Ish-lojtarja e “Big Brother” Françeska Jaçe është deklaruar fajtore nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, duke u dënuar me një muaj burg, për veprën penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.
“Panorama Plus” shkruan sot se gjyqtari i çështjes, Artan Gjermeni, mori në shqyrtim gjatë seancës së datës 21 tetor gjykimin e shqyrtuar ndaj të pandehurës Françeska Jaçe. Nga shqyrtimi i çështjes rezultoi e provuar se më datë 18.04.2015, në vendin e quajtur rruga “Fushë Prezë”, Françeska Jaçe duke drejtuar automjetin e saj të markës “Volkswagen”, me targë AA838 LC, sipas drejtimit Fushë Krujë–Vorë, ka tentuar të bëjë kthim majtas për të hyrë te karburant “Agipi”.
Nga kjo lëvizje e gabuar është përplasur me automjetin fuoristradë të markës “Range Rover” me targa AA 656 Gl, që drejtohej nga shtetasi A.K.
Si pasojë e kësaj, automjeti me targa AA 656Gl është përplasur me automjetin tip veturë të markës “Audi A4” me targa MHO 2411, që drejtohej nga shtetasi I.LL, i cili ka qenë në korsinë e tij të djathtë sipas drejtimit Fushë Krujë Vorë dhe pas mjetit AA838LC, që drejtohej nga Françeska Jaçe.
Nga ky aksident automobilistik kishte ardhur dhe plagosja e katër shtetasve, të cilët u dërguan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Nga akti i ekspertimit autoteknik, datë 18 prill, 2015, i Sektorit të Policisë Shkencore, shkaku kryesor i ndodhjes së aksidentit ishte shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e Françeskës.
Në këto rrethana, e ndodhur përpara këtyre parashtrimeve, përcaktimit të faktit dhe provave në gjykim, Gjykata ka çmuar se veprimet e të pandehurës, Françeska Jaçe, plotësojnë të gjitha elementet që kërkon legjislacioni penal shqiptar për t’i cilësuar këto veprime si elemente të figurës së veprës penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Në zbatim të nenit 406 të Kodit Penal, të pandehurës 21vjeçare i ulet 1/ 3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 20 ditë burgim, si dhe më pas pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që Jaçe të përmbushë një punë me interes publik.
Gjatë periudhës që Françeska ka qenë në gjykim, ajo është shfaqur në ekran si moderatore e spektaklit të bukurisë “Miss Universe Albania” në Tiranë.
E ka bere pa dashje se kurvat nuk te vrasin me rrote,po me “RROTE”.
Mooooos! Keta jane VIP, dhe si te tille, nuk duhet te preken nga ligji! Nuk eshte shaka, kane mbajtur para ekranit njerezit me te fantaksur, qe kane ndjekur kete emision kontravers! Lum ne kujt kohe i a kemi mbrritur! I gezofshin personazhet, qe i kane lene dhe pa gjume! Degradim me te madh social, zor se gjen gjekund! Amin!
pak e ka 1 muaj o Tano..!!Apo mbas burgut do ta haje “rroten”.
Eh sa rrota ha ajo mer cun i ka si karramele
M jepni pergjigje ca pune per interes publik do boj
Kjo eshte fitore e madhe per gjykaten shqyptare me ne fund pasaka denu me burg hahahahahahahahahaha dhe le jashte hadutet dhe kriminelet,
Ca burgu mer jahu, kjo esht dicka pa dashje. E shumta mund ti merrej patenta per disa muaj. Epo kjo bote e padrejt. Po jetojn si Bosa njeres qe kane ber Krime qe kane shitur njerez, kan mbytur njerez me Droge per te ber pare e spo i denon njeri, apo kur vjen puna per Femren behet Qeveria si shum rigoroze,,,,,
kjo me nje cik hapje ja hodhi burgut
Une jam I mendimit qe kjo ta kryeje kete muaj te burgu I burrave
nuk do beje burg se ja kane konvertuar me pune publike… me pak fjale do sherbeje pjata te ngrohta tek tallava amsterdami per klientet kokainepires te shumte ne kete klub qe xheston franceska me dashnorin e saj pronar.