Udhëzimi i ri: Malli i konfiskuar do shitet me çmimin e tregut, jo në ankand

4 Tetor 2015, 15:44Ekonomia TEMA

Ministria e Financave po harton një udhëzim të ri për sekuestrimin e mallrave të bizneseve që konstatohen me shkelje.

Burime bëjnë me dije se ky udhëzim do të hyjë në fuqi njëkohësisht me ligjin e proçedurave tatimore dhe synon miradministrim e kësaj çështjeje.

Sipas burimeve në bazë të ndryshimeve ligjore ndër të tjera synohet që të shitet malli i konfiskuar me çmimin e tregut dhe të mos kalojë në ankand pasi kërkon kohë dhe shpenzime.

Gjithashtu një tjetër praktikë që mendohet të futet është ajo e konfiskimit të xhiros ditore të aktivitetit, në vend të mallit.

Në muajin e parë të nisjes së aksionit kundër informalitetit ka pasur një sërë konfiskimesh te mallrave pa fature, raporton Ora News.

Administrata tatimore mund ta sekuestrojë pasurinë e një subjekti sipas detyrimit vetëm pas vendosjes së masës së sigurisë mbi pasurinë, 30 ditë pas datës së urdhrit.

Dhe më pas nëse një biznesi i konfiskohet malli ai ka të drejtë që të paguaj detyrimet që i ka shtetit brenda 15 ditëve dhe në këtë mënyrë i rikthehet gjithçka është sekuestruar.

Në të kundërt gjithçka kalon në varësi të rezerave të shtetit të cilat realizojnë ankand dhe të ardhurat më pas përfundojnë në buxhetin e shtetit.

Bizneset mund të shfrytëzojnë të drejtën për ankim që iu jep ligji për kundërvajtjet administrative.

Sipas të dhënave të Open Data Albania deri në 31 gusht është dyfishuar numri i subjekteve tatimpaguese, të cilat kanë rezultuar nën masa bllokuese të pasurisë për detyrime tatimore të papaguara në afat.

Rrethi me më shumë subjekte tatimore për të cilat janë vendosur masa të sigurimit mbi pasurinë për ekzekutim të detyrimeve tatimore është Tirana me 6923 e ndjekur nga Fieri, Durrësi dhe Berati.

Aktualisht në vend numri i subjekteve tatimore me barrë siguruese dhe hipotekore për mospagim të detyrimit tatimorë, deri ne fund te gushtit kish kaluar masën e 10% të totalit të ndërmarrjeve qe flet për një situatë jo pozitive për subjektet ekonomike në vend. Kjo shifër mendohet të jetë me e lartë nëse marrim në konsideratë se aksioni masiv kundër informalitetit është shtrirë në shtator.

3 komente në “Udhëzimi i ri: Malli i konfiskuar do shitet me çmimin e tregut, jo në ankand”

  1. alo ushnja says:

    a ju q rrobte

    hyri viti I trete I qeverisjes dhe se degjuam nje here suksesin e ekonomise , vjeljen e taksave , mireqenien dhe cdo gje qe ky popull pret te degjoj , por vetem koncesione te ministria e transportit , ritje taksash , konfiksime te mallit, fjalen BURG mengjes e darke , fajin e ka ky , fajine ka ai qe per 25vjet bla bla bla

    skam shkop magjik
    sjam as gjykates as prokuror
    skam shumicen
    fajin e ka presidenti
    fajin e ka gjykatesi

    ajde ato motrat para mbrapa ishalla njerez te zgjebosur qe ne vend te zemres keni nje cop muti

    1. Argita_B says:

      Shume e drejte, kjo qeveri perveçfjaleve te bukura nuk ka sjelle asgje qe te kontriboje ne permirsimin e jetes se shtetaseve shqiptar! Mjeksia u premtua falas, kemi te bejme vetem me monopole ne fushen e farmaceutikes. Ekonomia do te rritej, kemi thyer rekordin e emigrimit, pra shqiptaret arratisen nga Shqiperia me teper se me pare!
      Vrasjet barbare shtohen per dite, ne mes te dites, mes te Tiranes!! Biznesi i vogel qe eshte dhe krijuesi me i madh. Vendeve te punes ne Shqiperi po sulmohet sikur te jene te gjithe kulake, me keq se pas luftes se dyte boterore nga diktatura e Enver Hoxhes!! Ne Shqiperi sot nuk guxon te hapesh nje biznes pasi presioni apo represioni nga administrata shteterore eshte maksimal! Si mund te nevstoj kush ne kushte te tilla, duhet te jeshe i çmendur qe te investosh parate e tua ne nje terren te tille.

  2. i says:

    do hapni dhe dyqane tani?? dmth ketej jepni pozicionet kyce me koncesion kurse nga ana tjeter po ktheni kohen e komunizmit me dyqane shteterore. shteti i ben konkurenc privatit hajde hajde…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje