Nëse blini ushqime apo ndonjë produk tjetër në supermarket, dyqanet e lagjet e kudo tjetër, bëni kujdes që jo vetëm të merrni kuponin tatimor, por dhe ta mbani ate deri 30 metra pasitë keni dalë nga dyqani.
Udhëzimi i ligjit për procedurat tatimore thotë se “Blerësi ose përfituesi i shërbimit, i cili gjatë kontrollit rezulton se nuk disponon kupon tatimor për mallrat ose shërbimet e blera, në një distancë jo më shumë se 30 metra nga vendi i daljes së njësisë së shitjes së mallit ose shërbimit, dënohet me një gjobë prej 1 000 lekë.
Konstatimi, shqyrtimi dhe dënimi i shkeljes së parashikuar në këtë nen bëhet nga organet e administratës tatimore të juridiksionit, ku kryhen shkeljet.
Ditët e fundit aksioni i antiinformalitet është zhvendosur ndaj personave që nuk ruajnë kuponin tatimor.
Individët të cilët, krahas mallrave të ndryshme (kryesisht ushqimore) nuk kanë qenë të pajisur me kuponin tatimor, të ndaluar nga tatimorët janë detyruar të dorëzojnë kartën e tyre të identitetit, si penalizim deri në pagesën e gjobës.
Burime nga Tatimet pohojnë për Monitor, se kjo është pjesë e procedurës normale të punës, pasi që individi të paguajë gjobën sipas ligjit, nevojitet identifikimi i tyre.
Mosmarrja e kuponit tatimor , sipas nenit 125 të ligjit për Procedurat tatimore, për një individ, blerës gjobitet në masën 1 mijë lekë. Ligji thotë se Blerësi ose përfituesi i shërbimit, duhet ta kërkojë atë në kohën e realizimit të shitjes apo të kryerjes së punimit ose shërbimit.
Në të kundërt, në rast kontrolli nga tatimoret, n.q.s nuk ka kupon tatimor, dënohet me gjobë me 1 000 lekë./ Monitor
Idiotsi shqiptare. Nuk ndodh askund. Eshte vetem nostalgji per diktaturen.
U pa puna do mbajtur metrua me vete, ose do ja futim metron gazetarit nga mbrapa qe ben te tilla shkrime.
Aksioni i qeverise eshte i sakte, por problemi eshte se ata e kane filluar luften nga poshte->lart, dhe jo nga lart->poshte. Atje lart vazhdohet vjedhja e milionave $ ndersa ketej poshte futen robt ne burg per pune kacidhesh. Turp!
Mjaft më me pralla me kupon.
Kjo reprezalje nuk duhet te filloje nga bisneset e vogla dhe nga klientet fukarenj por te filloje nga bisnesi i madh se i faturon mallrat me 1/4 e vleres reale te bisneset e vogla dhe keto skane cfare te bejne prandaj rregulloni ligjet njehere duke hequr kufirin e bisneseve me xhiron dhe lejini hapesire bisneseve nga 8 milion cojeni 20 milion per BISNESIN VOGEL dhe vendosni masen 2% takse kombetare dhe tju hiqet vlera 20% tvsh por vetem te rregjistrohet xhiroa reale e cdo bisnesi te vogel dhe te mesem se ne kete menyre paguan secilipjesen e vet po bere 10 milion paguan 200 mije po bere 20 milion paguan 400 mije po bere 30 milion paguan 600 mije ne baze te xhiros dhe jo te fitimit si tatim fitim sepse manovrohet qe ne burim me faturat e TVSH qe jane fiktive per efekt te tejkalimit te xhiros ndersa BISNESI MADHE dhe VIPAT te vazhdoje njesoj por te rregullohen cmimet reale te mallrave qe ju faturojne B.V. dhe keshtu eleminohet edhe diferenca midis cmimit te pakices me ate te TVSH qe eshte deri ne 300%. Faleminderit
Me kujtohen ngjarjet e komunizmit qe nena na tregonte kush ishim femije:nje fshatar kishte fare ne mirat pulen e tij si armik te popullit .po pse. Sepse cdo dite vishin brigadistet me kerkuar veze pule,e cdo dite kerkojshin ma shume veze per te plotesuar ‘norm en’. Pula e shkrete vetem nje veze ne dite ‘prodhon ke’ edhe fshatari ,per mos me pesuar vete mosplotesimin e normes shpalli pulen per kete mosplotesim te normes pulen armike te popullit!
Edhe ne sot jemi ne ate kohe,edhe pse fjala armike eshte zbut pak…
Eshte mire te vendosesesh rregull,asgje te keqe nuk ka ketu.Po kur kjo kalon ne extrem eshte cmenduri.
Kam 20 vjet qe jetoj ne perendim dhe 2 gjigandet ketu ku jetoj pasi ke mbaruar pazarin kane nje politike te tille.kuponi pritet po te pyesin,’a e do faturen?
Nqs ke dicka qe ka garanci ose do te kontrollosh mos bejne ndonje gabim e merr po ne shume raste i them nuk e dua.
I bie qe po te behet si ne Shqiperi te kem frike po ta mbaj se mos me gjobojne.
Kjo eshte cmenduri dhe kush aprovon kete ligj eshte totalisht i cmendur.
politikanet bejne politike dhe nqs politika e Enver Hoxhes eshte e gjitha ajo qe dine le te ikin dhe tja lene politiken politikaneve.
Eshte e ditur qe thithja e kokaines shkaterron qelizat e trurit. Dikush duhet t’ja thote kete zotit Kryeminister se mire qe po shkaterron te vetat, por po shkaterron dhe ato te popullit duke perhapur makthet e tija dhe sulmet e panikut kudo.
..degjova per gjoba njeqintmilioneshe..natyrisht mendova se e kam gabim..te kem njeqint milione blej njady hyrje dhe i jap me qera{dhe s’çaj derrasa..} ..por mendoj se autoritetet shteterore ligjvenese,mund ti kene pare xhepi ato leke.. dhe nuk e dine se “milingonat” punojne ne skllaveri te perhershme,duke levruar miliona leke ne duart e tyre dhe si perfundim ato jane uje drita buke e stres.. ..mua nuk ma shpif rregulli,pasi kemi dale nga binaret,por nuk mund te shkulesh binaret per te vene rregull ..