SKANDALI CEZ: Dy prokurori po hetojnë dosjen për skemë mashtrimi dhe pastrim parash

25 Shtator 2015, 20:02Ekonomia TEMA

Janë dy prokurori në Shqipëri që po hetojnë çështjen e DIA-s dhe pronarit të saj Kastriot Ismailaj. Prokuroria e Tiranës po heton për mashtrim dhe pastrim parash, ndërkohë që Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton në bazë të ligjit Antimafia.

Skandali i CEZ në fakt u bë i njohur pëse muaj pasi Prokuroria e Përgjithshme me këtë deklaratë zyrtare, njoftoi se kishte arrestuar Kastriot Ismailajn, administrator i disa kompanive, shumica e tyre me aktivitet kryesor mbledhjen e borxheve të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ.

Ai u la në arrest me burg si i dyshuari kryesor për veprat “mashtrim me pasoja të rënda” të kryer në bashkëpunim me persona të tjerë nën hetim dhe “pastrim të parave”. Vlera që dyshon organi i prokurorisë arrin në 5 milionë euro.

Për njësinë task forcë në Prokurorinë e Tiranës rezulton se Ismailaj është ortak i disa shoqërive të regjistruara në Shqipëri, që edhe pse nuk kanë aktivitet tregetar në llogaritë e tyre kanë kryer transaksione financiare.

Sipas prokurorisë së kryeqytetit, i dyshuari Ismailaj ka krijuar një skemë mashtirimi fillimisht duke krijuar kompani fiktive apo është përfshirë në ortakëri me një kompani në Gjibraltar apo Zvicër.

Për prokurorinë, një nga shoqëritë e krijuara në vitin 2010 nga Ismailaj është edhe DIA, me kapital 50 mijë dollarë, objekti i të cilës ishin investimet finaciare, mbledhje detyrimesh dhe konsulta të ndryshme.

Pak muaj pasi është themeluar, DIA ka firmosur marrëveshje me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes për mbledhjen e borxhit, si edhe kamatat që kishin kaluar afatin e 90 ditëve.

Marrëveshja, sipas prokurorëve, është firmosur mes Ismailaj dhe kreytarit të boprdit drejtues të CEZ, shtetasit J.H dhe anëtarit të bordit J.I. Më tej, prokuroria shpjegon se marrëveshja nuk u miratua nga CEZ e për këtë arsye tre muaj më pas është nënshkruar marrëveshja e dytë me të njëjtin objekt.

Për prokurorinë ekzistojnë të dhëna se Ismailaj me dokumenta fiktive ka përfituar në këtë skemë shumë e mbi 512 milionë lekëve duke shkaktuar një dëm të madh për CEZ dhe për shtetin shqiptar.

Paratë e përfituara, thotë më tej prokuroria, nuk janë përdorur për respektimin e kontratës, por janë depozituar duke u transferuar jashtë vendit.

E ndërsa Prokuroria e Tiranës është në pritje të një akt-ekspertize financiare për këtë dosje, të hënën në Gjykatën e Krimeve të Rënda do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për konfiskimin e llogarive bankare të Ismaliajt dhe kalimin në pronësi të shtetit, në referim të ligjit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, i njohur ndryshe si ligji Antimafia.

Për prokurorinë, i dyshuari nuk ka depozituar asnjë provë se cili është burimi i ligjshëm i tyre./TCH

5 komente në “SKANDALI CEZ: Dy prokurori po hetojnë dosjen për skemë mashtrimi dhe pastrim parash”

  1. erti says:

    ky qenka si Beketi

  2. E verteta says:

    Jo dy prokurori por gjithe aparati i kal ur i drejtesise nuk ka per te gjetur gje.
    Kjo eshte loje politike per pushtet.
    Pse nuk thuhet qe DIA punesoi 300 punonjes ku me te shumtit ishin elektricistet qe hoqi CEZ nga puna mbas privatizimit.DIA ka birdero dhe taksa te paguara me mire se cdo kompani ne Shqiperi.Pse mbulohet e verteta.Kastriot Ismailaj nuk ka qene asnjehere i denuar ne asnje vend te botes.Ai nuk eshte engjell por nje biznesmen qe nuk i ka fshehur llogarite e tij.SI KA ASNJE DETYRIM SHTETIT.Pse nje kompani mund te hedhi ne gjyq nje tjeter kjo nuk ka ndonje problem edhe ne qofte se ne rastin CEZ Albania ku pronesine e ka shteti shqiptar.

  3. vang says:

    Beni sikur studioni dosjet deri sa te harrohen .ASNJE MASE ,VETEM FJALE BOSHE.Pune ka vetem per gazetat.

  4. sokol says:

    Ore mos u merrni vetem me Kastriot Ismailajn per gjera te disa viteve me pare, por shikoni Ali Beqjen me banden e tij cfare po i punon shendetesise. Po rrihen dhe kercenohen mjeket per mungesat neper spitale, sepse parate e ilaceve perfundojne ne xhepat e Beqjes e Mond Cimbit.

  5. astrit says:

    Kryemashtruesi i medias shqiptare Blendi Fevziu deklaroi ne emisionin e tij te fundit “Opinion” se parlamenti ka marre vendim qe ceshtja e CEZ te mos hetohet. Ne fakt prokuroria paska filluar hetimin more qeros kimoterapist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje