Shqipëria humb përfundimisht garën rajonale, i gjithë rajoni na e kalon në “Doing business 2016”

28 Tetor 2015, 09:55Ekonomia TEMA

Maqedonia ka arritur një rezultat spektakolar duke u renditur në vendin e 12 në botë. Shteti fqinj, që po tregohet shumë agresiv në konkurrencën rajonale për tërheqjen e investitorëve renditet i dyti në botë për nisjen e një biznesi, i 10-i për marrjen e lejeve të ndërtimit, i shtati për pagimin e taksave…

Me përkeqësimin e renditjes “Doing business 2016”, Shqipëria është pozicionuar përfundimisht në vendin më të keq në rajon për të bërë biznes, çka pritet të ndikojë ndjeshëm në tërheqjen e investimeve të huaja. Shqipëria ka zbritur 35 vende në raportin e “Doing Business 2016”, të publikuar sot nga Banka Botërore, duke shënuar rezultatin më negativ të viteve të fundit. Shqipëria renditet në vendin e 97, nga pozicioni i 62 ku ishte një vit më parë, ndërsa është ulur me 6.27 pikë. Të gjitha vendet e tjera janë përmirëuar ndjeshëm dhe shumica e tyre kanë marrë vlerësimin maksimal.

Maqedonia ka arritur një rezultat spektakolar duke u renditur në vendin e 12 në botë. Shteti fqinj, që po tregohet shumë agresiv në konkurrencën rajonale për tërheqjen e investitorëve http://www.monitor.al/investitoret-kapercejne-shqiperine-vershojne-ne-maqedoni/ renditet i dyti në botë për nisjen e një biznesi, i 10-i për marrjen e lejeve të ndërtimit, i shtati për pagimin e taksave.

“Ish Rupublika Jugosllave e Maqedonisë është ekonomia me renditjen më të lartë në rajon, në vendin 12 nga 189 ekonomi nga e gjithë bota. Ky vend ka rezultat të shkëlqyer në disa fusha të lehtësisë së të bërit biznes, si edhe ka ndërmarrë reforma në vitin e fundit. Për shembull, IRJ e Maqedonisë e ka thjeshtuar më tej procesin e hapjes së një biznesi duke futur detyrimin për regjistrimin online. Si rezultat, tani ky vend është vendi i dytë në botë me ecurinë më të mirë në fushën e hapjes së biznesit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Bankës Botërore.

Para Shqipërisë në renditje janë dhe Kroacia, në vendin e 40; Mali i Zi në pozicionin e 46 (dhe ai me një rezultat pozitiv); Serbia në pozicionin e 59 (edhe ai me vlerësim të mirë); Kosova në të 66 (me vlerësim pozitiv); Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 79 (me rezultat pozitiv). Bosnja ka qenë historikisht shteti që është renditur më keq se Shqipëria, për shkak të burokracisë së dy entiteteve dhe barrierave të mëdha administrative, por këtë vit edhe ai ia ka kaluar Shqipërisë./ Monitor

Renditja e Doing Business 2016

Maqedonia 12

Kroacia 40

Mali i Zi 46

Serbia 59

Kosova 66

Bosnjë Hercegovina 79

Shqipëria 97

16 komente në “Shqipëria humb përfundimisht garën rajonale, i gjithë rajoni na e kalon në “Doing business 2016””

  1. dikushi says:

    me briaelden, sonilen , luneden, dallendyshen, ergysin etj etj do permiresohemi ne biznes. kjo fare e keqe qe eshte mbjellur duhet shporrur

    1. Sajmir says:

      Mos harro Vilma Nushin e Vjollca Hoxhen miliarderet e rilindjes!

      Do behet my vend me briseiden e dallendyshen?!?

      Po ik ore laskar mbytu ne gropen qe te hapi rilindja!

      PLEHRA!

  2. tfgs1 says:

    nuk kishte sesi te ndodhte ndryshe,nuk behet Shqiperia me 90% sunite……….

    1. ruzhdi says:

      Edi Rama ku mbeti Rilindja yte o rrencak premtime boshe.

  3. El mariaci says:

    Kryesorja eshte qe koncensionin e mori djali i mamit dhe qe jaguaret do blihen pa tender, te tjerat rregullohen. Investitoret e kane me siklet te vijne qe kur pane ate strtehen e re me drita te kryeministrise. Ju duket si kazino dhe kane frike te shkretet se ne vend qe te fitojne do lene leshte nga nje zyre te tjetra.

    1. Pelasgian says:

      Per cilin koncesion e ke fjalen ?

      Per ate te hekurudhes ne Fier ?

  4. elona says:

    Si mund te besh biznes ne albanistan me minister ilir beqen dhe ben ahmetin???Me gjobevenesa ne cdo post kryesor,ne nje vend ku burimi me i madh i te ardhurave dhe punesimit:ndertimi bllokohet per vite me rradhe per bizneset dhe lirohet vetem kur dhe per ke u do qejfi ketyre hajdutave me cizme???

  5. korçari says:

    E Verteta del pasi nuk mund te mashtrosh par 4 vjet “rilindja”po del nje flluske sapuni ,O EDI RAMA beji te fala SANDER KATUNDARIT dhe LIKE FLORIRIT

  6. stela says:

    Uuuaaa si ka mundesi, Rilindja???????

  7. roneda says:

    Rilindjeeeeee!!!!!!

  8. Hanxhiu says:

    Mos shkruani gjera të tilla, sepse nuk na interesojnë…(???!!!)

  9. fermeri frajer says:

    shqipnija esht vendi i humbur.
    cdo gje per s mrapshi
    vetem hajna kriminela bythqima kurva e kurvare qe pallojn e pallohen,…
    shqipnija s do bohet kurr persa koh qe do ket shqiptare.
    a se shikoni sesi po ikin arapt nga vendet e tyre? nga lufta?
    edhe shqiptart kshtu do ikin perjet.
    komb shkerdhat qe kur nuk i ecen shkerdhatnija merr rrugen e kurbetit,por kur ka fat ne shkerdhatni rri atje si qent e tufes perreth kazonve t plenave

  10. A says:

    Nga reformat “e medha dhe te sukseshme” te Rilindjes se PS-se me EDI RAMEN ne krye, ne muajin DHJETOR 2015, shqiptaret do te jene ne kulmin e krizes ekonomike dhe sociale ne vend dhe data 1 JANAR 2016 shenon qe tavolinat e NATES se VITIT te RI e shqiptareve kane kaluar ne mizerabilitet total. Muaji janar 2016 shenon krize politike dhe krijimi dhe formimi i 2(DY) PARTIVE te REJA POLITIKE. Njera do te dali nga PS-ja. Tjetra do te jete komplet me njerez te ri. Kurse nga PD-ja nuk do te dali asgje, sepse asnjeri nuk duron sahanlepiresit, servilet dhe dallkauket e SALI BERISHES dhe LULEZIM BASHES.
    Deri tani ne Shqiperi kemi nje politike anti popullore, anti sociale, vetem vjedh, rrembe, grabit dhe shperdoro pasurite kombetare dhe taksapaguesin shqiptar.
    Nga kjo politike e mbrapshte anti popullore Shqiperia ka instaluar KAPITALIZMIN e EGER, PRIMITIV, SKLLAVOPRONAR dhe FEUDAL me karakteristika te theksuara kriminale dhe injorantesh. Ku sot KUVENDI=PARLAMENTI SHQIPTAR si asnje here tjeter ka vetem injorant, me procedime gansterash.
    Sot politikanet dhe pushtetaret e Shqiperise nga Evropa quhen, te DESHTUAR, por edhe GANGSTER.
    Periudhen e fundit po behet shkaterrimi i shtreses s mesme qe ka edhe biznesin e vogel, nga EDI RAMA dhe nga BIZNESI i MADH dhe MONOPOL.
    Veprimtaria e ketyre muajve e ashtuquajtures RILINDJE nuk ka bere asgje tjeter ku vendosur te zbatoje filozofine si ne teori dhe ne praktike te TAKSAVE dhe TATIMEVE te JASHTEZAKONSHME qe u vendosen ne kohen mbas dates 29 NENTOR 1944 me ardhjen ne fuqi te KOMUNIZMIT dhe te ENVER HOXHES. Kjo beri qe Shqiperia te kaloje periudha te veshtira mjerimi dhe varferimi. Kjo gjendje eshte sot nga ky fare debili-maskara EDI RAMA.

  11. Kapitalisti says:

    Si tha rama per deputetet kriminele qe ka futur ne lista? Po te me jepej rasti do i zgjidhja serish. Tallje kari me proletaret. Hahahhah.

  12. Pelasgian says:

    E fundit per cdo gje POZITIVE (paga mesatare , pensione , mireqenie , siguri , transparence , shendetsi , infrastrukture , turizem , drejtesi ,etj etj )

    E para per cdo gje NGEATIVE ( korrupsion , vjedhje , grabitje pronash , padrejtesi , kriminalitet , etj etj )

    Dhe gjeja me e ironike eshte se “Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve ” thone plehrat gjojash “kozmopolite” qe jan thejsht BYTHELEPIRSA TE CDO TE HUAJI !

    Te gjithe vendet qe na e kalojne jan vende me qeveri super NACIONALISTE !

    Maqedonia qe i trajton shqiptart si jevgj , Maqedonia qe nuk shitet tek Cezat e tek vendet qe kan presidencen e rradhes te EU , Maqedonia qe preferon izolimin ne vend te TRADHTISE dhe emrin se ndryshon !

    Serbia NACIONALISTE me ish-at e Miloshevicit qe s’kerkon as falje per krimet ndaj shqiptarve dhe as nuk e njeh Kosoven dhe LOBON fort qe ta pengoje ne cdo antarsim .

    Rezultati — Vend para nesh si kandidat EU , Vend para nesh qe nis bisedimet per antarsim , Vend para nesh qe merr investime nga EU

    Po ashtu edhe Mali i ZI

    S’ia vlen te “krahasohemi” me Kroacine e cila eshte vite drite larg nga ne !

    Kjo eshte “Rilindja” e Ahmetajve e Beqajve , e Frangajve , RIPJELLJA e Poshtersive !

    Nese keni 1 euro hajde investoni ne Shqiperi , identik si Berisha dje !

    Hajde pastaj e merre seriozisht nje vend te tille !

    O SA TURP ME QENE SHQIPKAR!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje