Nga sot fillon kontrolli për tatimpaguesit e mëdhenj

22 Shtator 2015, 12:54Ekonomia TEMA

Nga dita e sotme, aksioni kundër informalitetit do të përqendrohet edhe tek bizneset e mëdha. Burime nga Ministria e Ekonomisë bëjnë të ditur se do të kalojë në sitë grupi i parë i kompanive të mëdha që do të auditohen.

Nga 780 kompanitë më të mëdha në vend janë përzgjedhur sipas modulit me bazë risku 50 prej tyre, raporton Monitor.

Ato i përkasin tre sektorëve, tregtisë me shumicë, ndërtimit dhe hidrocentraleve.

Sipas burimeve nga Ministria e Ekonomisë, është vlerësuar që 59% e riskut vjen nga bizneset e mëdha. Këto të fundit sjellin rreth 80% të të ardhurave në buxhet.

Aksioni kundër informalitetit është fokusuar në javët e para të tij te bizneset e vogla, duke parë dhe mbylljen e 20% të subjekteve të kontrolluara sipas deklarimeve në Komisionin e Ekonomisë nga Ministri i Financave. Kjo nënkupton se nga 36 mijë kontrolle, janë mbyllur 7200 biznese.

Ndërkohë, të dhënat e 8 mujorit, treguan se të ardhurat nga tatimet e doganat vijuan të ishin edhe poshtë planit të rishikuar në gusht nga ana e financave, me 1.8 miliardë lekë, apo 1.1% më pak se plani.

Financat kanë raportuar rritje me 33 miliardë lekë të xhiros së deklaruar, por mbetet për të parë të dhënat e shtatorit, se sa ky shtim deklarimi është përkthyer në rritje të të ardhurave në buxhet.

15 komente në “Nga sot fillon kontrolli për tatimpaguesit e mëdhenj”

  1. zekthi says:

    Taksat duhet te jene te gershetuara me perfitimin. Taksapaguesi duhet te kete privilegje; Vetem ne kete menyre mund ti mbledhesh taksat. Kush paguan duhet te kete te drejta. Menyrat e tjera jane vjedhje dhe abuzime me djersen e privatit. Si ne cdo llogjike paguhet per dicka dhe duhet te jete ne raport me perfitimin. Asnje qenie njerezore nuk pranon te paguaje qesim apo per ndonje ligj apo per cfaredo aresye.

    Une te paguaj per cfare?

    Ose rregullohet ky raport ose me kot rreket zyra e korruptuar, e ndyre, joprofesionale e tatimtaksave.

    1. Klajdi says:

      Taksat duhet ti paguajn te gjithe eshte detyrim ligjor. Auditi I kompanive te medha eshte nje hap I rendesishem por ekonomia nuk duhet te mbajtur vetem nga te medhajat por nga cdo biznes!

      1. Ug says:

        Duke paguar te gjith do kemi nje ekonomi qe do i ofroj me shume sherbime qytetarve. Shkolla rruge apo dhe spitale qe te gjitrh i duam. Kto sbien ngda qelli po behen nga arka e shtetit qe po su mbush sdo ken mundesi ti shohim!

        1. Lagunari says:

          Cdo biznes duhet te paguaje taksat ashtu sikurse e parashikon ligji. Pagesa e taksave eshte ne te miren e biznesit pasi i rimbursohen TVSH-te por mbi te gjitha per konsumatoret pasi parate qe akumulohen ne buxhetin e shtetit perkthehen ne me shume investime, ne rritje pagash e pensionesh , etj.

      2. Klejda says:

        Me ne fund po vjen shteti ne vije!
        Thjesht po te hedhim syte ora 2 vitesh dhe te bejne nje krahasim me ditet e sotme do shohim se cfare ndryshimesh kolosale kemi ber. Po ndertojme nje shtet ligjor ,packa se kemi ende shume per te bere ,packa se disa Reforma jane te veshtira, ne fund kjo eshte ajo qe kemi dashur . Sigurisht qe edhe shqiperia mund te behet

      3. Jona says:

        Per mendimin tim po behet nje pune e madhe nga qeveria (per te gjitha reformat qe po behen der tani ) dhe nga ministria e ekonomise ne veçanti per aksionin kunder informalitetit.
        Kto jane tregues se Shqiperia eshte ne rrugen e duhur drejt nderTimit te nje shteti me baZa ligjore. Sigurisht ka ende shume per te bere , te jemi realiste problemet ne shqiperi ende jane te shum ta ne çdo fushe por Duke menduar se sa shume eshte bere der tani, ne kaq pak kohe, kam besimin se do behet ende me shume per vendin tone.

    2. BUFFON says:

      Biznesi i madh eshte ai qe shkakton me shume deme si pasoje e ushtrimit te aktivitetit ne menyre informale. Formalizimi i biznesit qofte ky i madh apo i vogel ben te mundur ate qe quhet konkurence e ndershme.

  2. Agamemnoni says:

    Lufta ndaj informalitetit te jete intensive dhe e shtrire ne te gjitha drejtimet. Te gjitha bizneset te formalizohen, te gjithe te barabarte.

  3. And says:

    Eshte e vetmja menyre qe ekonomia e vendit te filloj te lulzoj. Zhdukja e evazionit dhe zhdukja informalitet do jete celsi qe ekonomia te shkoj ne shinat e duhura!

  4. Olta says:

    Ndoshta per disa , eshte ende e veshtire te kuptohen te gjitha pasojat pozitive te luftes kunder informalitetit dhe nga nje ane ñuk u ve dot faj pasi gjith keto vite u mesuan te jetojne e punojne ne mes te informalitetit e te perfitojne prej tij, fundja kjo eshte nje tjeter e zeze qe na la qeveria Berisha. Por sado kundershtime ve kjo esht nje reforme qe duhet sesben te shkoje gjer ne fund! Nuk mund te ndertojme nje shtet kur ende kemi semundje te tilla ne mes

  5. al paci says:

    Qeveria sikur tha qe lufta ndaj informalitetit do filloj nga biznesi i mathe, ka 20 dite tani qe gjobisin kjoskat dhe fusin ne burk berberat kurse biznesit te mathe i lan kohe te fshinte zollumet qe kishin ber kaq kohe. Tani thon qe zgjodhe 50 nga 780 ndermarje te mbedha. Jam shum i sigurte qe keto 50 qe jan zgjedhur o do jen te rregullta ose do jen nga ato biznese qe nuk japin bakshish te tatimoret dhe do ven tu bejne na nje kontrolle qe to thon qe po punojme ne cdo drejtim. Pse nuk kontrollohen te 780 e ketij biznesi te mathe kure per 20 dite jan kontrolluar 36 mij biznese, per 10 dit tani te kontrollohen vetem keto bizneset vip qe bejne njemij here me shume dem shtetit nga se i ben biznesi i vogel. Apo ne shqiperi si gjithmon ligji zbatohet te ipafuqishmi dhe fukarai. Kurse sa per ju ketu me larte qe keni komentuar jeni bythelepirsa.

  6. belgu says:

    Mbledhje taksash dhe auditim.Kjo duhet te jete moto e ekipeve te kontrollit
    Mos ndiqni biznesin per gjoba.Kontrolloje auditoje ler detyra me afat Ne qofte se mos bindja dhe keshillat profesjonale te inspektoreve nuk shikohen dhe zbatohen, keputi jo ne gjoba por ne super gjoba

  7. ILIRIA says:

    Kontrolli apo auditi i B.VIPA dhe B.MADH eshte gje shume e mire por kjo eshte e kote sepse ata i kane puthitur te gjitha dokumentat dhe nuk i zini dot pa ditur edhe cmimin real te shitjes tek B.VOGEL sepse aty behet gjithe loja e mos deklarimit te xhiros reale, kjo mund te rregullohet pa rritur korupsionin e zyrtareve vetem:
    (1)duke hequr shkallezimin e xhiros 8 milion per B.VOGEL duke paguar secili tatimin qe i takon sipas xhiros reale me taksE kombetare 2% e xhiros deri ne 25 milion leke te reja.
    (2) duke centralizuar cmimet e shitjes me pakic te te gjithe artikujve qe nga fabrika e prodhimit dmth te dihet cmimi i pakices sic jane cmimet e paketave e stampuar ne artikull dhe cmimet e biletave te stadiumit apo cmimi i naftes ne burse.
    (3) pa reprezalje por vetem duke bere ligjet te sakta te thjeshta dhe taksative per cdo shkelje dmth per B.VOGEL per mall pa kupon gjoba 3-5 fish i vleres se mallit per te pa regjistruarit si i punesuar per cdo person 3-5 fish te pageses normale te sigurimeve.

  8. milo says:

    iku koha e sklleverve nga puna e zezeper 25 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje