Një nga të përditshmet më të mëdha gjermane, Die Welt, në numrin e saj të së dieles raporton për situatën politike në Kosovë. Me titullin “Në Kosovë po qeverisë Kaosi”, kjo gazetë raporton që parlamenti i Kosovës mbajti një seancë jo të zakonshme në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë (24.10).
Seanca u mbajt në një ambient tjetër të kuvendit jo në sallën e dedikuar për seanca të rregullta, për shkak se partitë opozitare disa herë hodhën gaz lotsjellës duke pamundësuar kështu mbajtjen e seancës në sallën kryesore të parlamentit.
Sipas udhëheqësve nga opozita, vetëm anulimi i marrëveshjes me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi zhbllokon punën e Kuvendit.
Në seancën që u zhvillua në një sallë të improvizuar, deputetët e shumicës miratuan disa ligje me votim klasik me ngritje dore, por pa praninë e deputetëve të opozitës, të cilët qëndronin në sallën kryesore të kuvendit. Deputetët e opozitës seancën e improvizuar e cilësuan ilegale dhe të pavlefshme, shkruan kjo gazetë, raporton Blic.
Kryesia e kuvendit pak para mesnatës së ditës së premte thirri sigurimin e parlamentit në sallën kryesore të seancave, të cilët krijuan një kordon parballë e deputetëve për t’u pamundësuar deputetëve të opozitës që fizikishit ta bllokojnë foltoren e parlamentit.
Kjo irritoi tej mase opozitën, përfaqësues hodhën gaz lotsjellës dhe gjuajtën me shishe uji e shkëmbyen fjalë të rënda me kryetarin e parlamentit dhe qeverinë duke bërë që mazhoranca të dalë nga salla e kuvendit.
Gjatë gjithë kohës kur brenda ambienteve të kuvendit të Kosovës ndodhnin zhvillime të pazakonta, jashtë ndërtesës së kuvendit simpatizantë të partive opozitare u përleshën me policinë, pasi këta të fundit hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën prej disa qindra simpatizantësh, shkruan kjo gazetë.
Ne Kosove nuk qeveris kaosi,por mostrat e pjellat e diktatures komuniste
everiste-titiste e milloshevicjane,as me pak dhe as me shume,produk i pandeshkuesherise se botes serkim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tre pushtetet ne vite.
Dita gjykimit po afron por ato nuk duan ta besojne dhe vazhdojne me skenaret e felliqur te rradhes.
A u pyet serbi kur i hyri NATO ti qeronte nga toka shqiptare per genocidin qe po benin? JO. Atehere perse BE ngulmon ne “bisedime” me palen qe ende nuk kerkon ndjese per genocidin! Serbia nuk duhet te jete ne tryeze por tradhetaret e pranuan kete gje. Ne tryeze duhet te jete Kosova dhe OKB, ne rradhe te pare SHBA e MB sepse ato dhe vetem ato mund ti kerkojne llogari Kosoves te vendose shtet ligjor dhe respektoje minoritetet. Nese pranohet si pale Serbia, atehere edhe Kosova duhet te perfaqesohet nga Shqiperia dhe Kosova bashke. Prandaj, protesta qe te degjohet dhe sensibilizohet si duhet shkon deri ne ekstreme sic po shohim por ama qe terheqin vemendjen e medias boterore. Se sa menyra se si protestohet, ka rendesi perse protestohet!
Kosovo*
Zajednica, ne nje te ardhme jo te larget do te funksionalizohet ne
nje Republika Srpska-2. dhe praktikisht Kosava do behet nje shtet jo funksional.
Dy rruge ka Kosova: Ose te largoje me ligj nga parlamenti partine fashiste VeteVendosja ose ti kthehet Serbise. Kosova po turperohet perdite nga ngjarjet ne parlament ne syrin e Europes. Perfundimisht Shqiptaret nuk dine te sillen dhe te bejne shtet.