Pas eksperiencës jo fort të kënaqshme me “Crown Agents”, Qeveria ka kërkuar konsulencën e një tjetër kompanie private për administratën fiskale, këtë herë nga Gjeorgjia.
“Reformatics”, një kompani e drejtuar nga ish-kryeministri gjeorgjian Nika Giluri, është ftuar personalisht nga kryeministri shqiptar Edi Rama të asistojë doganat dhe tatimet.
Lajmi nuk bëhet i ditur nga Qeveria, por nga një organizatë biznesi përkatësisht Dhoma Amerikane e Tregtisë. Në faqen zyrtare të Dhomës thuhet se përfaqësues të Dhomës Amerikane të drejtuar nga presidenti Mark Crowford u takuan me drejtuesit e kompanisë “Reformatics”, të cilët janë ftuar nga kryeministri Edi Rama për të asistuar tatimet dhe doganat.
Sipas njoftimit, gjatë takimit drejtuesit e kompanisë gjeorgjiane kanë marrë informacione mbi mënyrën sesi fuknsionon sistemi i doganave me qëllim që t’i mbajnë në konsideratë gjatë konsulencës që do japin për qeverinë shqiptare.
Ende nuk dihet se cila do të jetë forma e bashkëpunimit apo kushtet e kontratës mes qeverisë dhe kompanisë gjeorgjiane. Burime konfidenciale i thanë Top Channel se kontrata me kompaninë gjeorgjiane nuk do të jetë si ajo me “Crown Agents”, e cila u instalua në Shqipëri për një periudhë dyvjeçare.
Sipas tyre, me shumë mundësi objekti kryesor i punës së kompanisë gjeorgjiane do të jetë të shqyrtojë mundësinë e bashkimit të administratave fiskale, pra tatimeve dhe doganave, në një institucion të vetëm sipas modelit amerikan.
Kjo është përpjekja e dytë ku Qeveria kërkon konsulencë për administratën fiskale duke kontraktuar kompani private nga jashtë. Sapo erdhi në pushtet ajo, solli në Tiranë “Crown Agents”, një kompani e mirënjohur britanike që u pagua rreth 8.5 milionë euro për të ndihmuar doganat shqiptare .
Por rezultatet sipas edhe vetë qeverisë ishin zhgënjyese. Ministria e Financave ka bërë zyrtarisht të ditur se për këtë shkak nuk do e rinovojë sërish kontratën dyvjeçare me këtë kompani, e cila skadon në mars të vitit tjetër.
Nuk ka nevoje te harxhoni para. Ndryshon i ligjet dhe shkurtoni procedurat e kontrolleve. Eshte e papranueshme qe policia kufitare te mos te kete te drejten e kontrollit te mallrave te drejte qe e ka vetem dogana!! Jepini kompetenca krimit ekonomik qe te ndale maunen ne rruge dhe ta numeroje mallin qe ka brenda. Crown kane tallur vetem bythen. Vijne nje taborr per te kontrolluar … nje dyqan….
E ka fanin Ben Blushi qe e shan Ramen.
Merni ke te doni mor te nderuar politikane idiote, per kaq kohe sa nuk ndeshkohet asnjeri me pushtet, e çrendesi ka emri apo origjina kompanive!.
Konsulente nga Gjeorgjia .A mjere ne per keta hajdute …Keto jane firma fantazma te krijuar nga politikane hajdute qe ne vendet e tyre kane ceshtje te hapura penale .
Gjeorgjia eshte shume me cop cop se ne .
Kompani fantazma te krijuara nga politikane te korruptuar dhe te lidhur me pushtetin. Ve bast po nuk eshte Rama mbrapa kesaj gjoja ” konsulence”. Turp per ne qe te na kontrolloj nje vend i botes se trete sic eshte Gjeorgjia. Shkurtoni procedurat, konsolidoni organizmat dhe ndershkoni maksimalisht ata qe bejne evazion fiskal. Mos u qurravisni kot se koti lart e poshte . Te gjitha keto gjoja kompani vetem sa krijojne burrokraci edhe vjedhin pa piken e turpit ne emer te ” konsulences”.
Nuk ka rendesi emri i firmes,pronari apo perfituesi eshte po i njete,zyra e T.Blair.