Industrisë së turizmit në vendin tonë shumë shpejt pritet ti shtohet një tjetër port jahtesh.
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës firmosi sot kontratën konçensionare për realizimin e një porti jahtesh në pjesën veriore të portit të Durrësit me një vlerë investimi prej 1.5 miliard lekë të reja, raporton Ora.
Ministri Haxhinasto e vlerësoi kontratrën dhe projektin si një sinjal pozitiv në funksion të zhvillimit të turizmit po ashtu edhe të punësimit të banorëve të kësaj zone:
“Sot realizojmë firmosjen e një kontrate konçensionare, e cila ka si objekt të saj realizimin e një porti jahtesh në pjesën veriore të portit të Durrësit. Projekti është i rëndësishëm sepse përveç investimit që arrin 1.5 miliard lekë të reja, rreth 15 milion dollarë, parashikon të ndërtojë gjithashtu mjaft objekte të reja në funksion të kësaj marine që do të investojë në infrastrukturën që do ti shërbejë këtij porti. Është port i rëndësishëm, i cili sëbashku me portet e tjera që po ndërtohen sot në Shqipëri do të ofrojë një sërë shërbimesh të rëndëishme, vecanërisht për marinat, shërbime të cilat në Shqipëri janë akoma në fazën fillestare.
Ky port vjen sëbashku me portin në zonën e Kavajës, një investim edhe ai i rëndësishëm rreth 45 milion dollarë. Me Portin e Shëngjinit rreth 5 milion dollarë, me portin e Bunecit në jug të vendit që është duke u trajtuar si kontratë konçensionare si dhe me portin e ndërtuar tashmë të Orikumit i cili është në fazën e plotësimit të të gjithë kuadrit ligjir për tu bërë një port i hapur ndërkombëtar dhe për tu shërbyer jahteve të cilat operojnë në zonën e detit Adriatik dhe Jon.
Këto janë sinjale shumë pozitive për industrinë tonë turistike, zhvillimin e porteve turistike me qëllim që të plotësojë edhe atë gamë të tjerë shërbimesh që kjo industri e ka të nevojshme. I uroj kompanisë shumë sukses, që ta realizojë sa më shpejt dhe brenda standardeve këtë port, në kohë sisgurisht. Gjë që do të sjellë edhe angazhimin e mjaft punonjësve, duke u bërë edhe një mundësi për punësimin e tyre në qytetin e Durrësit”.
Me pak fjale, edhe ate nje te vetem qe ka deri me sot shqiperia ne Orikum, e paska jashte parametrave nderkombetar dhe te paligjshem! Po ti bej nje here portin e Vlores o derdimen shtet se eshte turpi i botes qe ne portin e dyte me te madh te vendit, trageti futet vetem kur nuk ka ere!
Kush kompania koncensionare qe do te ndfertoj portin se nuk po e njohim,apo ershter ndonje kompani fantazme qe nuk I dihet oregjina .
Lejet e paligjshme, Edmond Haxhinasto duhet Asgjë. Në këtë pikë ka pasur tashmë 4 plane Marina. Tregojnë Phantom dhe Sokol Olldashi ka nënshkruar edhe një licencë në vitin 2013
Akoma pa transparence…ku eshte skicimi,puntoria,afatet,fitimi i vendoreve etj.Vazhdoni te qete,ne ju rruajme trapin.