Ministria e Transporteve ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike për hekurudhën Fier-Ballsh-Fier.
Pd akuzoi Ministrinë se ia ka dhënë këtë tender djalit të Valentina Leskajt.
Në reagimin e saj, Ministria e Transporteve thotë se ka vepruar Brenda rregullave, por për këtë koncesion ka pasur vetëm një ofertë.
Reagimi i plotë i Ministrisë së Transporteve:
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës sqaron opinionin publik, se proçedura konkuruese për konçesionin për rehabilitimin e segmentit hekurudhor Fier-Ballsh-Vlorë, ka qenë e hapur dhe konform kuadrit ligjor.
Deklaratat e bëra nga opozita janë keqinformuese dhe nuk tregojnë realitetin.
Më poshtë janë të dhënat kronologjike në lidhje me këtë konçesion, që tregojnë se Agjensia e Prokurimit Publik ka bërë botimin për ftesën për ofertë në datën 8 qershor deri në datë 30 korrik 2015, rreth 50 ditë.
Ndërsa fituese u shpall oferta e vetme, që erdhi nga bashkimi i kompanive “ALB STAR” shpk dhe “Matrix Construction” shpk. Nga studime të shumta, infrastruktura hekurudhore në tërësi dhe ajo e këtij segmenti në veçanti, paraqitet tejet e amortizuar dhe kërkon ndërhyrje. Për këtë arsye MTI, nëpërmjet një politike të hapur zhvillimore për infrastrukturën e transportin në Shqipëri, inkurajon biznese, vendas apo të huaj, të ndërmarrin iniciativa të partneritetit publik privat për realizimin e projekteve infrastrukturore, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët.
Të dhënat për këtë konçesion.
Rehabilitimi i segmentit hekurudhor Fier – Ballsh dhe Ballsh – Vlorë do të jepet me konçesion për një periudhe prej 25 vjetësh, brenda së cilës do të përfshihen: Periudha për rehabilitimin e segmenteve hekurudhore dhe periudha e operimit.
Investimi parashikon rinovimin e linjës dhe investime për mirëmbajtje dhe mjedisin. Pas shqyrtimit të Draft Studimit të Fizibilitetit, me Urdhër Ministri 54, 10 Prill 2015, është miratuar studimi i fizibilitetit “Për dhënien me konçension të segmentit hekurudhor Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë”.
1- Në datë 18 Maj 2015, Komisioni i Dhënies së Konçensionit, i paraqet Ministrit relacionin e hartimit të Dokumentave Standarde të Procedurës Konkurruese, në zbatim të Ligjit 125/2013 dhe VKM 575/2013; dhe vendimin e datës 19 Maj 2015 për miratimin e këtyre dokumentave.
2- Me shkresë Nr. Prot. 3178, datë 2 Qershor 2015, MTI i dërgon për botim ftesën për ofertë Agjencisë së Prokurimit Publik.
3- Agjencia e Prokurimit Publik bën botimin e ftesës për ofertë në Buletinin e Njoftimeve Publike Nr. 22, datë 8 Qershor 2015, që mund të shihet në https://ëëë.app.gov.al/ep/2015_Arkiva_e_Buletineve.aspx.
4- Në datë 30 Korrik 2015, ora 15:00, Komisioni i Dhënies së Konçensionit hap ofertat për projektin, ku rezultonte vetëm një ofertë.
5- Në datë 26 Gusht 2015, ora 11:00, Komisioni i Dhënies së Konçensionit konstatoi se në sistemin elektornik të prokurimit kishte vetëm një ofertë, nga Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “ALB-STAR” sh.p.k. dhe “Matrix Konstruksion” sh.p.k. Në përfundim të vlerësimit të përpuethshmërisë me Dokumentat Standarte të Konkurimit rezultoi se Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive përmbushte kapacitetet dhe kualifikohet për fazën e mëtejshme.
6- Me vendim të datës 31 Gusht 2015, Komisioni i Dhënies së Koncensionit, pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i operatorëve “Alb-Star” sh.p.k. dhe “Matrix Konstruksion” sh.p.k., konstatoi se:
* Koha e zbatimit te punimeve 46 muaj
* Vlera e investimit 1,394,569,680 lekë (infrastrukturë)
742,000,000 lekë (pajisje)
* Vlera e “Fee koncesionare” është 2.2% . Aktualisht, palët janë në fazë negocimi të kontratës koncensionare.
Hahahahahahaahahaaaa, sa kom’ qesh……..
Po mire,o zoterinj nte ministrise,meqenese PD-ja akuzon se i keni dhene koncesionin djalit te Valentina Leskajt A ESHTE E VERTETE KJO??
Dhe a ka shkelje ligjore ne se e ka marre djali i Leskajt kete koncesion??
Si gjithmone pd bllof me shpifjet e saj.
Nuk i kuptoj akuzat e pd. Kam punuar inxhinjer ne hekurudha dhe gjendja eshte e renduar per shkak te amortizimit. Shyqyr qe vjen nje investitor crendesi ka emri, dhe ne direkt e sulmojme. Per mua kujdes duhet treguar ne zbatimin e projektit, ska rendesi kush e fiton aq me teper ishte nje kompani qe garoi
Po p se moj lili s’ishte transparent? Doje ti te konkuroje e se more vesh?
Uh sa keq po me vjen.
Motra shih te lexosh faqen e APP nese do ndonje cope, e mos lexo deklaratat e atyre qe ti japin ty, e per vete bejne per 4 vjet 1 milion euro nga puna e ndershme ne shtet,,,
A moj kellire e vlores
Kom qesh, pse paska pas vetem nje oferte dhe pse pikerisht paska qene e djalit te Valit……
…apo nderton me standart firma e Valit, sic ndertoi kullat te lulishtja e Ekspozites, si syte e vet qe ti dalin.
Katunarja e Elbasonit me burre pijanec ordiner, merr koncesione……
PO KETA TE PD PSE NUK I DHANE ME KONCESION ?
PASI E LANE NE MJERIM GJITHE SISTEMIN HEKURUDHOR TANI DALIN KUNDER ,DMTH E KANE BERE CDO GJE ME QELLIM QE MOS TE KETE AS NJE TREN NE SHQIPERI . SI NUK KA TURP AJO DEPUTETJA GOJE SHPELLE QE VJEN NE VLORE ME BENZ ,KUR SHIKON QE QINDRA STUDENT MEROHEN NE FUGONAT E VJETER PER TE SHKUAR NE TIRANE ,KUR VETE KA UDHETUAR ME TREN NE KOHEN E SAJ NGA VLORA NE TIRANE .
LERENI TA VENE NE PUNE HEKURUDHEN ,NE GJITHE EUROPEN UDHETON ME TREN .
KUSH ESHTE I ZOTI TA BEJ ATE PUNE LE TA BEJ ,NUK KA RENDESI I KUJT ESHTE .SHQIPTARET E KUPTOJNE KEQ KONCESIONIN. AI QE MERR KONCESION MERR DHE RISKUN E INVESTIMIT PASI LEKET DO I NXJERR NGA XHEPI I VET .
ATY E KISHTE KJO LILJANA BASHKE ME TE JATIN DEPUTET , PSE SE MORRI TASH 25 VJET. KJO EKONOMISTE I BERI LLOGARIT FET E FET SA DO FITOJ ARJANI PO SHPENZIMET DHE PUNEN E MADHE PER TA VENE NE PUNE I LLOGARITI ?
PUNE TE MBARE DHE MUNDESISHT VERENI NE PUNE ME SHPEJT SE 46 MUAJ .
E vërtetë është që gjendja e vijës hekurudhore nè pronësi të HSH është e keqe dhe ka nevojë që të përmirësohet. Firmat fituese duhetr të jenë të pajisura me me liçencë për të kryer veprimntari hekurudhore, në këtë rast atë mirëmbajtjes së vijës hekurudhore, si dhe atë të shfrytëzimit. duhet të jenë shoqëri aksionere me një kapital të madh.Në këtë rast nuk e dimë, por dimë vetëm që është një bashkim kompanish shpk.
Mendoj se duhetë ky konçension të anullohet dhe të ribëhen procedurat nga fillimi dhe ku duhet të marrin pjesë disa kompani dhe jo një e vetme, se në këtë rast nuk fiton oferta më interesante dhe më domosdoshme, po fiton vetëm ai që paraqitet.
Kjo bie era KORRUPSION !