Albstar merr me koncesion hekurudhën Fier – Ballsh dhe Fier – Vlorë, investimi 20 mln USD

15 Tetor 2015, 09:27Ekonomia TEMA

Sistemi hekurudhor i lënë mbas dorë për gati dy dekada duket se, po aktivizohet sërish.

Agjencia Prokurimit publik shpalli fituese të garës për dhënien me koncesion të rehabilitimit, operimit dhe transferimit të rrjetit të transportit hekurudhor në linjat Fier – Ballsh dhe Fier – Vlorë” bashkimin e Shoqërive “ALB-STAR” sh.p.k & “MATRIX KONSTRUKSION”.

Vlera e investimit do të jetë 2.4 miliardë lekë ose rreth 20 milionë USD dhe nga burimet në Ministrinë Transportit mësohet se hekurudha do të transportojë naftën nga rafineritë e Ballshit dhe Fierit në parkun industrial të Vlorës, “Petrolifera”, raporton Monitor.

Forma e kontratës së koncesionit është R.O.T (Rinovim – Operim – Transferim).

Sasia mesatare e transportuar e mallrave / mineraleve për vit kalendarik pritet të jetë 2.5 milionë tonë dhe numri i pasagjerëve 307 mijë në vit.

Koha e zbatimit te punimeve është 46 muaj nga nënshkrimi i kontratës dhe vlera e investimit (pa TVSH) është 2,4 miliardë lekë

Afati i negocimit të Kontratës tuaj do të jetë 45 dite nga marrja e njoftimit të fituesit. Bashkimi Përkohshëm i Shoqërive “ALB-STAR” sh.p.k & “MATRIX KONSTRUKSION” sh.p.k, kërkohet t’i paraqesë Ministrisë së Transportit dhe infrastrukturës sigurimin e kontratës sipas formës se kërkuar në Dokumentat Standarte të Procedurës Konkurruese, në vlerën e 2% të investimit

12 komente në “Albstar merr me koncesion hekurudhën Fier – Ballsh dhe Fier – Vlorë, investimi 20 mln USD”

  1. E tmerrshme says:

    Te jete valle per te miren e popullit apo eshte thjesht pastrim parash dhe korrupsion?
    Kjo pasi eshte e veshtire te besohet mga ekonomistet se ky eshte nje ‘investim’ me leverdi per biznesin apo per qytetaret…???

  2. faro says:

    Cfare shpejtesije max do te kete hekurudha ?

    1. MENTORI says:

      @ faron // 10 km ne ore…Nese vrapon shpejt mund te arrish me perpara trenit ne Vlore.

  3. macoku me cizme says:

    Ose trasportohet mallra ose pasagjere. Jo te dyja bashke ?

  4. €€€ says:

    Thjeshte do vjedhin leket e hekurudha do behet si Kabul- Bagdat me lokomotiva nafte per interese te mafies qeveritare ktu e 25 vjete qe kane kaluar. Mjere ky popull gomar qe ngelen te fundit ne Evrope ne te gjitha drejtimet. Vendi me i keqe ne Evrope per te jetuar vjedhje e shkaterrim total.

  5. taso kume says:

    NUK ma do mendja per mallra ne VLORE pa nje fuqizim te portit te ri ne ZVERNEC DHE MUNDESIA ESHTE PASTRIM PARASHE OSE VJEDHJE ,thote mire komentusi i pare.

  6. kuq e zi says:

    albstar kush eshte e kujt eshte???
    kur eshte themeluar apo si firmat qe hapeshin e mbylleshin qe u implikuan me cez

  7. tahiri says:

    tani ministri Tahiri mund te mos perdori me makinen e tij per te trasportuar drogen

  8. Efendem arnaut says:

    Ka nje genjeshter te vogel por pa shume vlere per syleshet. Ne vitet me te mira te hekurudhave Shqiptare ngarkesa ne pjesen me te ngarkuar qe ishte ajo Dures-Rogozhine nuk I kalonte 1 meleon ton ne vit.

  9. Lili says:

    Dmth paguani shqiptare qe te fitojne edhe ma shume koncesionaret!

  10. nini says:

    LSI me Haxhinaston si perfaqesuse ,filloi ndfarjen e tortes ,si ne kohen kur kishin koalicion me Saliun dhe PD . Jane qeflio leku ,por me pronat e popullit .Cdo rruge ,port ,hekurudh ,po I jep me koncension ,dhe kjop eshte barre jo vetem per shqiptaret sot ,por dhe neser .Me mire ne opozite PS ,se sa me keta hajdut te specializuar te LSI . E rropen. Kete vend ,dhe rekordin e mban ky krrici minister ,qe nuk e di se cfar drejton .

  11. Paolo Capece says:

    Duke parë websitin e tyre, Alb star dhe Matrix Konstruksion nuk duken kompanite te sapolindur

    http://www.albstar.al/
    http://www.matrixkonstruksion.com/index.php

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje