Operator i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike konstaton se ecuria e pagesave të faturave të energjisë po vijon me trend pozitiv drejt rritjes. OSHEE gjen rastin të falenderojë konsumatorët për besimin dhe bashkëpunimin në rrugën e rikthimit të ligjshmërisë në sektorit energjitik.
OSHEE gjithnjë e më tepër do të jetë e fokusuar në kryerjen e investimeve aq të nevojshme, përmirësimin e cilësisë së furnizimit, sjelljen ndaj klientëve dhe padyshim ofrimin e skemave sa më të mira për konsumatorët debitorë, me synim që edhe ata ti bashkohen ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.
Pas analizave të kryera, Këshilli Mbikëqyrës i kompanisë ka miratuar disa paketa lehtësuese për konusmatorët, familjarë dhe biznese debitore, jo vetëm në pagesën me këste të detyrimit, por edhe mundësinë e uljes së masës së kamatvonesës.
Kategoria FAMILJAR
Skema parashikon ndarje të kësteve në mënyrë të barabartë, në varësi të shumave (më poshtë tabela).
Në rast se familjari e paguan të gjithë detyrimin njeherësh, i ulet kamatvonesa me 70%.
Dhe në rast se abonenti do të paraqitet brenda 6 muajve nga firmosja e
aktmarrëveshjes për paguar detyrimin atëhere do të përfitojë 50% të reduktimit të kamatës në datën e mbylljes së detyrimit.
SKEMA E PAGESËS ME KËSTE – FAMILJET
Deri në:
– 100 mije lekë 12 muaj/këste
– 200 mijë lekë 24 muaj
– 300 mijë lekë 36 muaj
– 400 mijë lekë 48 muaj
– 500 mijë lekë 60 muaj
– 600 mijë lekë 72 muaj
– 900 mijë lekë 84 muaj
– 1 million lekë 96 muaj
– 1.5 milionë lekë 108 muaj
– 2 milionë lekë 120 muaj
– 2.5 milionë lekë 132 muaj
– 3 milionë lekë 144 muaj
– 3.5 milionë lekë 156 muaj
– mbi 3.5 milionë lekë 168 muaj
Kategoria PRIVAT
Për klientet e lidhur ne Tension të Ulët (TU) ofrohet pagese me këste sipas masës së detyrimit (shiko tabelën me poshte)
Produktet për bizneset e lidhur në Tension të Mesëm (TM) mbeten të pandryshuar, dmth afati maksimal i ripagesës bazuar në detyrimin ligjor për dalje nga rrjeti i OSHEE – 20 kv deri ne fund te vitit 2016 dhe 10/6 kv deri ne fund te vitit 2017
Për herë të parë, biznesit (kategoritë TU dhe TM) i jepet mundësia tu reduktohet me 50% kamatvonesa nëse paguan të gjithë detyrimin njëherësh.
SKEMA PER PRIVATIN
Deri në:
– 200 mijë lekë 12 muaj/këste
– 500 mije lekë 12 muaj
– 1 milion lekë 24 muaj
– 1.5 milionë lekë 36 muaj
– 2 milionë lekë 48 muaj
– 3 milion lekë 60 muaj
Kategoria BUXHETOR dhe JO-BUXHETOR
Bashkitë, afatet e ripagesës nuk kalojnë daten 30 prill 2019
Institucionet e qeverisjes qendrore dhe shoqeritë me kapital shtetëror afatet e ripageses janë sipas tabeles si më poshte
Në rast ripagese të detyrimit total nga te gjitha kategoritë ofrohet reduktim i kamatës në masën 50%
Për lidhjen e AKM keto kategori të drejtohen në Drejtorinë Qëndrore në Tiranë pranë sektorit të mbledhjes së debisë të buxhetore jobuxhetoreve – në departamentin e shitjes dhe arkëtimeve
Deri në:
200 mijë lekë 12 muaj/këste
500 mijë lekë 12 muaj
1 milion lekë 24 muaj
1.5 milionë lekë 36 muaj
2 milionë lekë 48 muaj
3 milionë lekë 60 muaj
Tjetër avantazh në skemat e mësipërme është fakti se mund të lidhin aktmarrëveshje të gjithë kategoritë që kanë debit ë krijuara ndaj OSHEE deri më 31 korrik.
Theksojmë se oferta e reduktimit të kamatës për të gjitha kategoritë është e vlefshme deri më 31 dhjetor 2015!
OSHEE do të vijojë të mbështesë konsumatorët debitorë duke u ofruar lehtësi, ndërsa me besimin e krijuar këto muaj, shoqëria po i përkthen të mirat e gjeneruara nga pagesat e faturave me investime dhe me shërbim cilësor të klientit!
Vete OSSHE eshte fajtore per kete katrahure, vete e la gjendjen qe degjeneroje ne kete menyre, e tani kerkon te mbledh parate. Ajo parate ti mblidhte ne kohen e duhur e ne raste te kunderte abonentit ti pritet rryma e prishet kontrata dhe jo te lihen me qindra-mijra familje e bisnese me vite te tera pa arketuar parate per energjine e konsumuar. Tani kerkon qe te paguhet kamatvonesa me 70%. Eshte qesharake, sepse eshte vete fajtore. keto fatura ose te falen 100% ose kamatvonesat te zerohen dhe te filloje nje epoke e re, por edhe ne vazhdim apsolutisht nuk duhet te leri faturat pa mbledhur me shume se dy muaj, duke i cuar qytetaret e bisneset ne pamundesi per shlyerje. Te gjeje menyrat e te vere rregull, sepse ne fund te fundit shqiptaret jane populli qe e blen rrymen me shtrenjte se kushdo ne bote.E rregulli nuk vihet pa patur ligje me penalitete penale per ata qe abuzojne me detyren.JU qe bete ckorrupsione gjigande me CEZ duhet te gjeni menyra per ti falur keto borxhe.