Administrata tatimore për efekt të arkëtimit të detyrimeve tatimore të papaguara, ka të drejtë të sekuestrojë pasurinë e tatimpaguesit debitor dhe ta shesë atë sipas parashikimeve të ligjit.
Sipas udhëzimit që shoqëron procedurën e konfiskimit (administrata tatimore) nuk mund të sekuestroje dhe të kalojë në favor të saj për të shitur më vonë më qëllim arkëtimin e detyrimeve tatimore të papaguara disa nga pasuritë e debitorit.
Administrata tatimore nuk mund të sekuestroje pasuritë të tilla:
a) Sendet e përdorimit personal të debitorit dhe të familjes së tij si: veshjet, shtresat, mbulesat, mobiliet për aq sa ato janë të nevojshme për jetesën e tyre;
b) Ushqimet dhe lëndët djegëse që i nevojiten debitorit dhe familjes së tij për tre muaj;
c) Dekoratat dhe sende kujtimi, letra, shkresa të familjes dhe librat profesionalë;
ç) Librat, veglat muzikore, mjetet e artit që nevojiten për veprimtarinë shkencore dhe artistike të debitorit dhe të familjes së tij;
d) Deri 3 dynymë tokë, 2 kafshë për punimin e tokës, 1 lopë, 6 dele ose 6 dhi, fara për mbjelljet e ardhshme, si dhe ushqimi i këtyre kafshëve për 3 muaj për personat që jetojnë me punë bujqësore ose blegtorale;
dh) Ndihma që u jepet nënave me shumë fëmijë ose të vetme, pensionet e pleqërisë, të invaliditetit ose familjare ose bursa e studimit përveç kur detyrimi është për ushqim. Në këtë rast nuk mund të sekuestrohet më shumë se 1/2 e shumës së pensionit ose të bursës;
e) Frutat natyrore një muaj para se ato të piqen./Monitor
Shume mire do beni merni cfare te gjeni, po kujdes me pasurite e fituara me gjak te politikaneve, tatimoreve , kondrabandisteve, sojit e sorollopit, se pastaj u be hataja ose qameti.
Shteti duhet te marri masat e nevojshme per te mos vazhduar me sekuestrime ndaj bisnesit te vogel dhe te mesem por duhet te gjeje shkakun e vertete te iformalitetit te madhe sepse nuk eshte se nuk duan te paguajne por duke e rritur sasine e pageses se sigurimeve shoq. dhe shendetsore ne vitet 2004-2006 duke ritur edhe referencat e pagave u shtua mos regjistrimi duke u favorizuar edhe nga tatimoret duke mare ryshfet kjo persa i perket per punesimin ndersa shteti duhet te uli taksat dhe tatimet qofte doganore dhe tatimore duke hequr shkallezimin e ndarjes se bisneseve dhe vendosur nje takse fikse ne % dmth per bisnesin deri ne 250 milion te vjetra te jete tatimi 2% e xhiros, nga 250 milion deri ne 500 milion tatimi te jete 5% e xhiror ndersa mbi 500 milion 10% e xhiros sepse ne kete menyre eleminohet edhe tendenca e bisnesit vogel per te mos tejkaluar xhiron 8 milion duke nxjere NIPT tjeter apo manovrat me vleren e TVSH nga BISNESI MADH duke paguar secili pjesen qe i takon sepse i intereson edhe bisnesit te madh qe te mos shtoje xhiron reale nga efekti i pageses se tatimeve te larta prandaj duhet te rregullohet kjo pune qe nga shkaqet ne themel dhe jo ti sulen BISNESIT VOGEL per kuponat tatimor duke sekuestruar krera e gershera apo vegla e celsa mekaniku. Faleminderit
filloni nga koka dhe jo nga bishti ….o legena