Krahasimi i shpenzimeve mesatare për konsum mujor në vitin 2014 dhe 2009 tregon për një ulje të buxhetit për ushqime dhe pije joalkoolike me 5,3% dhe sidomos për grupin restorante dhe hotele me 33,4%. Gjithashtu, shpenzimet për pije alkoolike dhe duhan në vitin 2014 janë ulur me 9,9% krahasuar me 2009.
Intervistë me z.Gjergji Filipi, drejtor i përgjithshëm i INSTAT
Çfarë ka ndodhur me strukturën e shpenzimeve familjare, krahasuar me dy periudhat e tjera kur është zhvilluar kjo anketë, në 2009 dhe 2007? Si ka ndryshuar ajo?
Fillimisht le të shpjegojmë se çfarë nënkuptojmë me shpenzime familjare për konsum, të cilat përfshijnë çdo lloj blerje produktesh dhe shërbimesh për të plotësuar nevojat individuale të njësisë ekonomike familjare të zhveshura nga investimet, blerjet e pajisjeve afatgjata dhe qirasë së imputuar. Pra, e thënë më shkoqur, çfarë del nga portofoli i familjeve shqiptare për shpenzimet më frekuente, kryesisht në vlerë monetare, por duke përfshirë edhe produktet e konsumuara të prodhuara nga vetë familja (të vlerësuara me çmimet lokale).
Ndonëse shtrirja kohore e krahasueshmërisë midis ABF 2009-2014 (5 vjet) nga ABF 2007-2009 (2 vjet) nuk është e njëjtë, mund të thuhet se vlerësimi i shpenzimeve mesatare mujore për konsum të njësive ekonomike familjare me vendbanim të zakonshëm në Shqipëri, në vitin 2014 ishte 5,6% më i lartë i krahasuar vitin 2009, ndërsa vlerësimi i shpenzimeve mesatare mujore për konsum të familjeve në vitin 2009, i krahasuar me vitin 2007, ishte 5,2% më i ulët.
Nëse konsiderojmë shpenzimet mesatare mujore për frymë në periudhën njëvjeçare të kryerjes së anketës, rezulton se një individ në Shqipëri shpenzon mesatarisht rreth 18 mijë lekë në muaj për konsum nga të cilat: 8 mijë lekë për konsum ushqimor dhe 10 mijë lekë për konsum joushqimor. Shpenzimi mesatar për frymë për konsum ushqimor ndaj shpenzimeve gjithsej në vitin 2014, ulet nga 50% në vitin 2009, në rreth 44% në vitin 2014.
Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes vlerësohet se totali i shpenzimeve mujore për konsum të familjeve për vitin 2014 është rreth 52.6 miliardë lekë në muaj, në vitin 2009 ishte rreth 49 miliardë lekë në muaj, ndërsa në vitin 2007 ishte rreth 52 miliardë lekë në muaj.
Në vitin 2014, numri i familjeve në Shqipëri vlerësohet të jetë rreth 758 mijë, në vitin 2009 ishte rreth 747 mijë dhe në vitin 2007 ishte rreth 752 mijë.
Shpenzimet mesatare mujore për konsum të familjeve, të krahasuara për tre vitet e kryerjes së anketës:
Shpenzimet mesatare për ushqime dhe pije joalkoolike janë ulur me 1,6% në vitin 2009 krahasuar me vitin 2007. Uljen më të theksuar e kanë pasur shpenzimet për shëndet përkatësisht me 36,7% ndaj vitit 2007. Edhe shpenzimet për argëtim dhe kulturë apo shpenzimet për mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje të zakonshme të banesës kanë pësuar ulje të konsiderueshme përkatësisht prej 29,5 dhe 21,2% krahasuar me 2007.
Rritjet më të larta të shpenzimeve për konsum, familjet i kanë bërë për banesë, ujë, energji elektrike dhe qira të paguar. Kjo rritje ka qenë prej 16,3% në vitin 2009 krahasuar me vitin 2007. Grupet e tjera me rritje më të madhe të shpenzimeve për konsum në vitin 2009 krahasuar me vitin 2007, janë komunikimi ndjekur nga shërbimet e arsimit, përkatësisht me 13,1 dhe me 11,4%.
Krahasimi i shpenzimeve mesatare për konsum mujor në vitin 2014 dhe 2009 tregon për një ulje të buxhetit për ushqime dhe pije joalkoolike me 5,3% dhe sidomos për grupin restorante dhe hotele me 33,4%. Gjithashtu, shpenzimet për pije alkoolike dhe duhan në vitin 2014 janë ulur me 9,9% krahasuar me 2009.
Grupet që kanë regjistruar rritjet më të larta të shpenzimeve për konsum janë “Arsimi” me 118,6% dhe “Shëndeti” me 85,2%. Grupet e tjera me rritje të shpenzimeve për konsum janë “Argëtim dhe kulturë” me 43,2%, “Transport” me 25,5%, “Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike dhe qira e paguar” me 19,3%, “Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës” me 17,3%.
Anketa e buxhetit flet për ulje të peshës së shpenzimeve për ushqime dhe pije joalkoolike, një tregues pozitiv në pamje të parë, pasi nënkuptojmë më shumë shpenzime për arsim, kujdes shëndetësor apo edhe argëtim. A mund të themi që pesha për “ushqime e pije joalkoolike” është detyruar të bjerë për shkak të kostove më të larta të shërbimeve e shpenzimeve të tjera?
Krahasimi i strukturës së shpenzimeve ndër vite tregon për një ulje të pjesës që zënë shpenzimet për ushqime dhe pije joalkoolike ndaj buxhetit total, si dhe pijeve alkoolike dhe duhanit, me përkatësisht 5,1 dhe 0,6 pikë përqindje nga viti 2009 në vitin 2014. Në të njëjtën periudhë, rezultatet e anketës tregojnë për një rritje të peshës që zënë shpenzimet për arsim (me 2,2%), shëndet (me 2,1%) dhe argëtim dhe kulturë (me 0,8%). Pjesa e shpenzimeve që familjet i dedikojnë argëtimit dhe kulturës, përfshijnë shërbime kulturore si kinema, teatro si dhe gazeta, libra dhe pajisje të përpunimit të informacionit.
Këto rezultate japin një përshkrim të modelit të konsumit të familjeve në Shqipëri ku konfirmohet rënia e shpenzimeve për konsum ushqimor ndonëse për të arritur në konkluzione mbi arsyet përse kjo ka ndodhur, duhet të presim për të pasur seri kohore më afatgjata dhe studime të thelluara nga ekspertë të fushave.
Ju keni publikuar edhe një vjetar statistikor rajonal. Nga gjetjet tuaja, cilat mendoni se janë zhvillimet që institucionet përgjegjëse duhet të kenë parasysh, për t’iu përgjigjur me politika zhvillimi?
INSTAT solli për herë të parë për përdoruesit Vjetarin Statistikor Rajonal 2015, kjo nisur dhe nga kërkesat e përdoruesve, por edhe duke parë vendet e tjera europiane. Ky publikim rajonal ka një ndër qëllimet e veta të orientojë politikëbërjen në nivel më të disagreguar se ai kombëtar. Statistikat rajonale janë një bazë shumë e mirë për të kuptuar diversitetet që ekzistojnë midis rajoneve. Ky vjetar përmban 14 module, të cilat shërbejnë si orientim në kuadrin e një pamje sociale dhe ekonomike në nivel rajonesh. Ky produkt do të jetë pjesë e përvitshme në duart e përdoruesve për të monitoruar ecurinë e treguesve të një rajoni në kohë apo për ta krahasuar atë me rajonet e tjera, INSTAT do të rrisë gamën e treguesve çdo vit si dhe t’i harmonizojë ato në një kontekst europian për t’i bërë këto statistika të krahasueshme. Ky produkt do të jetë i aksesueshëm në website e INSTAT për t’u shkarkuar nga çdo përdorues i interesuar për fusha të veçanta. Një sërë institucionesh mund t’i përdorin këto të dhëna bazuar në gjetjet e këtij publikimi. Çdo fushë përkatëse është shoqëruar me gjetjet kryesore dhe analiza është mbështetur nga grafikë dhe harta.
Çfarë mund të thoni për nivelin e varfërisë dhe ashpërisinë e saj. Si janë rezultatet tuaja krahasuar me disa parametra të komunikuara nga Banka Botërore?
Të dhënat për nivelin e varfërisë dhe ashpërsisë së saj në Shqipëri janë nxjerrë deri më sot nga Anketa e Matjes së Nivelit të Jetesës (AMNJ) në Shqipëri e kryer nga INSTAT në vitet 2002, 2005, 2008 dhe 2012. Kjo anketë është krijuar me qëllimin që të masë nivelin e jetesës dhe varfërisë në Shqipëri nëpërmjet treguesve përkatës, si përqindja e të varfërve, ashpërsia dhe hendeku i saj. Anketa e Buxhetit të Familjeve kryhet për të matur nivelin e konsumit të familjeve në Shqipëri dhe strukturën e tij. Për rrjedhojë, këto dy anketa ndryshojnë nga njëra-tjetra si nga qëllimi ashtu edhe nga metodologjia e përdorur.
INSTAT po përgatitet të nxjerrë për përdoruesit publikimin “Hartat e varfërisë dhe pabarazisë në Shqipëri”, analizat e së cilës do të pasqyrojnë nivelin e jetesës nëpërmjet treguesve të varfërisë absolute, përqindjen e të varfërve, ashpërsisë dhe hendekut të saj. Kërkojmë pak durim nga ana e përdoruesve deri në përgatitjen e kësaj analize, besojmë për punë javësh.
Ju na dhatë vlerën mesatare të shpenzimeve familjare, e cila në vetvete është pak më shumë se ajo e anketës 2007. Sa llogaritet efekti i inflacionit ndërkohë? Për të kuptuar sa mund të blejë një familje mesatare sot, me shumën që rezulton krahasuar me atë të 2007?
Krahasimi i shpenzimeve mesatare familjare për konsum midis viteve të kryerjes së anketës, nuk para llogaritet duke përfshirë thjesht efektin e inflacionit midis këtyre periudhave. Ndryshimet e Indeksit të Çmimeve të Konsumit dhe Anketës së Buxhetit të Familjeve nuk mund të pasqyrohen njëkohësisht pasi IÇK ka si bazë pikërisht konsumin e shportës që vjen nga kjo anketë. Gjithashtu, edhe Irlanda që është partneri ynë kryesor vetëm, i përmend ndryshimet e çmimeve përgjatë periudhave të realizimit të anketave sipas IÇK, dhe nuk e deflaton shportën e konsumit, po ashtu si dhe shumë agjenci të tjera statistikore europiane, ndonëse metodologjia e kryerjes së anketës është e njëjtë në të gjitha vendet.
Ndër faktorët që duhen konsideruar për krahasueshmërinë e vlerës së shpenzimeve mesatare të konsumit, një prej dimensioneve më të rëndësishme, mbase më i rëndësishmi është fuqia blerëse e lekut, por nuk mund të lihen mënjanë edhe faktorë të tjerë determinantë, si vlerësimi apo zhvlerësimi i kursit të këmbimit të lekut ndaj monedhave, me të cilat kryhet importi i produkteve të shportës, niveli i përgjithshëm i të ardhurave të familjeve duke filluar nga luhatshmëria e pagave, shpërblimeve, remitancat apo të ardhurat e tjera, etj.
Duke kuptuar që ka një interes për një analizë të kësaj kategorie, INSTAT angazhohet që në të ardhmen e afërt, të konsiderojë me precedencë kryerjen e një analize të tillë, por për këtë nevojitet bashkëpunimi me disa aktorë kyç institucionalë dhe kërkimorë.
Monitor
Mire qe PUNE,BUKE,UJE,STREHIM,SHENDETESI,DREJTESI etj nuk i japin popullit,por TALLEN kaq paturpesisht me keto te dhena SKANDALOZE!!!
Ku i gjen keto shifra mashtruese ky njeri???
Pse nuk i studion qytetaret sipas te ardhurave dhe pastaj te nxjerre konkluzione???
50% e popullsise jane pa pune dhe kuptohet qe ata NUK KANE ASNJE TE ARDHUR VEC LYPJES!
Pra 100% e te ardhurave i8 harxhoijne per ushqim!!
600 mije jane pensioniste,pra te gjitheve pensionbi nuk u del per ushqim pa le te mendojne per te tjera!!!
PSE NUK FLET KY KALEMXHI se PSE NUK PERCAKTOHET MINIMUMI JETIK I NJEREZVE NE SHQIPERI duke e krahasuar me vate te QENVE???
Ka rrezik te dali se QENTE JETOJNE me mire se 70% e popullsise ne Shqiperi!!!
Po normale qe dalin ato shifra se ne llogari futet edhe ai 5% qe ben shpenzime marramendese. Futen edhe familjet e te afermit e politikejve, apo te miqve te tyre 135 milion eursh.
Nese do te behej duke studiuar vetem shtresen e varfer sic thua ti atehere shifrat sigurisht qe do te dilnin shume ndryshe. Por kjo nuk do te quhej me statistike, apo jo!?
Sigurisht qe njerezit shpenzojne shume per ushqime, por mos harro se kohet e fundit eshte shtuar shume edhe kosto per energji, uje, arsim e shendetesi duke bere qe te ndryshojne raportet ne total. Si ia bene zotrote, e paguan energjine qe eshte dyfishuar, po kur semuresh si ia ben a i shpenzon ato pak kursime qe mund te kesh, etj etj.
Pra analiza duhet bere ne planin, a jane me mire shqiptaret me kete strukture shpenzimesh? Per mendimin tim jemi akoma ne fazen e mbijeteses, pasi minimalisht 50 % e shpenzimeve per ushqime eshte teper e larte qe nje familje te kete nje jete normale sipas standarteve te BE. Sidomos duke marre parasysh qe pjesa tjeter shkon per energji, uje, shendet, arsim e veshmbathje. Fare pak kursim, e fare pak argetim e kulture.
@ Juri!
Para 90-tes cdo familje merrte me tallon nga 1 kg mish ne muaj!
Nje pjese e pushtetareve,drejtoreve,kryetareve,veterinereve,shofereve te shefave te te gjitha rangjeve et, merrni pervec tallonit disa here me shume neper kooperativa etj!
Ne nderrmarrjet e mishit,sallamit,qumeshtit,gjalpit etj puntoret vidhnin cdo dite nje sasi te konsiderueshme te mallit,por qe ne statistikat e shtetit llogariteshin si te shpenzuara!
Neper kooperativa cobanet,veterineret raportonin se UKJU u kishte NGRENE me dhjetra dele,qingja,keca,dhi e cjepeetj,por qe ne fakt i hanin vete apo ua shtronin shefave kur vinin ne stane!
Po te gjitha keto futeshin ne cstatistikat e shtetit!
Pra shumica e shqiptareve hanin 1 kg mish me tallon,ndersa mesatarja e vendit dilte mbi 10 kg per person mish ne muaj!!
Pse cfar kujton zotrote se perse na e dha ORGANIZATA BOTERORE E USHQIMIT cmimin boteror ne atehere?
Po ja ne baze te ketyre shifrave!!!
Edhe Sali Berisha keshtu raportonte ne Europe,qe na nxorri vendin e dyte ne Europe pas Gjermanise!!!
E ke vene re se qeveria raporton cdo vit rritje rrogash e pensionesh me PERQINDJE e jo me shuma reale lekesh te rritur?
Ne bote,shifrat e rritjes qe behen ne Shqiperi 2% duken marramendase,se andej rrogat i kane shume te larta dhe rritjet e pensioneve behen me 0.1 %,pra shifrat shqiptare bejne buje,se ata nuk e dine qe rrogat e pensionet ketu jane “KU THERRET QAMETI”!!!
Nga ana tjeter kjo behet me PERQINDJE edhe per te fshehur realitetin e rritjes se rrogave te larta!
Ne se kryeministrit i rritet rroga ne vit 2%,atehere ai do kete nje shtese mbi 50 mije leke ne muaj,ndersa nje pensionisti,kjo shtese prej 2% do t’i rrise pensionin vetem 2 mije leke!!!
Populli do buke,o Juri e jo statistika mashtruese!!!
Dhe ne fund:
Ku i mori ky staticien shifrat e shpenzuara nga shqiptaret?
Mos valle ne i regjistrojme diku shpenzimet tona mujore???
Ne se tek ne INFORMALITETI eshte GJIGAND,doemos qe edhe te dhenat jane mashtruese!!!
Shteti nuk di sa punonjes jane te regjistruar neper firma por qe punojne ne te zeze e jo te gjeje se CFAR HA UNE!!!
PALLAVRA ZOTERINJ ,pallavra!!!
Ky djali ia fut pordhes e reciton disa tabela qe nuk i kupton as vete.
Ndryshe si do shpjegohej ulja e konsumit te alkoolit dhe rritja e pullave te akcizes per alkool? Apo amortozohet nga informaliteti? Nese po, dmth asnje e dhene nuk eshte e sakte dhe rrjedhimisht analiza dhe konkluzionet jane gjepura.
Dikur thonim se …”QEVERIA E DI SA LUGE E PIRUNJ KEMI NE SHTEPI”!!!
Dhe kjo bazohej se shteti i kishte ne dore RROGAT,PENSIONET,ndihmat sociale dhe ato per invalidet etj!
Pra gjithcka i kishte shteti ne dore dhe mund te besohej qe ashtu ishte!
Por sot,qe shteti,jo vetem NUK KA GJE NE DORE,por as vete NUK E DI SE KU ESHTE!!!
Sot shteti nuk ka qene ne gjendje te perpiloje listat e sakta te zgjedhesve,kur ne ato akoma futen edhe te VDEKURIT,pa folur per MASHTRIMET QE JANE BERE PER MIJRA GJOJA TE RREGJISTRUAR RISHTAS,para zgjedhjeve ne zona te NXEHTA per te permiresuar raportet!!!
Sot shteti nuk eshte ne gjendje,ose NUK MERR GUXIMIN TE CAKTOJE MINIMUMIN JETIK TE NJERIUT,qe pas saj te caktoje edhe rrogat,pensionet etj!!
Kete nuk e ben se nuk do qe t’i DALE KALLAJI “MIREQENIES” DEMOKRATIKE,qe na trumbetohet per 25 vjet rresht!!!
Sot shteti nuk eshte ne gjendje te dije se sa njerez jane realisht tre PAPUNE,me emra,adresa etj!!
Nuk di sa te PAPUNE ka,sa te pastrehe ka etj!!!
Shteti nuk di se ne cfare DEREXHE jane administratat publike,vecanerisht ajo e SIGURIMEVE SHOQERORE QE JANE BERE KANCERI I PENSIONISTEVE!!!
SIGURIMET SHOQERORE JANE NDARE SI PLACKE LUFTE MIDI*S CAMEVE TE PDIU DHE LSI-se dhe qeveria nepermjet Ministrise se PUNES etj ben sikur nuk di gje!!!
Ne Tirane DRSSH e ka nen HYQEM LSI-ja,qe e ka kthyer kete institucion ne VARRIN E PARAKOHSHEM TE MOSHES SE TRETE!!!
Nuk mbaron kurre pune ne kete institucion pa futur MIK apo dhene ndonje KAFE qe shkon msa nje PENSION MUJOR!!!
Babai im ka 4 muaj,qe nuk merr pension,sepse e sorollatin padrejtesisht,vetem se ai nuk ka dhene gje!!!
SHTETI HESHT se eshte i gjithe i KALBUR NGA LART E DERI POSHTE!!!
Te takosh drejtorin e DRSSH Tirane eshte njellloj sikur te takosh OBAMEN!!!
MJERE KY POPULL ne dore te kujt ka rene!!!
Ne cdo vend tjeter shtrejntimi per arsim shendetsi e kulm mbi krye Kaq te madhe do kishte shkaktuar révolu ion!
po ne shqiperi delet flejnee ujqit gryen gjithe pasurohen kombtare!
Mire e ke ti o Vasilqi, ku I gjeti kto shifra ky ? Por te lutem me shuaj nje kuriozitet : po ti ku i gjete shifrat qe po na I servir ne komentin tend? Ka vetem dy mundesi. ,ose ke ndonje institut studimesh ,ose ja ke fut ashtu kot ne tym. Tashti pyetja eshte neqoftese ky Gjergj Filipi na jep ca shifra qofte edhe te gabuara por del garant me emrin e tij, dhe perballe tij Del ti me ca shifra te tjera por me emrin Vasilliqi. Atehere ke duhet te besoj une mor aman se na e bête mendjen pordhe.
Ti “shvejku” me siguri nuk je ai i zgjuari i Hashekut,por servili i qeverise!!!
Duhet ta mesosh se “shvejk-et”,”nastradinet”,”migjenet”,”Kol Tivaret” etj,kane qene OPOZITE E SUNDIMTAREVE e jo SHERBETORE TE TYRE sic ben ti!!!
Po, une e kam nje “INSTUTUT” studimesh:REALITETIN SHQIPTAR TE MJERE!!!
Le ta provoje ky Gjergji staticieni apo edhe ti “shvejk” Sanco Pancua,qe te SHPALLNI ….MINIMUMIN JETIK TE POPULLSISE dhe atehere hajde e bej debate me mua sa te duash!!!
Keto llogari dhe shifra qe japin keta LOLOT e qeverise nuk tregojne realitetin e jeteses se popullit shqiptar,por nje mesatare te RREME!
Ne keto shifra mesatare futen mbi 1 milione shqiptare te PA PUNE,PENSIONISTE,LYPSA,MBKLEDHES KANOCESH APO SKRAPI …..bashke me disa QINDRA MILIONERE APO MILIARDERE!
Shumica e shqiptareve vertete shpenzojne per drita,uje etj,por shifrat e tyre jane qesharake krahasuar me shpenzimet e medha te ketyre miliardereve, qe USHQIMIN e kane sa 5% te te ardhurave te tyre mujore,ndersa te PAPUNET,PENSIONISTET e kane sa 70-80% te e te ardhurave!
Mos harro se ne se miliarderet kane ne cdo dhome telefon apo aparate elektroshtepiake te sofistikuara,shumica e shqiptareve jane nen nivelin e 1-2 llampave ndricimi!
E pra nuk behet krahasimi keshtu!
MJERIMI i shqiptareve duket hapur edhe ne shtimin e perditshem te refugjateve drejt Europes!Nuk ikin kot keta ashtu per tangerllik!
Po ato qindra familjet e NGUJUARA ne te gjithe veriun e Shqiperise,qe nuk kane asnje te ardhur,as ndricim,as uje,as telefon etj,me meshkujt te vrare apo te arratisur maleve,ku i fut ky Gjergji??? Apo edhe ata hane e pine brenda mesatares se pergjitheshme???
Po ata mijra shqiptare qe ushqehen duke i marre ushqimet me LISTA si ne qytet aq me keq ne fshat dhe qe para zgjedhjeve ua SHLYEJNE PARTITE POLITIKE per t’u grabitur votat,a i fut ky Gjergji ne keto shifra???
Po ato MILIArda leke kredi TE PASHLYERA QE KANE QYTETARET APO BIZNESET A I FUT NE LLOGARI KY GJERGJI???
PO miliardat E GRABITURA NE BANKEN E SHQIPERISE dhe qe i mungojne shtetit shqiptar,ku i fut ky Gjergji??
Po INTERESAT marramendase qe paguan shteti cdo vit nga BORXHET e marra nga FMN apo Banka Boterore,ku i fut ky Gjergji???
Po MILIARDAT, qe u fal shteti ish te persekutuarve cdo vit mos valle futen edhe ato ne te ardhurat dhe shpenzimet tona??
Po qindra mijrat e PRONAVE qe Berisha ua fali ushtareve te vet pas zgjedhjeve te 23 qershorit,a futen ne keto llogari???
Po dhjetra MINIERAT E KROMIT,BAKRIT,HEKUR NIKELIT,PUSET E NAFTES etj qe jane dhene me koncesion dhe NUK I JAPIN ASNJE LEK SHTETIT,ku i fut ky Gjergji???
Po KONCESIONIN KRIMINAL TE Fatos Nanos me gjermanet e RINASIT,qe per 20 vjet jo vetem bllokuan perdorimin e aeroporteve te tjere te Shqiperise,vecanerisht ai i Kukesit i sapo ndertuar atehere FALAS nga ARABET,ku i fut ky Gjergji??
Dhe qershia mbi torte,o shvejk:
-U grabit ARMATIMI dhe MUNICIONI GJIGAND i ushtrise,por ne ARKEN E SHTETIT nuk u fut asnje QINDARKE,kur vlera e tyre i kalonte disa DHJETRA MILIARDA EURO!!!!
Eshte KRIM te tallesh me MJERIMIN E POPULLIT kur shteti akoma pas 25 vjetesh KAPITALIZEM nuk ka llogaritur MINIMUMIN JETIK te njeriut,i cili eshte BAZA e llogaritjes se rrogave,pensioneve,ndihmes ekonomike,trajtimit te invalideve etj!
Me kete te maten pushtetaret e jo te krekosen se po na e rrisin pensionin 1.14% ne vit,qe ne fakt nuk eshte rritje ,por indeksim i inflacionit dhe rritjes vjetore te cmimeve!
SHQIP:
KETO “RRITJE” JANE VETEM MASHTRIME!!!
Nga kjo qe shikoj me larte shqiptaret me shume kan shpenzuar per ushqime ne 2007 se tani ne 2014, po mbajne barkun me dor shqiptaret dhe po paguajne korentin qe e coi kryeministri yne cmimin njelloi si ne evrope kur rrogat dhe pensjonet ne shqiperi jane si ne somali. Bare do hame vetem partia te na rroi sa malet
Kuptohet qe politika shqiptare, qeverite shqiptare jane kujdesur keto 25-se vjet vetem per shtrengim rripi te shoqerise shqiptare.
Kjo vjen nga vjedhjet, grabitjet dhe shperdorimet marramendese qe bejne politikanet dhe pushtetaret tane te kallepit vagabond, gangster dhe kriminal taksapaguesit shqiptar dhe pasurive natyrore te Shqiperise ne te gjitha menyrat e mundeshme nga takemi i SALI BERISHES, FATOS NANOS, ILIR METES, EDI RAMES dhe LULEZIM BASHES me “kompanite” e tyre mafioze dhe korruptive.
Po te vesh re duke filluar nga cmimi i karburantit kemi cmimin me te larte ne bote, vendin e 8(tete) ne bote, pa fillur se sa i kemi te ardhurat mujore per fryme dhe familje.
Tani e fundit, megjithese arsimi, kultura keto 25-se vjet vetem shkatarrohet, familjet shqiptare harxhojne cdo muaj 4,1 perqind te te ardhurave per arsim. Kur ne nje kohe qe shteti me zdroms i Bashkimit Evropian, Greqia, familja greke harxhon 2,1 perqind te te ardhurave, kurse mesatarja e Bashkimit Evropian eshte 1,1 perqind, kurse me te ulten per harxhim per arsim per familje e ka Lituania 0,5 perqind nga buxheti familjar.
Nga do qe ta kapish, politika, pushteti, politikanet dhe pushtetaret tane si te pozites dhe te opozites, te shumices dhe te pakices te ngelin ne dore si mashtrues, genjeshtar, demagog, grabitqar, shperdorues dhe hajdut.
Prandaj ne sot jemi populli me varfer dhe i mjeruar ne Ballkan dhe ne Evrope sepse jemi sa injorant dhe debila sepse nuk dime as te kerkojme dhe as te veme shkaktaret e vertete perpara pergjegjesise perpara kesaj gjendjeje skandaloze qe jemi.
Meqenese ky Filipi paska te dhena te sakta per cdo familje,do t’i kerkoja te na tregonte cfare te dhenash ka rregjistruar per familjen time me emrin Thomaidha Kallogjeri,banuese ne Konispol!!!
Do te ishte fantastike sikur ky Filipi te me informonte mua si zv.kryefamiljare se sa KAFE dhe RAKI pi burri im cdo dite,ne cilin lokal i pi,sa vete qeraS,SA TE TJERE E QERASIN ETJ,SE AI VJEN CDO DITE tape NE SHTEPI!!!
Duke shfrytezuar keto te dhena ju do nbdikoni edhe ne permiresimin e burrave tane!!!
Nje shtet i FORTE e i SAKTE doemos qe duhet t’i kete keto te dhena perderi sa pretendon te jape te dhena zyrtare per te gjitha familjet shqiptare!
BILE DO ISHTE MIRE QE TE NA JEPESHIN EDHE SASITE E ….PORDHEVE qe bejne burrat dhe grate vec e vec!!!