Lufta ndaj informalitetit, Qeveria miraton fondin për shpërblimin e “spiunëve”

21 Tetor 2015, 19:52Ekonomia TEMA

Qeveria ka vendosur që t’i shtojë të ardhurat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me 10 milionë lekë të rinj.

Në vendimin e marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është përcaktuar që kjo shumë të përdoret nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për përballimin e shpenzimeve që kryhen në kuadër të nismës kundër informalitetit.

Më konkretisht, të ardhurat shtesë do të përdoren për: a) shpërblimin e informatorëve të jashtëm, për shkeljet e dyshuara dhe të vërtetuara nga administrata tatimore në fushën e përdorimit të pajisjeve fiskale nga subjektet tatimpaguese; b) blerjen e mallrave dhe shërbimeve, nga punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për verifikimin në vend të subjekteve tatimpaguese, për përdorimin e pajisjeve fiskale.

7 komente në “Lufta ndaj informalitetit, Qeveria miraton fondin për shpërblimin e “spiunëve””

  1. Formula1 says:

    Paska qene burr i mire
    shoku Enver qe shpiku
    spiunat 80 leksh.
    Kot e paskemi sha.

    1. Groga says:

      Ju lutem mos kopjoni Salen!

  2. beso says:

    Po per pensionet e parakohshme te ushtarakeve ne rezerve, mos valle do te mendoje ndonjehere qeveria?

  3. Ardenica. says:

    Nuk e di pse perdoret rendom fjala spiun. Pse te denoncosh shkeljen e ligjit qenka spiunllek? Te denoncosh se pronari plotson kot librezen e punes ,e nuk derth sigurime qe punetori neser te dal ne pension qenka spiunllek? PO ai qe nuk jep kuponin po vjeth djersen e popullit ,mashtron shtetin qenka i drejte e i “dashur” Quhet i drejte pronari qe punon me dy pale bordoro? PO per popullin qe nuk del ne pension, apo del me nje pension qesharak nuk u thenka se pronari qenka mashtrues e gjakpires? Per te drejten tone te behemi spiuna e kaluar spiunave.

  4. anticensurë says:

    kush flet normalisht për spiunllëk??
    ai që bën një gjë të kundraligjshme!!
    kush nuk e pranon akuzimin??
    ai që bën veprimtari të paligjshme!!
    njeriu i thjeshtë dhe në shumicën e rasteve injorant,dhe me ndjenjë inferioriteti për tu “barazuar”me këta që thashë më sipër!?
    sulmon dhe ai “spiunin”,”akuzuesin” me të gjitha forcat!e bën këtë sepse nuk i preket interesi ose nuk ia ka idenë se interesi i është prekur!!
    kur i preket interesi o këthehet në spiun dhe akuzues dhe ai!o merr një dorë parash dhe mbyll gojën!o nënshtrohet fatit!dhe e fundit e zgjidh vetë “problemin” me një veprim të kundraligjshëm!!
    si e thotë dhe ardenica!
    të denoncosh të kundraligjshmen!
    do të thotë të mbrosh veten tënde në rradhë të parë!pavarsisht se denoncimi nuk ka të bëjë direkt me ty!!
    do të thotë të mbrosh punën tënde në mbajtjen e shtetit,të mbrosh taksat e tua,djersën tënde!
    do të thotë të ngrësh një të ardhem të sigurtë për vete dhe pasardhësit e tu!!
    sa përqind e popullsisë janë në gjënjde ta kuptojnë këtë??

  5. spiro says:

    shume mire ben qeveria qe do paguaj spiun,po per veten e saj do paguaj spiun te shikoj ku vene 22 euro ne dogana per skanimin,po per konkurencen e pa ndershme qe i behet biznesit nga leket e pista qe qarkullojne gjithandej,po spiun per te gjithe multi miliarderet e gjykatave,po per abuzimet e cezit ,ska rendesi te kujt jane te gjithe derat nje turi kane.apo kjo eshte nje opium per gjithe popullin qe te zihen me njeri tjetrin dhe karvani i tyre te shkoje perpara.nuk besoj shume ne kete sterzgjatje te qeverive hajdute qe na kane ndjekur keto 25-vjet.per mua e gjithe keto reforma jane vetem per te gjetur nje sebep qe njerezit te hane kokat e njeri tjetri ,qe te mos kene mundesi te meren me realitetin qe na rethon.ketu nuk ka shprese,ketu ka hajdut qe po kthehen ne kriminela

  6. spiro says:

    po qeveria do paguaj spiun per te gjithe ata fshataret qe ne vend te punojne slane me cep pa mbjelle hashash,ata jane bere njerez te rendomte qe bredhin me foristrada e me arme e ska bythe njeri ti thote place,ata jane si ato bandat e skafistave qe u bene tmeri i 97,qeveria paguan spiun per ata qe punojne e mezi arijne te paguajne taksat per te mbajtur shtetaret qe vjedhin cdo gje.ku eshte ky shteti qe i la qytetet tre dite nen uje,pse spaguan spiun per te pare cfare po ndodh me administraten qe paguhet nga taksapaguesit dhe ata i bejne presion ketyre te fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje