TemA Tv/ Rusët dhe kinezët sulmojnë vazhdimisht portalet shqiptare (VIDEO)

24 Tetor 2015, 16:21Hi-Tech TEMA

Ekspertët: Shpesh janë hakeruar faqet e kryeministrisë dhe bankave

Rusët dhe kinezet sulmojnë vazhdimisht portalet qeveritare shqiptare por edhe ata të biznesit. Sipas njërit prej njohësve të kësaj fushe Fabian Lashi, pedagog në Institutin Kanadez të Teknologjisë hakerat kanë në fokus të tyre portalet e bankave por jashtë vëmendjes së sulmeve të vazhdueshme nuk kanë qenë as faqet e ministrive apo edhe të kryeministrisë.

Të dhënat por edhe shërbimet, sidomos ata bankare ku bëhet fjalë për vlera monetare, janë në një rrezik të përhershëm. Sulmet janë sistematike dhe vijnë nga rrugë të ndryshme. Por në betejën me hakerat profesori Lashi evidenton dy drejtime si më të spikaturat.

Ekspertë të tjerë të kësaj fushe thonë se rrjetet dhe portalet shqiptare janë mjaft të ekspozuara. Kjo për faktet se niveli i ekspertizës i kompanive që i ndërtojnë ata është i ulët. Por nga ana tjetër edhe fondet e drejtuara për sigurinë në rrjete pothuajse mungojnë fare.

576×324


– See more at: http://www.tematv.al/video/UmiULkmWI2c2q7S#sthash.nJIlJjlY.dpuf

11 komente në “TemA Tv/ Rusët dhe kinezët sulmojnë vazhdimisht portalet shqiptare (VIDEO)”

  1. Pelasgian says:

    mire ja u bojne gabelve rrjepacake

  2. ***** says:

    Shqiperia eshte lidhja me e dobet e zinxhirit te NATOS (ishte pjese e axhendes e politikes se Putini qe armet kimike te shkaterroheshin ne Shqiperi), ndaj dhe sulmet qe vijne nga Rusia dhe Kina mund te vjelin me shume informacion nga Shqiperia sesa c’mund te vjelin prej vendeve te tjera.

    Avantazhi i NATO-s ne kete pike eshte fakti se informacioni qe mban Shqiperia ne portalet e saj eshte i limituar dhe i pa-demshem mbi interesat e organizates ne teresi.

    Por nga ana tjeter sulmi kibernetik e ekspozon Shqiperine dhe e ben vunerabel perpara Rusise dhe Kines.

    Dhe dicka shtese lidhur me artikullin. Hackerat e Kines punojne si pjese e njesise se Ushtrise Popullore Cliruese te Kines.

  3. XUME PROTOPAPA says:

    PERSERI JU ME LASHI-n E TURNIT ?

    Vetem ne pak jave, programi “Zone Alarm” falas, te cilin e perdor prej kohesh, shenon si tentativa per tu futur ne kompjuterin tim plot 20279 here, dhe jo vetem nga ruset e kinezet, por nga te kater anet e globit, perfshire edhe strukturat e posaçme te policive kompjuterike perendimore, qe kur i kane duart e lidhura ti bien me dore, i versulen pa dallim kujtdo qe rezulton i lidhur ne internet.

    Ky Lulushi e di mire se edhe Zenepes, pastrueses se lekurave te fiqeve te Erjonkes se Bashkise, po ti versulet kushdo per ta bllokuar ne kompjuterin e Bashkise, kur flet me prodhuesit e fiqeve te Beratit, per hesap te Erjonkes, di ti pergjigjet me te njejten monedhe.

    Per me shume nje perdorues normal i kompjuterit, eshte shume me efikas ne dhenjen e pergjigjeve, se sa nje server me IP fikse institucional apo privat: menjehere pas kundersulmit me LOIC apo kur jemi te “nxehur” edhe me HOIC, dime ti hedhim nock-out mysafiret e padesheruar, duke u shkeputur nga interneti menjehere dhe duke u rilidhur me nje IP te re (dinamike).

    Te njejten ndjeshmeri duhet te kene edhe poseduesit e serverave me baza te dhenash te rendesishme dhe delikate: nje monitorim 24 oresh ne 24 ore !

    Beni nje prove per te hyre ne serverin e “MOVIMENTO 5 STELLE”, ju kundersulmojne ne kohe reale, sepse kane nje sistem sigurie te perhereshem.

    Nje shembull efikas i mbrojtjes se sistemeve goverative eshte ai italian: perbehet nga “tre unaza” te krijuara pak vite me pare. Per kete kane krijuar nje sistem mbrojtjeje unik universitar (shumica e universiteteve italiane) ne bashkepunim me policine postale dhe qeverine.

    Thene me thjeshte per tu kuptuar nga te gjithe (edhe nga Lulushi !) ku kushdo frekuenton nje faqe online qeveritare italiane, lidhja nuk eshte direkte por kalon mes “tre unazave” si ne hyrje ashtu edhe ne dalje, duke krijuar nje barriere te papenetrueshme per hackerat e turnit.

    Natyrisht per te ngritur nje strukture te tille duhen para dhe know-how specifike, por ne fund te fundit ja vlen barra qerane edhe per kete mesele.

    Apo jo Lulush?

    1. ilir says:

      o xhum,nuk jam ekspert informatike ,por nuk duhe te jesh i till per te kuptuar se ky “lulushi” nuk eshte gje tjeter por thjeshte jne personazh i krijuar per ti dhen pak vlere ose thjeshte te degjohen dhe mediat tona qe hakerohen ,si ta thuash me pak fjale si puna e kurvave qe mburren se kush ka me shum dashnore dhe sa shume te tjere qe ua lypin,eshte thjeshte disinformim dhe propagande ,ka degjuar “lulishi” qe ka hakera kines dhe rus ,nga propaganda usa ,dhe o burra te llape dhe une per mediat shqiptare sepse shqiptaret jan budallenje dhe perrallat me hakerat e keqijne rus dhe kines u pelqejne,prandaj o xhume mos e humbe kohen tu spjegosh budallanjve anen teknike se pse budallenjte kenaqur kane boten e tyre .tung

  4. Shqiptari says:

    Ekspertet Thote ???? Ku ka eksperte ne kete fushe ketu, ben dot buke pa grure, ketu nuk ka grure ti do besh buke. Shqiperia ka nivelin me te ulet ne Europe te zhvillimit te teknologjise se informacionit dhe si rrjedhoje nuk mund te kete as eksperte te sigurise, mos na nxirrni experte nga CIT kot se koti, mjafton tju shohesh faqen e internetit ketij universiteti per ta marre vesh se sa te sakte jane, mos na lodhni si cdo gje ne shqiperi edhe ky muhabet nuk ben ndryshim.
    Pa investuar nuk ka zhvillim e me jo eksperte

  5. Pelasgian says:

    Kurse un o Xume kam nje tjeter kompjuter qe s’eshte i lidh me internet , kam aty cdo sekret timin kshtu qe hackerat skan c’me bejne , as hackerat as policia!

    Nejse , e dobishme ajo qe ke shkrujt !

    1. Jungeltech says:

      Kompjuter kish edhe ky eksperti i sigurise sone ne New York,
      por hupi, iku per lesh bubi.

  6. Beni durim se se shpejti ,do baj investime te mdhaja Koqo kokdhima dhe tna rrujn top.. ruset dhe kinezt.

  7. Lum kacatorri says:

    Grasatoni kycin e dores dhe mos e runi

  8. Antares says:

    Paskan gjetur flori Kinezet dhe Ruset ne portalet Shqiptare, prandaj edhe i germojne.

  9. dulla says:

    kujt i plasi per landfillin shqiperi, sa ju rre mendja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje