Rritet borxhi i jashtëm, 425 milionë euro brenda një viti

14 Shtator 2015, 16:59Ekonomia TEMA

Borxhi i jashtëm i qeverisë u rrit me 425 milionë euro ose mbi 18 për qind në harkun kohor të një viti, duke shënuar një nga rritjet më të forta gjatë viteve të fundit.

Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të dytë, borxhi i jashtëm publik arriti në 2 miliardë e 807 milionë euro nga 2 miliardë e 383 milionë që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas bankës, rritja i dedikohet kredive që Shqipëria ka marrë nga institucionet ndërkombëtare të financave si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

Sapo erdhi në pushtet, qeveria e majtë kontraktoi nga këto dy institucione një paketë emergjente kredish me mbi 600 milionë euro, para të cilat sipas saj ishin të nevojshme për të shlyer borxhet e prapambetura që la qeveria e mëparshme.

Aktualisht borxhi i jashtëm përbën rreth 42.6 për qind të totalit të borxhit publik të vendit, ose i shprehur si raport ndaj prodhimit kombëtar, rreth 29.1 për qind.

Vitet e fundit financimi me kredi nga jashtë është parë si një mënyrë e mirë për të siguruar valutë, por edhe për të financuar ekonominë pa prekur burimet e brendshme.

Por rritja e tij e ekspozon ekonominë përballë dy rreziqeve: kursit të këmbimit dhe riskut të rifinancimit. Vitin e kaluar vetëm për shkak të dobësimit të lekut, veçanërisht ndaj dollarit, borxhi i vendit u rrit me 9.6 miliardë lekë.

Nga ana tjetër, rritja e vazhdueshme e borxhit të marrë nga jashtë ka rritur edhe pagesat që shkojnë për shërbimin e tij.

Vitin e kaluar buxheti pagoi 26 miliardë lekë, ose mbi 200 milionë dollarë për të shlyer borxhin e jashtëm, nga të cilat 17.8 miliardë lekë ishin shlyerje të kredive që janë marrë në vitet e mëparshme, ndërsa 8.2 miliardë lekë ishin interesa.

Një pjesë e kredive që Shqipëria ka marrë vitet e para të tranzicionit tani janë duke u maturuar dhe duhet të shlyen mbrapsht. Bashkë me interesat që paguhen për stokun ekzistues të kredive nga jashtë, kjo e vendos buxhetin përballë nevojës për të siguruar fonde në valutë.

Për të minimizuar këtë risk, në strategjinë për menaxhimin e borxhit, qeveria është angazhuar që të mos e rrisë raportin e borxhit të jashtëm mbi kufirin 45 për qind të totalit./ TCH

13 komente në “Rritet borxhi i jashtëm, 425 milionë euro brenda një viti”

  1. Pelasgian says:

    E keni ven re se kur i marrin borxhet?

    Ne fushata elektorale….pastaj..fiu…futuro Parja si zog

  2. Mezani Celoja says:

    Artikull cope-cope si gjithe paraardhesit ne kete teme, vetem se kete rast mungon marka BIRN apo Monitor.

    Nuk thuhet asnje fjale per borxhin e brendshem. Si ka ndryshuar. Po pagesat vjetore te interesave si kane ndryshuar sepse jepen vetem sa ishin ne 2014, por jo ne vitet me perpara.

    Asnje fjale as si ka ndryshuar borxhi ne raportin relativ me GDP.

    1. ed says:

      po ashtu a ke vene re qe asnje qeveri nuk ka asnje plan se si te menaxhoje borxhet, dhe kurre nuk flitet se si ndikohet taksapaguesi?
      por pellasin mediat dhe analistet e bythes per pikturat e rames dhe kalin e shkelzenit. kur rritet tavani i borxhit ne amerike zjen media per nje vit non stop duke informuar publikun per pasojat…

      mjere ai popull…, qeveritaret nuk flasin se aq borxhe nuk mund ti justifikojne dot.

  3. cërrik says:

    ju lumtë që keni fundosur ekonominë shqipëtare.

  4. tfgs says:

    Zikeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee,ti zjeni corapet corapekuqit e ti pini ujin………..popull zulu!

  5. Dean says:

    Borxhi ishte parashikuar te rritej nga momenti qe Qeveris j’u desh te huazonte per te paguar detyrimet e prapambetura.Pra,ku eshte lajmi ketu?!

    1. Antares says:

      Qeveria Shqiptare nuk kishte se perse huazonte ne emer te Shqiptareve para per te paguar dicka qe ishte private midis Bankave dhe sipermarresve. Bankat ta kerkonin borxhin e kredive ne gjyq, sepse nuk ishte nevoja qe qeveria ta kthente kete borxh privat ne borxh publik.

      1. Dean says:

        Behet fjale per pune qe firmat private kishin kryer per llogari te shtetit dhe ne shkembim nuk ishin paguar.Nuk behet fjale per kredi te keqija.

        1. Antares says:

          Firmat nuk kishin paguar para nga xhepi tyre per punimet, por kishin marre kredi nga Bankat duke shfrytezuar kontratat e tendereva. Qeveria kishte kanale te tjera per ta shlyer kete borxh ndaj firmave, qofte edhe duke e shtrire ne kohe per ta paguar nga buxheti dhe te ardhurat. Prandaj nuk ishte nevoja per nje borxh te ri nga FMN-ja i cili do te paguhet trefish bashke me interesat. Por ketyre nuk ju intereson kjo, sepse ja shtrijne popullit faturen perfundimtare. Rendesi ka qe te rroje sebepi te marrin ca para, per te paguar galerite e artit te Rames dhe korrupsionin.

          1. Dean says:

            Pak rendesi ka se nga i kishin siguruar paret firmat private.Shteti kishte per detyre te paguante per punet e kryera.
            Jo,nuk eshte e vertet se shteti mund t’i “shtrinte ne kohe” pagesat,pasi ne kete menyre humbiste Besueshmerine dhe thyhej kontrata Shtet-individ/qytetar.Shteti ka detyrime dhe duhet t’i qendroj ketyre detyrimeve.Imagjino sikur cdo qytetar t’i kerkoj shtetit “te shtrije ne kohe” pagesen e dritave,ujit dhe cfardo lloj detyrimi ndaj shtetit.
            Jo,nuk eshte e vertet se Borxhi i marre nga FMN-ja do paguhet trefish.Ne vitet e ardhshme,pavarsisht se kush parti do jete ne fuqi,ekonomia Shqiptare do Rritet dhe do jete e afte t’i sherbeje ketij borxhi.
            Megjithate,idea ishte se Pagesat e shtetit do ishin 1 lloj Injektimi per ekonomine e paralizuar prej gati 1 vit e gjysem,pavarsisht se ne Shqiperi gjerat jane te paparashikueshme per hir te informalitetit.Por,te pakten teorikisht,kishte kuptim ai hap i ndermar nga Shteti.
            Qe te kthehemi pas ke shkrimi.Ajo qe thashe ishte se ky Borxh ishte i njohur dhe i pritshem dhe titulli I artikullit ishte aspak informativ.Thjesht Bombastik.A thua se ky Borxh na ra nga qielli dhe s’ishim te pregatitur.

  6. Antares says:

    Detyrimet private ne formen e kredive nga Bankat, qe kompanite te cilat moren tenderat nga Sali Berisha, qeveria Rama i ktheu ne borxh publik duke marre para nga FMN-ja dhe BB-re per ta shlyer. Bankat i moren parate, kurse populli mori te gjatin, sepse i gjati ju ngarkoi nepermjet FMN-se nje borxh me interesa te kripura. FMN-ja dha parate me shume fitim per te ardhmen, kurse ekonomise Shqiptare i ngeli varur nje borxh publik mbi 1-miliarde Euro te cilin duhet ta shlyejne njerezit nepermjet rritjes se taksave dhe lakut ne fyt. Rendesi ka qe FMN-ja doli me deklarate pozitive per sistemin Bankar Shqiptar dhe ne ti gezojme dhe ti kemi sa malet per mistricen qe do ta paguajne edhe femijet tane.

  7. Ajaxs says:

    Kemi ekonomista te forte qe mendojne per xhepin e Partis ne pushtet dhe jo per vendin.

  8. tomi says:

    Ku eshte ai lepuri I ps erion braqe qe bertiste kur ishte ne opozite ,,,Borxh ka shkuar kaq ,,,keni marr kaq ,,,Tani rri si lepur ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje