Presidenti i Republikës do të lerë të hyjë në fuqi në heshtje projektligjin e ri të Procedurave të Tatimore, bënë të ditur burimet pranë Presidencës për Monitor
Presidenti ka zgjedhur të mos shprehet për projektin që 10 -fishon gjobat e biznesit duke konsumuar të gjithë kohën e nevojshme që i lihet presidentit për dekretim duk i hapur rrugë botimit në Fletoren Zyrate për të nisur në këtë moment zbatimin praktik.
Ligji i ri i miratuar në Kuvend në23 shtator, parashikon gjobitjen e një biznesi në masën 500 mijë lekë në rast se kanë kryer një punësim të padeklaruar në administratën tatimore si dhe në të njëjtën masë në rast se paga e deklaruar është më e vogël se sa ajo e paguar realisht.
Për bizneset e vogla, ligji parashikon gjobë në masën 500 mijë lekë në rast se identifikohet një shitje pa kupon tatimor ndërsa për bizneset e mëdha parashikohet gjobë në masën 10 milionë lekë në rast se identifikohet shitje pa faturë tatimore. Në ligjin e vitit 2008, këto shkelje gjobiteshin në masën 20 deri në 100 mijë lekë ose pezullim aktiviteti për deri tre muaj në rast përsëritjeje. Në një ndryshim të kryer në vitin 2012, këto shkelje gjobiten në masën 500,000 lekë për bizneset e mëdha dhe 250,000 lekë për bizneset e vogla. Ligji i ri e rrit gjobën në 500 mijë lekë për të gjitha bizneset*.
Gjobat në këto përmasa janë konsideruar si të palogjikshme dhe joefektive nga pikëpamja praktike. Arsyetohet se 500 mijë lekë gjobë për një faturë fiskale të palëshuar ose punonjës të padeklaruar është një barrë e mjaftueshme për të falimentuar çfarëdolloj biznesi të vogël në Shqipëri, shumica dërrmuese e të cilëve vështirë se kanë më shumë se sa 500 mijë lekë kapital.
Por gjobat për moslëshim kuponi tatimor për biznesin e vogël në masën 500 mijë lekë konsiderohen edhe më të palogjikshme se sa ato për punësime në të zezë, për shkak se janë të palidhura me dënim e krijuar për buxhetin e shtetit. Një biznes me xhiro 8 milionë lekë me dy gjon shkon direkt në faliment.
ligji eshte shume i ashper dhe dote jete shume i veshtire te zbatohet.gjobat per bniznesine Vogel duhet te jene ne Mazen e 30000 lekeve por efikasiteti i yyre qe te paguhen duhet te jete insistues.
Lufte me te gjitha mjetet dhe municionet kunder biznesit. Nje qeveri,duke patur minister z.Cani ne kete sektor,eshte e deshtuar. Gjobat do bejne qe shume biznese te largojne nga puna ata persona qe kane te padeklaruar,bile keta do pushohen me pare se te filloje zbatimi i ketij ligji; te tjeret do mbyllin aktivitetin, nje katrahur e vertet. Shteti nuk eshte partner me biznesin, atehere dhe bisnesi nuk ka pse te jete partner me shtetin; Ky ligj nuk eshte thjeshte nje ligje per gjoba,por eshte nje ligj per mbylljen e bisneseve; shteti duhet te pergatitet te hap ndermarje e njesi sherbimesh shteterore.
Ne vend te agjotacionit dhe propogandes eshte gjetur nje sistem i ri per vendosjen e diktatures ne dy elemente. Elementi i 1-re Super gjoba ne rastin me te mire per te trembur biznesin dhe me te keqin per ta blere ate pasi per te besuar te kunderten pra per te bere shtet duhet te kemi nje administrate tatimore super profesioniste dhe nje sistem drejtesie super te paster. Elementi i 2-te Prishja e ndertimeve me leje me urdher dhe brenda dites dhe pamundesine e bizneseve ndertimit per te gjetur te drejten ne prokurori dhe gjykate gje e cila i ben te kuptojne keto biznese se duhet te ulin koken perndryshe e di ci pret. “PER KE BIEN KEMBANAT”
Problemi asht,ma mire le te falimentojne hajdutet dhe te shporren nga tregu ,se keshtu ka me fitue ma i ndershmi,ma korrekti!
RIP biznesi shqiptar. me kete subjektivizem qe ka ne shqiperi cdo njeri mund te marri gjob.
Sa keq
Po administraten e ke kaq te kualifikuar zoti Kryeminister?Kaq te ndershme?D.m.th, qe te gjobise me te drejte dhe jo arbitrarisht?
Si do shmanget arbitrariteti i inspektoreve?
Kush e verteton se dy inspektoret qellimisht thone se nuk gjetem kupon tatimor???
Inspektoret tatimore,drejtoret e tyre dhe prokuroret dhe gjyqtaret tani do behen multi milionere nga rryshfetet e bisneseve qe mos falimentojne.Ky eshte FASHIZEM!!
Ky trp kryeminister e hedh shurren perpiete se ne kete vend nuk ka as opozite e as sindikata qe tja tundin themelet .Penalitetet duhet te jene ne raport me demin e shkaktuar jo ne keto permasa ,se i bie qe per nje pellembe qe mund ti japesh dikujt ,te te denojne me burgim te perjetshem
Po ligjin së ka bere z. Cani more zotëri.ligjin e ka bere Briseida.
Ajo i di te gjitha.
Ka PhD në Tax.
Do ftohet të drejtojë taksat e Anglise më thane, se ka patur shume sukses në shqiperi.
Cte të them
problemi kryesor eshte se votata blihen dhe aty ku votat blihen ,njerzit jane te pjerdhun, dhe nuk ka perendi qe i del zot???????????
Keto lloj gjobash jane komplet absurde , nderkohe KRIZA e ka kapur SHQIPERINE prej fyti . Qeveria duhet te ishte me mirekuptuese , keshtu do shkojme ne ZGJEDHJE te PARAKOHSHME .
O zoti Mero kte njoftim mbaje nje jave ne faqe te pare,jo ketu poshte,se ketu e lexojn vetem ata si une qe ta lexoj te gjithe gazeten. Faleminderit per mirkuptimin.
Dikushi
Koment i shkelqyer.