodinit,vend i banuar qe ne lashtesi,por qe ka ndryshuar per keq,sepse kalaja nuk egziston me dhe Bodinasit jane te nenshtruar tani.
SA TE LUMTUR GAZETARET E TOP CHANNEL QE PASKAN ZBULUAR MESJETEN
RRENIMI KETU FILLOI NE 22 MARS 1991 KUR HORDHITE E AZEM HAJDAREVE DHE SALIBYTHISHEVE SHKATERRUAN CDO LLOJ PRONE SHTETERORE,KOOPERATIVISTE.DERI TE HIDROVORET DHE TUBAT E UJIT.
NQS DIKUSH DO KUPTOJE PSE NJERZIT KANE KTHYER KOKEN NGA ENVER HOXHA KETO JANE ARGUMENTET
NGA NJE ANE MESJETA NE PAULESH DHE CACBEZE…NGA KRAHU TJETER
VEZULLIMI I EKRANEVE DHE STUDIOVE TE TOP CHANNELL DHE KLAN…SARAJET MADHESHTORE TE BERISHTRIGUT….DHE LLAMBUSHKAT XIXELLUESE TE KRYEMINSTRISE.
ZOTERINJ TE TOP CHANNELL
MOS DERDHNI LOT KORKODILI..DHE JU JENI PJESE E KRIMIT
“This is a miracle of freedom” – thote me ironi SRB ne keto raste…
O sa mir me qen shqiptar oj oj oj
Turp, mire qeverite e meparshme, por qeveria Edi Rames qe thote jam ndryshe, cfare po Ben?Thjesht trash bythen dhe e tall njekohesisht Ilir Beqja me show, Lindita Nikolla me ineksistencen, Blendi Klosi si minister kot, pa peshe, Erjon Veliaj si kryebashkiak…dhe Ministri inekzistent i bujqesise..O Edi Rama, po nuk u dhe 300 kW energji falas 5000 familjeve ne nevoje, qe femijet e tyre te mesojne pa patur frike se prinderit e tyre do burgosen, e ke te humbur davane..,Shtetin e duam,por shtet social dhe jo shtet qe sdo tja dije per qytetaret e vet…mendoje, je ne kohe, neser do jete vone…
Mbillni hashash si të gjithë se pastaj ju dut Koços 2K te qarku i Vlorës…
*ju fut Koço…
Te dhimbset fakti, qe kjo zone ka qene, por dhe sot vazhdon te jete dhe me keq se me pare. Ndoshta eshte zona me e varfer e gjithe Shqiperise, kjo, fale punes se madhe te bere nga politikanet e te gjithe kohrave!
ne epoken e gurit,merrni lopet e ngjituni ne tirane.ketu do jetoni ne epoken e draprit
O PERKTHYS asaj ka qen gjei venin se para 90tes ishin ne koprativ kta fshataret paguheshin me dit pune dhe diçka e mernin ku punonin, por edhe koprativa dhe komuniteti nuk i linte ne kte katastrof se kishte shtet ateher,jeni msuar ju mashtruset e sotem per te mbuluar mutin qe keni ber kto vite demokraci, thoni keshtu kan qen dhe perpara, prandaj nuk do beni kurr hajer se jeni ber nje popull mashtrus dhe i pa cip,kurr nuk kan qen ne kte fukarallik fshataret vetem ne kohen e zogut ishin keshtu si ne mesjet si sot, kjo esht bota kapitalit me fal e mutit do te thosha, ku robi per robin esht ujk dhe gezohen njerzit dhe kur shofin njerzit e familjes pra njerzit e barkut duke vuajtur se po ju ha koken cmira ndaj njeri tjetrit kurr nuk keni per te ber hajer si popull po nuk kthyet koken dhe nga kta te mjer popull kafsh qe drejtoheni nga rrugaç vagabond kriminela dhe antishqiptar.
Shqiponja, faktet qe solla jane nje realiet i dhimbshem, ne se e keni kuptuar. Nuk e di se c’arsim keni, por ve re se ne shkrimin tuaj, e keni sakatuar gjuhen shqipe, ashtu sic keni ndoshta dhe nivelin e arsimit dhe te edukates. Ata jane fshatra qe kane vuajtur dhe ne kohen e kooperatives bujqesore, pasi ndanin me pak 50 leket te vjetra per dite pune, ndersa sot i ka kapluar mizerabiliteti, si gjithe kombin shqiptar (perjashtim bejne te korruptuarit e te gjithe kraheve politike). Shqiperise sone natyra i ka falur pasuri dhe bukuri te pashoqe, por nuk administrohen si duhet, sepse ne krye kemi kusare, zullumqare, dhe zuzare te pandreqshem (shpresoj qe te mos jeni dhe ju pjese e ketij grupimi banditesh). Faleminderit qe me keni lexuar!
Pritni s’keni pare gje akoma, ka me keq ! Do burra qe ti dalin zote shqiperise e jo kungujet e ketyre 25 vjetve, te cilet jane rritur nen hije sic thone vete nga frika diktatures, vec kerkojne karrike per te rrjepur shqiperine shikoni kur lene karriget si jetojne as ata qe kane trasheguar pasuri per dekata te tera nuk jetojne si keta qe marrin e leshojne karriget me marrveshje per te “miren ” e shqiperise. A di njeri te na tregoje inventarin fizik te pronave qe i kane mbetur shtetit? sa here duhet te shiten keto asete qe i kane mbetur per te shlyer borxhet qe kane marre per luksin e zyrave te partive jo te shtetit? fjala magjike privatizim i perpiu, tani kerkojne qimen ne kashte nga taksat, shembulli me i fresket eshte Energjia njeri e heth e tjetri e pret. Ne nuk themi as gje te re me teper, vec perserisim akuzat qe bejne per njeri-tjetrin.
Si shume e shume shqiptare edhe une ndoqa emisionin “Shqiperia tjeter” ku flitej per fshatin Bodin. I katandisur si ne mesjete ashtu si shume e shume fshatra te tjere. Lexova dhe komentuesit rreth ketij shkrimi dhe me vjen keq qe disa flasin nga zverku. Po qeveria RAMA C’BEN THOT NJE KOMENTUESS…. Po jam dakort c’ben kjo qeveri ,po harron te thote se c’beri qeveria 12 -13 vjecare e Sali Berishes. Eshte e njellojte sikur t’i kerkosh me shume llogari nje 2 vjecari se sa nje 13 vjecari per nje faji te kryer. Mos valle per kete fshat si shume e shume te tjere fajin e paska patur qeveria e Enver Hoxhes ? PO ja qe ky fshat paska patur shkollen, shendetesine, doktorin ,veterinerin,agranomin……… po kush i zhduku? Pse nga 120 shtepi paskan mbetur 40? Pse dikur paskan patur uje,drite e kujdesin njerezor e sot i paskan harruar, nuk ka shkelur njeri thone? Pse nuk e vleresoni thenien e nje fshatari nga Zall-Dajti kur thot se me pare kami rrojtur me mire ? Pse nuk vleresoni kete thenie,po gezoheni e kerceni perpiet kur dikush shane kooperativat?
Historikisht FSHATRAT e Shqipnise mesme kan qene fshatrat me te PRAPAMBET !!!
Un i kam shetit gjithe ato fshatra , rreth e perqark Peqinit , Malsise Tiranes dhe Elbasanit !!!
Edhe ne vitet e komunizmit plaku me thoshte qe njerzit ( grate ) ecnin kembezbathur se e kishin per turp te vishnin kepuce !!!
Nuk dua te ofendoj baban tend po ne e kemi jetuar jo pak ate sistem po 35 vjet, nuk esht e vertet qe hecnin zbathur fshataret se ku i ka par babai jot kta fshatar nuk e di, po kurr nuk shikonim njeri zbathur ne at koh nese nuk kishin kepuc kishin opinga por zbathur esht genjeshter.
s’eshte aspak genjeshter , e VERTET 1000% sepse kam taku vet njerez nga ato fshatra qe me kan thene te njejten gje !
Fshati ne fjale eshte Bishqemi !
Vet i kam shetit ato fshatra edhe ne kohe moderne , qe nga Ballagadi ( fshatrat siper Lushnjes Myslimane qe kan dialekt e tradita te njejta me Peqinasit , Kavajsit e deri siper ne Shen Gjergj!