Studimi i Bankës Botërore vlerëson se, në sektorin e ndërtimit 70% e të punësuarve nuk deklarohen, në sektorin e shërbimeve madhësia e informalitetit është 35% dhe në sektorin e industrisë është 46 %. Studimi është bërë gjatë periudhës 2011-2013…
Tregu i punës në Shqipëri në sektorët jobujqësore është 48 % në informalitet. Shifrat alarmante për të punësuarit e padeklaruar i ka dhënë Banka Botërore në një studim të posaçëm të publikuar kohët e fundit për tregun e Punës në Shqipëri.
Raporti i Bankës Botrërore vëren se cilësia e punësimit është e ulët dhe se informaliteti është mjaft i përhapur.
Banka referon se, vlerësimet e anketës së fuqisë punëtore sugjerojnë se, afër gjysma e punësimit total jashtë bujqësisë korrespondon me punësimin informal, dhe pothuajse tre të katërtat e punës në ndërtim është informale.
Banka Botërore vëren se, niveli arsimor i punëtorëve jashtë bujqësisë është gjithashtu i ulët, veçanërisht në disa sektorë. Sektori i ndërtimit thith shumë punëtorë të pakualifikuar, ku më shumë se gjysma e vendeve të punës të ndërtimit janë të zëna nga punonjës me arsim fillor. Në të kundërt të ndërtimit, sektori i shërbimeve ka shumicën e punonjësve të kualifikuar. Rreth 82 për qind e punonjësve në shërbime janë me arsim të lartë.
Studimi i Bankës Botërore vlerëson se, në sektorin e ndërtimit 70% e të punësuarve nuk deklarohen, në sektorin e shërbimeve madhësia e informalitetit është 35% dhe në sektorin e industrisë është 46 %.
Nga ana tjetër referuar të dhënave të INSTAT shihet se, në sektorin e shërbimeve janë të angazhuar 62% e të punësuarve, në sektorin e ndërtimit 10%, ndërsa në atë të industrisë 28%.
Banka Botërore ka konstatuar se Shqipëria përballet me sfida të shumta të tregut të punës. Sektori i bujqësisë punëson një pjesë të madhe të fuqisë punëtore, më aftësi të ulta, shumica e të cilëve janë punëtorë të papaguar të familjes ose të vetë-punësuar. Jashtë bujqësisë, informaliteti është i lartë dhe shumë prej tyre janë me kualifikim të ulët. Shifrat e e punësimit tregojnë rezultate të dobëta tek gratë dhe tek të rinjtë.
Banka e Botërore vëren se Shqipëria nuk ka një axhendë politike për të angazhuar me punë të varfrit, në të cilën mundësitë për punësim të jenë të arritshme për të gjithë.
Monitor
Kjo qeveri nuk ka axhende as per PENSIONISTET e jo per te varferit!
A ka me te varfer se PENSIONISTET???
Edhe Banka Boterore nuk ka menduar kurre per te VARFERIT ne Shqiperi,perderisa nuk kerkon qe qeverite te MIRATOJNE….MINIMUMIN JETIK TE njeriut ne Shqiperi!!!
Nuk e bejne kete se do dalin te vertetat se tek ne nje PENSIONIST jeton me keq se nje ….QEN RRUGESH!!!
Ku e bazoj kete krahasim?
-Per qente e rrugeve ka shoqata te MBROJTES SE KAFSHEVE ,qe nuk lejojne t’i vrasesh ata,ndersa per pensionistet nuk ka asnje SHOQATE qe t’i mbroje ata!!!
Mbi te gjitha Banka Boterore,pse nuk i kerkon qeverise qe te SHFUQIZOJE TE GJITHA LIGJET,VKM etj qe jane ne kundershtim me KUSHTETUTEN,pastaj te merret me vogelsirat!!
Pra edhe qeverise i intereson INFORMAL:ITETI!!!
Te gjitha qeverite qe kane sunduar Shqiperine keto 25 vjet,nhuk kane zbatuar asnje dite STATUSIN E USHTARAKUT duke u mbajtur atyre padrejtesisht disa dhjetra milione leke secilit,qe i kane shfrytezuar per veten e tyre e duke lene familjet ve tyre ne MJERIM te plote!!!
Edhe gjykatat shqiptare kane punuar ne “INFORMALITET”,se ne vend te ligjit kane zbatuar udhezimet e Maliqit!!!
MUT i jati,MUT i biri,MUT ai qe beri T’ANE!!!
qeveria e ka mendjen te pushoje njerezit nga puna, i lemerisi mesuesit e gjore, po rrihen me grushta per oret e mesimit, se vjen konrolli dhe i gjen me ore jash profilit dhe i hedh ne rruge, qeveri qe shke…dhen adn e dinjitetit njerezor, qe ka vene drejtore ca spurdhjaker qe nuk ia kane haberin as nga ana profesionale dhe aq me pak nga ana etike,dhe gjysma e tyre kane nderruar 3 deri 4 parti perpara se te perfundonin me RILINDJEN ABORTIVE,e per cfare per nje page mjerane qe eshte nje peshtyme ne fytyren e atij qe don te mbaje familjen me buke me punen e vet
Banka boterore eshte me e korruptuar e informale se ky vend. Eshte nje organizaate ne funksion te klaneve qe per te dhene kontratat kompanive qe kane prapa tyre iu ben presion qeverise shqiptare te marre borxh pa hesap.
Eshte fatkeqesi qe gjysma e ketyre kredive shkojne per “asistence teknike” qe shkojne ne duart e OJF-ve qe jane kryesisht grate dhe ish grate e ministrave te rilindjes, apo zv/ministrat aktuale qe furnizojne OJF-te e tyre teresisht.
Banka boterore duhet te zbohet nga vendi bashke me FMN-ne e cila e tregoi se c’i beri Greqise. Keta jane me shume banda se sa organizma ndihmues per ne.