Raporti i BB: 32.1% e shqiptarëve rezikohen nga skamja

20 Tetor 2015, 16:30Ekonomia TEMA

Numri i personave që jetojnë në varfëri ekstreme u rrit me tre herë brenda periudhës 2008-2012. Përfundimi, i cili tregon efektin dramatik që kriza ka patur mbi të varfërit, del nga shifrat e sapopërditësuara të Bankës Botërore.

Sipas standardit ndërkombëtar, Banka klasifikon si individë në varfëri ekstreme ata që jetojnë me më pak se 1.9 dollarë në ditë, të shprehura sipas standardit të fuqisë blerëse.

Sipas shifrave në vitin 2008, në Shqipëri jetonin vetëm 10 mijë e 900 persona nën këtë nivel të ardhurash, por në fund të vitit 2012, pas katër vitesh me rritje të dobët ekonomike, shifra e personave në skamje ekstreme kërceu në 30 mijë e 900 vetë duke zënë 1.06% të popullsisë së përgjithshme.

Ndonëse në pamje të parë, shifra 1.06% e varfërisë ekstreme duket e ulët, ajo fsheh një tjetër kërcënim.

Të dhënat tregojnë se një pjesë e madhe e individëve në Shqipëri i kanë të ardhurat fare pak mbi kuotën 1.9 dollarë në ditë, çka i bën ata gjithmonë të rrezikuar për të rënë nën nivelin e varfërisë ekstreme.

Sipas Bankës, Shqipëria mbetet vendi më i kërcënuar nga skamja ekstreme ndër ekonomitë e ngjashme në rajon, pasi një pjesë shumë e madhe e familjeve i kanë të ardhurat shumë më të ulëta sesa ato të vendeve të tjera.

Më konkretisht, sipas shifrave të bankës, aktualisht në Shqipëri mbi 32.1% e popullsisë jeton me më pak se 5 dollarë në ditë.

Në vendet e tjera fqinje, popullsia që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë varion nga 2% në Bosnje deri në 23.86% në Maqedoni.

Të dhënat e Bankës konfirmojnë edhe një herë se pas vitit 2008 progresi i Shqipërisë në luftën ndaj skamjes ka ngecur, e madje disa tregues janë përkeqësuar.

Disa ekspertë ngrenë shqetësimin se niveli i varfërisë mund të jetë rritur edhe pas vitit 2012, për shkak të ngadalësimit të mëtejshëm të ekonomisë në 2013-ën, por edhe masave shtrënguese të ndërmarra më vonë, jo vetëm në rrafshin fiskal, por edhe tregun energjetik./ TCH

8 komente në “Raporti i BB: 32.1% e shqiptarëve rezikohen nga skamja”

  1. perkthyesi says:

    Tej mase e dhimbshme! Nje komb me afersisht 2.5 milion banore, me keto pasuri qe i a ka afruar natyra, te vuaj kaq shume, eshte pak ta quash krim! Sigurisht faji qendron ne klasen politike shqiptare, e cila nuk e ka aspak mendjen per te punuar, vetem te vjedhe, teksa drejtesia i a ka futur gjumit per shtate pale qejfe. Zgjohet atehere kur leviz paraja e madhe! A do te cohet ne kembe sovrani, apo do qendroje i perkulur me barren e madhe te ketyre padrejtesive ne kurriz?

  2. Martin says:

    Duke dhene Rilindja e plehrave tendera oborrit te vet, ca te mbetet per popullin!

    VDEKJE RILINDJES!!!

  3. ne demokraci dy budallenj vlejne me shume se nje i mencur/ ainshtanj says:

    Me reformat e e edit varferia ka kaluar kufite me extrem te botes.
    Edi uli asistencen sociale ne vetem 16$ ne muaj.
    Mendoni per familjet qe i pashe me syte e mi si jetonin ku vetem dritat kushtojne 30$ ne muaj.
    Nje miku im, ish punetore specialist i ndermarrjes se 21 dhjetorit ishte pa pune me gjithe teshoqen. Punetor jo dembel si ca. Me femije. Mu mbushen syte kur me tregonte.
    Dhe edi me fmn dhe bb nuk kane as me te voglen ndjenje njerezore.
    Keta flasin varferi me dy dollare dita per person. Ndesa miku im jetonte me 50 cent ne dite vete i trete

  4. Berti says:

    Po qe doni jeten kshu o shqipetare. Futjani plumba politikaneve qe ju katandisen ne kete menyre. Vritini te gjithe politikanet nese doni te shihni drite se jeni qerruar pas tyre. Sa te flini gjume kshu do ngrleni. Shyqyr qe nuk jetoj ne ate vend qe ka kaq njerez te poshter.

  5. valbona says:

    perkthyesi ci ka dhuruar natyra shqiperise dhe sia ka dhuruar vendeve fqinje,ketu jane shkateruar pyjet lumenjta qytetet me ndertimet e bukura fushat i kan zaptuar fshataret me ndertime tre kateshe,deti eshte zaptuar me blloqe betoni,ketu natyra vetem hashashin po mbjell dhe korupsionin galopant,ik futja nje xhiro nga gjitonet se do e ndrosh mendjen se shpejti

  6. eklipso says:

    Dikush ti blejë Ramës një manual ekonomie të vitit të parë sepse me gomarllëqet që po bën do ngelë pa popull fare.

    Raporti flet për qeverisjen e dytë të Salës, por prapë kriza vazhdon të ndihet. Mjafton të shëtisësh pak më Shqipëri për ta parë me sy Afrikën.

  7. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

    Do not forget to get the receipt. Te tjerat jane detaje irrilevante

  8. albti says:

    DUHET KRIJUAR NJE FORCE EKSTREME E DJATHTE ME AFAT TE SHKURTER NE POLITIKE QE TE FUSE NE BURG GJITH SHKAKTARET E KESAJ VARFERIE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje