FOTO LAJM/ Nxënësit e dhunuar dalin në protestë: Të kthehet mësuesja që na rrihte

27 Tetor 2015, 10:14Sociale TEMA

Ndodh edhe kështu!

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Gjon Ndoci” në Bushat kanë braktisur mësimin, duke protestuar për rikthimin e mësueses Nevila Duraj në punë, e cila u pezullua pas publikimit të një video, ku ajo rrihte brutalisht njërin prej tyre.

Duraj u pezullua nga Ministria e Arsimit pasi rrahu një nxënës,i cili kishte shkuar në orën e mësimit pa detyra dhe ka bërë zhurmë në klasë duke prishur qetësinë.

E kam parë videon dhe ajo video është fryrë më shumë seç duhet. Dhunën nuk duhet që ta lejojmë, por mësuesja Duraj nuk është një person i dhunshëm dhe këtë nuk e ka bërë asnjëherë me ne. Është një rast i vetëm, për të cilin nuk e meriton të ndëshkohet sepse mësuesja jonë na ka mësuar me shumë dashuri dhe është përpjekur që ne të bëhemi sa më të mirë. Ju lutem ta rikthejnë mësuese Nevilën, sepse ne nuk do të bëjmë asnjë ditë mësim nëse nuk vjen ajo”, shprehet një nxënës për Panorama.

Unë vetë nuk e kam parë videon, por edhe pse mësuesja më ka goditur, e di që fajtor kam qenë unë sepse kam shkuar në shkollë pa detyra dhe kam bërë shumë zhurmë atë ditë duke prishur orën e mësimit. Në të gjitha herët e tjera mësuesja Nevila është sjellë mirë me ne dhe është munduar që të na edukojë ashtu siç duhet. Unë e kam falur e po ashtu edhe prindërit e mi, ndaj kërkoj që mësuesja ime të rikthehet në shkollë dhe të vazhdojë të na japë mësim sepse do të jetë shumë e vështirë që ta zëvendësojë dikush tjetër. Ne nuk do futemi në mësim derisa të rikthehet mësuesja”, ka deklaruar vetë nxënësi që u godit.

Edhe vetë prindërit kërkuan pak ditë më parë, që mësuesja të kthehej, pasi ata u shprehën se i kishin dhënë vetë leje asaj, që t’i godiste fëmijët e tyre.

12 komente në “FOTO LAJM/ Nxënësit e dhunuar dalin në protestë: Të kthehet mësuesja që na rrihte”

  1. Toti says:

    Ne jemi popull qe i meritojme te gjitha te keqijat e kesej bote, se vete i terhequm me trurin e peshkut qe e kemi.

  2. dhoro ne evro says:

    Mos te ngaterrojme gjerat….Pa perjashtim,te gjithe mbajme mend nje shpulle nga mesuesi sepse nuk kishim bere detyrat apo benim shume zhurme ne klase….Natyrisht,nuk duam te na preket femija por nje gje e lehte asgje nuk i ben…ne flasim per mesues qe edhe mbas shkolles i mbajme mend gjate dhe me respekt….te gjithe kemi qene trazovace….E keqja eshte kur nxenesi genjen apo merr rruge te keqe dhe prinderit e mbeshtesin…kjo eshte katastrofale per femijen qe ne moshe te rritur nuk premton per mire..

  3. rrapi tabaku says:

    mos shkoni ne shkolle po dilni rrugeve me vjedh,gocat te bohen prostituta vec prej inatit qe zysha spo kthehet

  4. LIGJI says:

    “Q…..U NENEN TE TE THONE BABA” …KJO ESHTE SHPREHJA E FAMSHME POR ME SE E VERTETE PER SHQIPTARET E PAGDHENDUR……!!!!!!!!!!!!!

    1. bea says:

      shum e vertet, por besoj ketyre femijeve ju eshte bere presion perseri qe ajo te kthehet ne pune…

  5. Vizioner says:

    “Dajaku ka dale nga xhehneti”,thonin pleqte.
    Shqiptari Dajak do.

    Rrif e vrit Enveri, e shqiptari thoshte “rrofsh e mos vdeksh kurre”, rrif e vrit Sali Berisha, shqiptari voto per te e bertit rrugeve “Sala babaji i Kombit”, Ilir Meta vidh e plackit ku mundet,populli voto per te, Edi Rama premton se po mori qeverine do te Rilindi SHQIPERINE E DO TE NXJERRE PARA DREJTESISE Kriminelin Sali Berisha me shoke, dy vjet e ca qeverisje (lexo Editorialin e Mero Bazes),fut ne Burg ca varfanjake qe mundohen te nxjerrin buken e gojes, dhe shqiptaret shpresojne tek Edi akoma!!!

    Dajak o vlla,dajak do shqiptari qysh ne femini,SI KETO NXENESIT, e pastaj te Duan,te votojne,te brohorasin,japin dhe jeten per ty!

    Kot nuk thonin “Pordhet mos ja ndigjo plakut,por fjalet”.

  6. altin says:

    ore a jeni ne terezi?po ne per ato kalamaj punojm e jetojm.Me mi prek kush ja boj yllin ne balle.Kulmi i manipulimit qe dalin ne proteste “na rrihni se na bo mire”.

  7. analist says:

    Elementi bazik qe e ndan epoken e barbarise/primitivizmit te nje populli nga ajo e qyteterimit eshte pikerisht ndarja e qarte dhe perfundimtare e nderveprimit njerezor nga dhuna. Keto pamje tronditese ne mbeshtetje te dhunesit tregojne qarte se ne si popull ende nuk kemi hyre ne epoken e qyteterimit. Dhe kjo situate shkakton edhe te ashtuquajturen Sindroma e Stokholmit, d.m.th kur i dhunuari adhuron dhunuesin.

  8. jamune says:

    cudia e radhes !!! cili eshte mesazhi qe percillet ?
    mundesiteË 1. nxenesve u eshte bere presion gje qe e thellon akoma me teper dhe e rendon situaten e mesueses ne fjale e cila ne vend qe te reagoje per cfare u pa nga te gjithe shkon akoma me tej..te reagoje prokuroria patjeter. dhe 2. vajmedet ne cfare epoke jemi akoma , ne te jaguareve..nje prind pasi sheh qe i rrihet femija nga nje mesuese qe vetem punen e saj nuk ka bere (ajo dhe koleget, pasi te jesh mesuese nuk do te thote te pish kafe dhe te shkosh te bertasesh e te godasesh per te mbajtur rregull, por te punosh e te lodhesh qe ti besh te binden) i jep leje mesueses te godase serisht femijen duke u rikthyer. nuk e di kjo eshte nonsense , tu vije turp te gjitheve drejtuesit te asaj shkolle/ mesueses/prinderve…!!!

  9. Hanxhiu says:

    Shumica këtu, “ja fusin pordhës” kot, pa i hyrë në thelb problemit…! Mësuesi që arrin të godasë nxënësin e tij,(megjithëse kjo është e gabuar) zakonisht është mësuesi që përpiqet me mish e me shpirt që t’i mësojë sa më mirë fëmijët…! Duket pak kondradiktore, por është shumë e vërtetë…dhe nuk e kanë kot nxënësit dhe prindërit e asaj shkolle (që për mua, pa i njohur fare, as ata, as mësuesen e tyre, meritojnë një bravo të madhe, për pjekurinë që tregojnë) Mësuesi që shkon në shkollë sa për të marrë rrogën (dhe fatkeqësisht të tillë ka shumë), “nuk e prish terezinë” mësuan apo s’mësuan nxënësit, kalon orën duke bërë gallatë dhe pret të bjerrë zilja, të iki në shtëpi…!

  10. Kol tivari says:

    Un e kam pa videon kur mesusja i bjen femijes e vetmja kritik qe mund ti bej mesuses eshte se ajo nuk eshte e rame duhet me i ra ma shum qe me i vetua ne kraje sepse ka fmi te poshter dhe pa edukate qe mund tja bjene mesuses shpirtin ne maje te hundes dhe e cuditeshme boll me duket me ba tan kyt gjurulldi per 2-3 shpulla aj duhet me pa nej dy muaj ne spital me ba ne kete menyre

  11. suzi says:

    Ajo femer nuk e meriton emrin njeri dhe jo me mesuese . Shqiptare jemi te tere dhe nje shpulle e tolerojme po ajo e rrahu ate femije ne menyre kafsherore kehtu qe nuk e kuptoj kete solidarizim me “mesuesen” e cmendur. Femijet te pyeten dhe te dale kush i manipulon dhe i perdor , manipuluesit duhet te denohen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje