Eksperti Zef Preçi në TemA TV deklaron se koncesionarët mbrohen nga barriera ligjore edhe kur dështojnë, duke futur duart në xhepat e shqiptarëve
Koncesionarët që kanë marrë përsipër të ofrojnë shërbim cilësor tek qytetarët, shpesh ofrohen nga kompani që nuk kanë lidhje me atë lloj shërbimi.
Madje jo vetëm kaq, por ligjvënësisit kanë krijuar barriera ligjore edhe për t’i mbrojtur këto koncesinarë edhe kur ata dështojnë.
Është eksperti i ekonomisë Zef Preçi, që në një intervistë për TemA TV, në anlizën e tij sjell argumentet e dështimit të shumë koncesioneve.
Preçi deklaron se “Shqipëria do të heq prangat ekonomike dhe ato fiskale vetëm me antarësimin e saj në BE” .
Preçi argumenton se qeveria shpesh iu ofron para koncesionarëve nga buxheti, duke thyer rregulllin e koncesionit, të cilin qeveria e jep tek privati për pamundësi paguese.
Eksperti argumeton se Shqipëria po ecën në rrugë të pashkelura, e cila mbart me vete riskun jo vetem fianciar por edhe të përkeqësimit të shërbimit qytetar.
Lidhur me kontratën me Rapiskan, Preçi thotë se kjo është një aferë që prek të dy qeveritë, atë të shkuarën dhe aktualen, marrëveshje të cilat duket se fusin duart në xhepat e shqiptarëve.
Tenderimet sipas tij më së shumti fitohen nga një grup klienteleist, në varësi të kahut që qeveris.
Preçi shprehet hapur se edhe në sistemin bankar ka korrupsion, i cili bëhet se në marrëdhëniet e ketij sistemi me qeverisë, ashtu edhe në marrëdhënien me biznesin, kur kreditohen kompani që nuk kanë aftësi paguese të huasë.
– See more at: http://www.tematv.al/video/eH1DmV44GxjFrQK#sthash.r71AzDGz.dpuf
Ja me ne fund nje ze i arsyeshem dhe nje shqiptar i mire!
E ke fjalen per F Nanon qe i dha koncension gjermaneve aeroportin kur ti ishe minister
Zef Preci eshte nje nga ekonomistet me te mire dhe me te ndershem qe kemi sot .Ato qe thote Preci ,per politikanet qe e kane rrjepur kete vend ,me gjoja koncensione ,jane forma me e ndyre e korrupsionit sot ne Shqiperi. Pse asnje qeveri qe vjen nuk padit koncensinet kriminale qe jane bere nga parardhesi ? Aresyeja eshte e thjeshte ,se jane te gjithe njesoj ,te gjithe per xhepin e vet dhe jo per ti sherbyer qytetareve .Nuk ka sot nje analize financiare per demet ,qe i jane krijuar shtetit shqiptar shitja dhe koncensinet e dhena ,nga mafia politike ,qe dhe kur largohet nga pushteti, jeton mes luksit. dhe miliona para ne banka .