Kompanitë shqiptare të Portit të Durrësit  të shqetësuara nga “monopolet politike” të një kompanie gjermane

21 Shtator 2015, 13:20Ekonomia TEMA
Kompanitë shqiptare të Portit të Durrësit  të

 

Tri kompani  të përpunimit të ngarkesave  në Portin e Durrësit janë të përfshira në një konflikt disa mujor me kompaninë gjermane “EMS Shipping and Trarling GmbH”, e cila po tejkalon të drejtat koncesionare që ka marr fillimisht si opoeratore në Portin e Durrësit dhe po merr të drejta të cilat më parë Autoriteti Portual Durres (APD), i ka privatizuar.  Të tre kompanitë i kërkojnë Ministrisë së Transporteve ta konsideroj ta paligjshëm këkresën e kësaj kompnie për tu licensuar për aktivitetin e stevedorit (ngarkim-shkarkimit). Sipas tyre licensimi I kompanise gjermane “EMS Shipping and Trarling GmbH”  per aktivitetin e stevedorit (ngarkim-shkarkimit) nuk eshte e drejte koncesionare,  por eshte e jashteligjshme,  sepse koncesioni I ka deleguar koncesionarit “EMS Shipping and Trarling GmbH” , vetem ato te drejta dhe kompetenca te cilat me pare ishin te APD autoriteti portual durres. Sherbimet stevedore jane privatizuar ne kohe te ndryshme para dhenies se koncesionit.

Koncesionari po hyn në tregun e privatizuar më parë

Ne kontraten koncesionare të kompaninë gjermane “EMS Shipping and Trarling GmbH”, objekti I saj shprehet:  “Menaxhimi, operimi, ndertimi, mirëmbajta dhe permirsimi teknik dhe adaptimi për të përmbushur kërkesat aktuale dhe të ardhshme të trafikut në Terminalin Lindor Durres. Operimi i Terminalit do te perfshije ngarkimin dhe shkarkimin kryesisht te anijeve me ngarkesa rifuxho, por edhe te Anijeve me ngarkesa të pergjithshme/gjenerale dhe për ngarkesa per projekte, sipas rastit”.

Ndersa objekti i veprimtarise stivadore sipas objektit te kontrates license shprehet ne sigurimin e fuqise punetore te kualifikuar per proceset e (stivimit, lidhjes, etiketimit sherbime keto jo pjese te kontrates koncesionare) dhe mekanizma ndihmes per aktivitetet. Aktivitet ky i liberalizuar me pare nga ana e APD-se nepermjet kontratave license me kompanite stivadore nepermjet procedurave konkurruese ne kohe te ndryshme.

 

Si funksionon procesi i Përpunimit në Portin e Durrësit?

Për ta kuptuar më qartë problemin, duhet shpejguar se në përpunimin e nje anijeje qe hyn apo del ne Portin e Durresit marrin pjese tre aktore me detyra dhe pune te mirepercaktuar:

Operatori i Portit per ngarkim shkarkimin e anijes duke vene ne dispozicion te saj vinca, sheshe dhe magazina. Per kete tarifohet me 55% te tarifes.

Spedicioneri (perfaqesuesi i pronarit te mallit), i cili ka per te detyre te siguroje mjetet e transportit per evadimin e mallit sipas rastit ne sheshe, magazina apo destinacionin perfundimtar.

Stivadori, i cili ka per detyre te nxjerre apo te fuse mallin ne hambarin e anijes dhe sipas rastit ta depozitoje ne shesh apo magazine deri ne evadimin e tij nga Porti. Per kete operacion merr 45% te tarifes.

Pra sic rezulton edhe nga pershkrimi i punes, cdo aktor ka objekt te mirepercaktuar, ku detyrimet dhe te drejtat jane te sanksionuara ne kontratat perkatese bazuar ne kuadrin ligjor te funksionimit te Portit te Durresit.

 

Pse është në paligjshmëri Koncesionari?

Bashkepunimi ndermjet Koncesionarit dhe operatoreve stivadore mbeshtet ekzluzivisht mbi kontratat licence qe operatoret stivadore kane me Autoritetin Portual Durres. Ne kontratat license jane te percaktuar nder te tjera dhe ndarja e tarifes dhe konkretisht 45% per kompanite stevedore, ashtu sikurse afati dhe objekti i kontrates.

Fakti se bashkepunimi ndermjet Koncesionarit “EMS APO” dhe operatoreve stivadore do te kryhet duke u bazuar vetem mbi kontratat license, konfirmohet nga shkresa e EMS APO bazuar te shkresa Ministrise se Transportit dhe Puneve Publike date 28.08.2013, drejtuar Albanian Stevedoring Company dhe Autoritetit Portual Durres me Nr. 34 Prot, date 06.09.2013 (bashkelidhur) ku theksohet se (citojme): “Qellimi i sherbimeve te perpunimit te mallrave duhet te performohet ne baze te: 1. Kontratave license te kompanive te ngarkim shkarkimit te lidhura me Autoritetin Portual Durres dhe duhet te vazhdoje pergjate gjithe kohezgjatjes se ketyre kontratave.”

Rrjedhimisht, EMS APO eshte e qarte per detyrimin e saj ne respektim te plote te kontratave license te ngarkim-shkarkimit te lidhura me Autoritetin Portual Durres.

Gjithashtu ne shkresat e Ministrise se Transportit dhe Infrastruktures:

Nr. 1164/3, date 23.03.2015

Nr. 2526/1 date 19.05.2015, adresuar shoqerise EMS APO sh.p.k:

Koncesionarit EMS APO i behet e qarte nga autoriteti kontraktor (MTI) detyrimi per respektimin teresor i kontratave license stivadore dhe cdo imponim per ndryshim i kushteve (perfshire ndryshimin e pjeses se tarifes 45% per stivadorin) perbejne shkelje te kontrates koncesionare , citojme: “Cdo rast i percaktimit, mbledhjes apo perdorimit te tarifave dhe perqindjeve te ndryshme nga ato qe jane parashikuar ne kontraten stivadore me APD, perben moszbatim dhe shkelje te detyrimeve kontraktuale, konkretisht nenit 8.4, pika 1 dhe nenit 8.5.”

Pretendimi I EMS APO per licensimin per kryerjen e veprimtarise stivadore duke u bazuar ne Kontraten Koncesionare eshte teresisht abuziv per shkak se sic eshte shpjeguar me lart, kontrata koncesionare nuk ka per objekt, ne asnje pjese te saj, veprimtarine stivadore, dhe nuk ka lidhje me zbatueshmerine e kontrates koncesionare dhe detyrimet e EMS APO ndaj autoritetit kontraktor. Perkunder kesaj kryerja e veprimtarise stivadore, nepermjet kontratave license ushtrohet nga subjekte tregtare te tjera, te cilat pergjigjen dhe jane te ngarkuara me me detyrime kontraktore per zbatueshmerine e objektit te tyre ndaj APD.

7 komente në “Kompanitë shqiptare të Portit të Durrësit  të shqetësuara nga “monopolet politike” të një kompanie gjermane”

  1. Bekimi says:

    Personi që e ka shkruar këtë:
    1- është malok (kuptohet nga zhvillimi i vonuar gjuhësor)
    2- për këtë arësye nuk duhet të ketë punë në Durrës (dhe askund ku kërkohet komunikim gojor dhe shkresor.

  2. Thanas Mustaqi says:

    O Bekimi, ju lutem, mos ia fusni kot! Gabime gjuhësore gjen në institucione shtetërore që nga Kryeministria deri poshtë ne komuna. Jo vetëm kaq, dhe në Qendrën Albanologjike, universitetet. Ka akademikë, profesorë-doktorë, shkrimtarë, gazetarë, përkthyes – analfabetë funksionalë në drejtshkrim. E ç’mund të presësh nga përfaqësia e tri kompanive private të ngarkim-shkarkimit (“stivador” – është emërtimi anglisht ndërkombëtar për ngarkim-shkarkimin) për anën gjuhësore?!
    Problemi, që shtrohet në letër, është bërë objekt mosmarrëveshjesh deri në qeveritë shqiptare dhe gjermane. Në këtë mes luhet me bukën e gojës së rreth njëmijë familjeve durrsake, që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me tri kompanitë shqiptare.

  3. atdhetar says:

    O Bekim qelbesira.O tradhetar,O pleher.Ketu shtrohet ceshtja qe te huajt po na vijn dhe na shtypin koken.Le qe jashte nuk na do njeri por po vijne dhe po na shtypin koken dhe brenda Shqiperise dhe ti nga ana tjeter mbjell percarje me kritika trapi ndaj shkrimit per arsye te erreta.Permbanu temes ose ik shko ne gop te sateme me gjith keta te huaj te poshyer qe kane me mijra vjet qe njk na sbqipten por na marrin shpirtin.Ka pasur shume te drejte Enver Hoxha per keta plehra te huaj

  4. Populli says:

    Abuzimi fillon me marrjen e kesaj firme territorin lindor qe porti ja dha llokum dhe deri te binjakezimi shqiptaro_gjerman per interesa madhor.Duke qene loje shteterore ia lejme qeverise ta zgjidhe ashtu si e dha.

  5. Bekimi says:

    E kënaqën firmat anonime vendase, që bëjnë viktimën tani!
    Sa për drejtshkrimin, unë e di që është e keqja më e vogël, por qëllimisht u mora me të në fillim, pasi më duket se as nuk ia vlen të shprehësh ndonjë solidaritet me ta.
    Shqipëria, pa masa të tipit enverist, nuk del nga qorrsokaku ku e kanë futur matrapazët në krye të vendit për 25 vjetë.
    Shpresoj që qeveria e tanishme të zhbëjë këtë maskaradë.
    Sinqerisht, jam kundër çdo privatizimi të sektorëve me rëndësi kombëtare, si kjo e porteve. E kam fjalën, të ri-shtetëzohen.
    E shumta që u duhet lënë qytetarëve, është shitblerja e mallrave të konsumit të përditshëm.
    Jam për taksim marramendës të çdo komoditeti, si huhan, alkol, stoli, kozmetikë, etj.
    Ushqimi i pagatuar të taksohet me 0 (zero)%, ashtu si në AMerikë e Kanada, dhe jo 22%. Kjo është çmenduri.
    Duhet të thmelohet dhe të futet në zbatim bursa shqiptare, me të gjithë kompanitë prodhuese dhe e shërbimeve, ku të jenë aksionerë shqiptarët. Të huajve t’u ndalohet.
    Në Shqipëri ka miliardera (lëre milionerë)që mund të investojnë seriozisht.
    Nuk i duroj dot më broçkullat e mungesës së investimeve të huaja. Pse duhet të jenë të huaja, xhanëm? Apo pas tyre fshihen barkderrat tanë, që të përjashtohen nga detyrimet fiskale që u janë hequr me vendime arbitrare në firmosje kontratash “të huajve”!!! Pse?
    Ua pamë hajrin, kanë një çerek shekulli.
    Do t’i shkruaj Edi Ramës t’u vërë vekun të gjithëve.Marrsh prej Shqipërie. T’u bëhet alla-enverçe. Anullo çdo kontratë konçesionesh të mëparëshme. Le të shkojnë në arbitrazh, dhe të mos respektohet asnjë vendim në favor të tyre. Askush prej tyre s’ka derdhur djersë në tokën shqiptare. As para nuk kanë futur që të ketë përfituar shteti apo populli, por vetëm individët, a thua nuk mjaftojnë hajnitë e përditshme prej vetë hajdutëve shqiptarë.!!!!!

  6. albion says:

    Klsh prokuroria duhet te hetoje kontratat qe ka bere me keto kompani stevadore Drejtori I portit te durresit duke mos patur autoritetin perkates, keto kompani qe kerkojne dicka te padrejte I shfrytezojn puntoret si kafshe duke mos I paguar, Ky Drejtori portit ka cmendur te gjith portin nga idjotsite qe ben, njeri I paafte I korruptuar dhe I kapur nga disa persona te partise

  7. edgar says:

    klsh , prokuroria duhet te hetoje kontratat qe drejtori portit ka bere me kompanite stivadore per 10 vjet duke mos pasur asnje njohuri juriddike qe keto kontrata i ben kapiteneria dhe ministira e tranporteve dhe ne keto kushte drejtori eshte kapur mat nga kompanite stevadore dmth nga kompanite ne fjale,ky drejtor ka bere lemsh gjith portin e durresit duke futut ne konflikt tregtare pronare dhe kompani te ndryshme ,prokuroria duhet te mari nje hap dhe te hetoje ose te pyesi se ja tregojn vet njerzit ne port nje i pafte qe po mer ne qafe shum njerez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje