Ahmetaj investitorëve francezë: Është momenti i duhur për të ardhur në Shqipëri

30 Shtator 2015, 14:02Ekonomia TEMA

Gjate vizites se tij ne Paris, Ministri Ahmetaj ka marre pjese ne nje takim me investitore te medhenj franceze, te organizuar n ga Konfederata e Sipermarrjeve te medha franceze, MEDEF. Pjesemarres ne kete Forum kane qene kompani te rendesishme ne sektorin e infratsruktures, energjise, sistemit bankar, sigurimeve, manifaktures etj.

Ministri Ahmetaj beri nje prezantim te performances se ekonomise shqiptare dhe mundesite e investimit ne shume sektore. Ai vecoi sektorin energjetik, per te cilin theksoi se Shqiperia po implementon paketen e dyte te ‎reformave ne energji, ne perputhje me direktiven e BE. Ai ftoi kompanite franceze te marrin pjese ne projektin e gazifikimit te vendit, per eksplorimin e blloqeve te lire te naftes apo edhe ne projektin per gazsjellesin adriatiko jonian IAP.

Është një interes i sipërmarrjes franceze për sektorët kryesorë të Shqipërisë, transportit, logjistika, energjia, turizmi, bujqësia dhe shërbimet. Sigurisht që prezenca franceze në Shqipëri nuk është aq e madhe sa do të dëshironim dhe I gjithë ky takim dhe kjo përpjekje shkon në drejtimin e tërheqjes të sa më shumë kompanive franceze, ashtu siç bëjmë për kompani gjermane, amerikane, italiane, kineze apo gjithçka tjetër. Pra, thënë ndryshe, kjo përpjekje është fokusuar për të tërhequr kompanitë franceze në ekonominë shqiptare. Ne kemi disa shembuj të mirë të kompanive franceze në Shqiperi. E theksova, nuk janë mjaft. Kjo është një përpjekje për të prezantuar reformat e qeverisë në këto dy vite, reformat kryesisht në përmirësimin e klimës së biznesit dhe thjeshtësimit të procedurave për investitorët e huaj.

Ndava me investitorët e huaj faktin që investimet e huaja në Shqipëri kanë rritje të konsiderueshme. Madje, tremujori I parë ishte një rritje rekord. Ndava me ta arsyet pse investimet e huaja janë në rritje dhe ndava me ta dhe arsyet pse duhet të nxitojnë të vijnë në Shqipëri për të investuar”, tha Ahmetaj.

Ministri theksoi investimet ne infratsrukture edhe ne kuader te procesit te Berlinit, ku nderlidhja mes vendeve te rajonit eshte ne fokus. Ahmetaj ftoi kompanite franceze te behen pjese e procedures konkurruese per zonen ekonomike te spitalles, per te cilen shprehu bindjen se do te jete nje nder me konkurrueset ne rajon.

Dixhitalizimi i sherbimeve publike per qytetarin ishte gjithashtu nje mundesi per pjesemarrje te kompanive franceze e cila u mireprit nga kompanite franceze. Se bashku me Banken Boterore kemi nisur nje projekt te perbashket per ngritjen e qendres unike te sherbimeve publike per qytetarin- tha Ministri, duke shtuar se ky eshte momenti i duhur per te ardhur ne Shqiperi.

Edhe per Ambasadorin e Frances ne Shqiperi Bernard Fitoussi, kompanite franceze duhet te rrisin prezencen e tyre ne Shqiperi dhe ky eshte momenti i duhur per ta bere kete.

Nder fushat me interes ishte gjithahstu turizmi, infratsruktura urbane, finanncimi i SME-ve etj.

 

Nje dite me pare Ministri Ahmetaj zhvilloi nje takim me Sekretaren e Shtetit per Tregtine, Artizanatin, Ekonomine Sociale dhe Solidare dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, znj. Martine Penville me te cilen u ra dakord per shkembime eksperiencash dhe trajnime profesionale te administrates, por edhe per bashkepunime konkrete ne nivel institucional ne fushen e turizmit social, te mbikqyrjes se tregut dhe mbrojtjes se konsumatorit, financimit te SME etj. Ahmetaj kerkoi mbeshtetjen e qeverise Franceze per avancimin e projekteve te nderlidhjes rajonale te iniciuara ne kuader te Procesit te Berlinit, per te cilin znj. Penville u shpreh tejet entuziaste edhe per faktin se vitin e ardhshem takimi i vendeve te rajonit do te mbahet ne Paris.

 

6 komente në “Ahmetaj investitorëve francezë: Është momenti i duhur për të ardhur në Shqipëri”

  1. Lili says:

    Investitoret ,qe nuk Kane ndermend korruptionin edhe shperllarjen e pa feve,pyesin shqiptaret e frances per si iu vajti investimi ne Shqiperi,edhe ketu kemi cka per te treguar!

  2. vlora.al says:

    Pse more Ahmetaj qelbesira ,ju mbaruan parate ketu ne shqiperi dhe doni te vidhni dhe te huajt tani ?

  3. linda says:

    Si duket nuk i jep me lek Cela me Menen lek nga oshee felliqesires

  4. Ledio says:

    Ky eshte Genc Ruli i PS…:)

  5. ghg says:

    Per nga zanati ky Genc Rulit i vjen anash se nje cope mesues gjuhe angleze eshte per nga hajduteria ja kalon me siguri.

  6. zaho says:

    ne qoftese ju o debila nuk krijoni kushte per shqiptaret qe te investojne prisni se do vijne kaposhat te hedhin xhixhat tek nje kosh plerash si shqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje