Kuponi tatimor, hiqet burgu si alternativë e vetme. Debate për gjobën

28 Tetor 2015, 16:05Ekonomia TEMA

Mazhoranca nuk u tërhoq nga vendimi për ta trajtuar si vepër penale “moslëshimin e kuponit tatimor”, por u tërhoq nga propozimi i saj i parë për të dënuar menjëherë me 3 vite burg këtë vepër.

Lëshimi që bëhet është se, burgu do të jetë mundësia e dytë, pasi vepra është ndëshkuar me gjobë sipas ligjit tatimor, raporton TCH.

Partia Demokratike, që është kundër trajtimit të moslëshimit të kuptonit tatimor si vepër penale, nuk e pranoi si zgjidhje as këtë tërheqje të qeverisë.

Oerd Bylykbashi tha se, ligji e lë të paqartë se kush ndëshkohet penalisht, pronari i biznesit apo shitësi që nuk lëshon kupon. Ligji tatimor, që iu referua qeveria si zgjidhje, gjobit personin e pajisur me NIPT dhe jo shitësin.

Për këtë arsye, Partia Demokratike votoi kundër, duke e cilësuar ligjin një “tigër” prej letre, që ka për qëllim vetëm të trembë biznesin, duke rritur arbitraritetin. Qeveria thotë se, nëpërmjet ashpërsimit të Kodit Penal do të ulë informalitetin në ekonomi.

6 komente në “Kuponi tatimor, hiqet burgu si alternativë e vetme. Debate për gjobën”

  1. Eli says:

    Gjoba duhet ti vendoset shitesit jo biznesit. Me ka ndodhur 2 here personalisht qe kuponin nuk ma ka prere punonjesi dhe gjoba ka renduar mbi mua si biznes, megjithese i eshte thene punonjesit ta presi kuponin me mijera here…. ketu punonjesit jane te pa pergjegjshem nuk e cajne koken fare. Eshte turp i madh ne 2015 ta quani biznesin si kulak te kohes se monizmit. Edhe kur jemi te rregullt shteti te rrenon

    1. Cubi says:

      Deputete te opozites mbroni ligjin e 2008 se eshte i shkelqyer formalizon plotesisht ekonomine dhe ka sanksione te mjaftueshme por nuk u zbatua nga qeverisja e PD . Kodi penal gjithashtu ne rregull, shoqeria civile te filloje firmat per nje ligj per pasurite e pajustifikuara dhe te kerkojme 25 minimum per ata qe kane kete llij pasurie dhe ta shikojne keta qe kerkojne 7 vjet burg per nje kupon o burra te pastrojme politiken dhe parlamentin nga kriminelet qe kerkojne te burgosin hallexhinjte.

  2. Bardhi Tolabi says:

    Ne se je bosi i biznesit dhe nuk te bindet shitesja,ne vend te hash gjobat,pushoje shitesen qe nuk te degjon.Te siguroj se,menjehere do te paraqiten me dhjetra femra,te cilat do t’a preferonin ate vedn pune e do te ishin rigoroze ne leshimin e kuponit tatimor.Halli eshte,kur do shitesja sepse ajo as fiton e as humbet prej leshimit te kuponit dhe nuk doni ju boset,sepse ju fitoni per mosleshimin e kuponit e kjo nuk e zgjidh problemin vecse duke ju ndeshkuar..

  3. eli says:

    Nderroji sa te duash, te thash qe ketu jane te papergjegjshem ose gjoba le te vendoset edhe per biznesin edhe per shitesin dhe keshtu jemi ne rregull. Po jo mos denohet fare punonjesi qe eshte ne veprim te drejtperdrejte me kasen dhe leket. Administratori nuk mund te rruaje punonjesin 24 ore ne 24

  4. Bisnesi says:

    Mendoj qe per bisnesin te vendoset denimi me vdekje, kurse politikaneve tu shtohet rroga 3 milion euro he muaj meqenese lodhen shume per popullin fukara…

  5. eli says:

    Nuk jemi bose biznesi se nqs do te ishim nuk do gjoboheshim. Bos jane ata qe korruptojne ne dogana ,biznese vip. Po ka nje tendece per ti futur bizneset te gjitha ne nje thes a thua se te gjithe bizneset jane njesoj. E shifni si armik biznesin qe mban me rroga parazitet e shtetit…dhe perseri ndeshkohet ne menyre te pameshirshme si moralisht ashtu dhe ekonomikisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje