Asnjë politikan europian nuk qeveris më gjatë se Milo Djukanoviç – madje ai qeveris më gjatë se pushtetmbajtësi bjellorus, Lukashenko. Me përjashtim të dy ndërprerjeve të shkurtra, Djukanoviç është nga viti 1991 oser kryeministër ose president i vendit të vogël buzë Adriatikut me vetëm 600.000 banorë. Pushtetari i fortë i Malit të Zi i është përshtatur gjithmonë asaj që ka kërkuar fryma e kohës: funksionar i ri komunist, bashkëudhëtar i autokratit nacionalist, Slobodan Millosheviç, ideolog i shkëputjes së vendit nga Serbia dhe në fund partner i perëndimit, që kërkon ta fusë Mali e Zi në BE dhe NATO.
Kundërshtarë nga të gjitha shtresat
Në vizitën e tij të fundit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg lëvdoi përparimet e Malit të Zi dhe u shpreh se deri në fund të vitit do të jetë vendosur, nëse NATO i jep Malit të Zi dritën e gjelbër për anëtarësimin. Ekspertët e shohin këtë si një vendim të sigurtë. Më pak e sigurtë është nëse qeveria gëzon mbështetjen e popullsisë për këtë vendim. Sipas sondazheve, përkrahësit dhe kundërshtarët e anëtarësimit bëjnë një garë kokë më kokë, kjo në varësi të asaj se kush e ka porositur sondazhin. „Një pjesë e kundërshtarëve e argumentojnë refuzimin e tyre me intervenimin e NATO-s në Serbi dhe Mal të Zi në 1999-n“, thotë Milica Kovaçeviç nga Qendra për Tranzicionin Demokratik. Por ekspertja është e mendimit se gjithnjë e më shumë qytetarë mendojnë në mënyrë „racionale“ për aleancën e NATO-s.
Për disa javë qindra opozitarë qëndruan në një kamp me çadra në kryeqytetin Podgoricë jo vetëm për shkak të kontestimit të anëtarësimit në NATO. Ata kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Djukanoviç, qeveri të përkohshme dhe zgjedhje të reja. Protestuesit ishin të përzierë: Përkrahës të aleancës opozitare, Fronti Demokratik, përfaqësues nga shoqëria civile si edhe klerikë serbë-ortodoksë që e refuzojnë largimin e Malit të Zi nga Beogradi. Fundjavën e fundit situata u shkallëzua, kur policia hoqi çadrat. Aksioni protestues vazhdoi edhë në fundjavë me moton: „I gjithë Mali i Zi në Podgoricë“.
Marko Milaçiç, kreu i Lëvizjes së Neutralitetit- një organizatë joqeveritare është krah protestuesve kundër anëtarësimit në NATO. Sipas tij „tani, kur po afrohet vendimi për marrjen ose jo të ftesës për në NATO duket qartë. Qeveria dhe mediat e kontrolluara prej saj po përpiqen fort të bindin opinionin për avantazhet e hyrjes në NATO.“
Revoltë kundër gjendjes së vështirë
Ndërkohë kreu i qeverisë, Djukanoviç shikon pas protestave qarqe „serbomadhe“ dhe klerike pas. Qëllimi i vërtetë i opozitës është marrja në mënyrë jo demokratike e pushtetit dhe pengimi i afrimit të vendit me perëndimin, u shpreh kryeministri në një intervsitë për televizionin. Sipas tij organizatorët e protestës gëzojnë mbështetjen e Kremlinit, që nuk e do forcimin e NATO-s në Ballkan.
Por kritikët thonë se Djukanoviç e thjeshtëzon shumë gjendjen me këto argumente. Shumica e qytetarëve nuk shohin si problem kryesor orientimin gjeopolitik të Malit të Zi, por mjerimin ekonomik, korrupsionin dhe shpërndarjen e vendeve të punës në administratën publike sipas oreksit të partisë qeverisëse. Rroga mesatare qëndron në kufijtë e 480 eurove, 15% e qytetarëve janë të papunë, sipas statistikave, që jo pak vetë i shohin si të zbukuruara. Për vite me radhë kritikat kundër Djukanoviçt kaluan pa asnjë pasojë, madje as akuzat e drejtësisë italiane që e cilësonin atë personalisht si kreun e kontrabandës së cigareve në vitet 90-të. Edhe BE ka kritikuar gjendjen e shtetit të së drejtës në Malin e Zi, si edhe sulmet e pazbardhura kundër gazetarëve.
Shoqëri e ndarë
Një sërë aferash, arrogance dhe “një hajdutëri e shëmtuar” e kanë dobësuar qeverinë mendon shkrimtari i njohur malazez Andrej Nikolaidis. Por protestat aktuale ai i sheh, ashtu si Djukanoviçi, si një përpjekje për të dështuar anëtarësimin. „Anëtarësimi në NATO do të thoshte dalje nga influenca serbe dhe ruse. Kjo nënkupton një kthesë radikale civilizuese, politike dhe kulturore”, shkruan Nikolaidis në një opinion tij për një portal online.
Opinionisti Blagoje Grahovac mendon ndryshe. Ish-gjenerali mendon se protestat nuk duhen reduktuar me dilemën e NATO-s. “Për shumicën e qytetarëve Milo Djukanoviç është simboli I fundosjes së plotë. Për një pjesë tjetër simbol i suksesit të plotë, shpresa dhe krenaria e tyre. Mali i Zi është mbërthyer në dy ekstreme: Pro ose kundër Djukanoviçit. Qytetarët janë të përçarë”, shkruan Grahovac në gazetën kritike “Vijesti”.
Shihet si me pak gjasa që ta marrë fjalën në fund kjo qytetari. Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, ka deklaruar Djukanoviç, dhe ai shfrytëzoi momentin për të tallur opozitën që nuk e mund dot prej “një çerekshekulli”. Edhe një referendum për anëtarësimin në NATO, kryeministri malazez e sheh si të panevojshëm.
Si gjithmon i njejti Teatet me Kishen Serbo Rruso Greke… Kisha Djallezore qe skan lidhje me Orthodhoksine e fjales se Krishtit Jeshua!!
Se len pa i futur hundet ne vende ku nu i takojne, shejterojn Kriminele njejt si ISIS. mullah Omaret, Janullatosi, Irinejet, ni fare jan!
Fiks fare
Ky pleh duhet larguar I sahat e mapar se e prishi vendin si sali berisha sasht ma I mir se Slobodan milloshevici
tan pasunin e malit te zi e ka viedh e ba per veti shqiptarve jav mohon te gjitha te drejta ci u tokojn ne at vend si kur popudhit tieter
!!nuk ka burra sot as trima! nuk kite vaxhduar ma gjat aij duhet larguar sa mapar asht dictator I rusis dhe I serbis.
Vetem ne Nato e ne BE mund te jete e ardhmja e Malit te Zi dhe tere kombesive qe jetojne aty, ndryshe shkojne drejt mesjetes,injorances, izolimit, varferise ekonomike dhe kulturore.
Idiot.Cfare perfitoj Shqiperia nga Nato? Asgje.Nato eshte organizate shkaterrimtare qe punon per interesat kolonialiste te korporatave dhe bankave private.Care perfituan vendet sidomos te Evropes Lindore? Rrembim,te pasurive,skamne,varferi dhe tani duan tu,mbushin rruget me refugjate dhe terroriste majmune afrikane dhe arabe.Mos,na,hapni barkun me idiotesira se keshtu na e hapet dhe me,Ameriken qe na premtoi cekun e bardhe.I puthet gomat e makines sekretarit te shtetit Xhejms Bejker dhe pasu ju premtuab cekun e baedhe, jo vetem qe na dhane leshte por na vodhendhe. Thesarin e shtetit.Te gjith floririn.
o nato ose ndarje
Mali I zi te lidhet me Rusine qe po forcohet bashke me,Konen se perendimin e mori lumi.Pederaste,droge,alkohol,familje te shkaterruara, degjenerim,krize ekonomike,krim ne maksimum, refughate arabe dhe afrikane kafshe kudo.Largojuni nga Perendimi sa me pare.Poshte Nato
Pse mos jane me mire familjet ruse ore demagog i b…. apo pijanecet e drogaxhit qe sillen rrotull neper rruget e qyteteve te Rusise apo krimi nuk ekziston ne Rusi apo cfare mjaft me demagogji komuniste ore kelysh te Janulles
Shkijet e vegjel e dine mire qe pa Rusine sot nuk do ishin shtet dhe nuk dun t’ia permbysin kupen kaq lehte!
Nejse ne p..DH te ropve shkofshin!
E LEXUAT MORE SHOKE???
E lexuat mire?
450€ rroga mesatare! Po, po! Plot 450 €!!
Mali i Zi me 600 000 banore dhe me rroge mesatare 450€!!!
Shqiperia me 3 milione, sa e ka rrogen mesatare?
150 euro !
Dhe dalin buqet e na japin edhe shembuj nga Kroacia , Gjermania apo Anglia !!
Kroacia e ka 700-800 euro ne muj rrogen mesatare!
Shko mor trap. 450 nuk e ka Sllovenia.