Liderët e BE-së propozim të ri për kontrollin e kufirit të Greqisë me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Tetor 2015, 14:09Rajoni TEMA

Liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit po shqyrtojnë çështjen e mbështetjes së krijimit të një misioni të ri për kontroll në kufirin e Greqisë me Shqipërinë dhe Maqedoninë, thuhet në një propozim-deklaratë të përgatitur për bisedimet për krizën e migrantëve nesër në Bruksel.

Ky operacion i ri i Agjencisë së kufirit të Bashkimit Evropian, Frontex, do të fokusohej në kontrollin në dalje dhe “regjistrimin e refugjatëve dhe migrantëve të cilët ende nuk janë regjistruar në Greqi”, thuhet në deklaratën e përbashkët të liderëve, raporton agjencia DPA. Ky dokument fton për “implementim të menjëhershëm të masave bilaterale të mirëbesimit të ndërlidhura me kufirin” ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë.

Të dy vendet ende janë në një armiqësi të gjatë, pasi Greqia thotë se ky është emër i një province të saj. Propozim-deklarata ende mund të ndryshoj para takimit të jashtëzakonshëm, që mbahet nesër në Bruksel. Ky takim është thirrur nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

4 komente në “Liderët e BE-së propozim të ri për kontrollin e kufirit të Greqisë me Shqipërinë dhe Maqedoninë”

  1. kuq e zi says:

    c’hyn shqiperia me korridorit e migranteve????

    1. Gjeto BM says:

      Gjate dimrit mendohet se do kalojne nga Shqiperia per shkak te te ftohtit.

  2. Toni says:

    Hyn ashtu sic hyri shkaterrimi I armeve kimike. Shkoi palla gjate ne Bruksel dhe ka bere ndonje premtim idiot se I duket vetja lideri I ballkanit dhe na sjell vetem probleme. Populli vet duke vdek per buke kurse ky ben bosin.

  3. Albatros says:

    Ne,nuk,jemi,ne,Basjkimin Evropian.Poshte zagari Edi Rama.Servili me i madh i kohrave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje