Lejet e ndërtimit u rritën me 607 % në prag të zgjedhjeve lokale, pjesa më e madhe u dhanë nga Bashkia e Tiranës

7 Tetor 2015, 10:10Ekonomia TEMA

Lejet e ndërtimit pësuan një rritje të vrullshme në prag të fushatës së zgjedhjeve lokale, sidomos në Tiranë.

Sipas Buletinit Statistikor të INSTAT, në tremujorin e dytë 2015 janë miratuar gjithsej 99 leje ndërtimi, me një sipërfaqe rreth 214.225 metër katror, nga vetëm 14 leje të miratuara në tremujorin e parë të këtij viti, raporton Monitor.

Nga 99 lejet e ndërtimit që janë lëshuar në të gjithë vendin në tremujorin e dytë vetëm në Tiranë janë dhënë rreth 70 për qind e tyre ose 64 leje. Pjesa tjetër, 23 leje janë në qytetin e Durrësit. Në Berat është dhënë vetëm një leje në Vlorë tre leje, në Fier 4 leje dhe në Shkodër katër leje.

Numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen ndërtesat për banim) zë 21,2 % të numrit gjithsej të lejeve, ndërkaq numri i lejeve miratuar për ndërtesa jo rezidente (ku përfshihen ndërtesat për hotele, tregtare, industriale dhe të tjera) zë 78,8 %.

Lejet e miratuara për ndërtesa zënë 55 % të vlerës së përafërt të lejeve të ndërtimit miratuar në tremujorin e dytë 2015, ndërkaq lejet e miratuara për punime inxhinierike zënë 45 % të vlerës së përafërt të lejeve gjatë së njëjtës periudhë.

Gjatë këtij tremujori, numri i lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja është përqendruar në qarkun e Tiranës me 64,6 % dhe Durrësit me 23,2 %.

2 komente në “Lejet e ndërtimit u rritën me 607 % në prag të zgjedhjeve lokale, pjesa më e madhe u dhanë nga Bashkia e Tiranës”

  1. X says:

    Na lini rehat se kemi halle te tjera per momentin. Si pershembull a u kap Ballisti me pistoleta apo me kallash. A u godit autobuzi serb me gur te rumbullaket apo me cepa. Keto duam te degjojme per momentin. Jeni ne ane te Bashes ma mer mendja se perndryshe nuk do e kishit nxjere ne kete moment kete lajm ? Ja hodhi Basha. Ta lajmeroni te beje tifo me Serbet neser sepse lajmi kaloj keshtu pa zjar fare dhe u mbyll dhe ky muhabet. Morines nje steke me cigare ne qeli.

  2. lokok says:

    po patjeter. lulushi e pa anijen qe po zhytej, dhe beri sa me shume para nga rryfshete prej lejeve ndertimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje