Kasat fiskale, MF: Që prej 2007 tregu s'është më as monopol, as oligopol

14 Shtator 2015, 14:48Ekonomia TEMA

Ministria e Financave ka reaguar sot pas akuzave të një dite më parë nga Konfindustria se tregu i kasave fiskale është kthyer në oligopol. MF-ja hedh poshtë këto deklarata duke shtuar se, duke filluar nga 2007 ka pushuar së ekzistuari oligopoli dhe monopoli në furnizimin dhe mirëmbajtjen e kasave fiskale.

Konkretisht, në Sesionin II të këtij vendimi, “Procedura e aplikimit dhe e autorizimit të shoqërive të autorizuara” është përcaktuar se: “çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendas ose i huaj, i organizuar si shoqëri aksionare, që kërkon të pajiset me autorizimin “Shoqëri e autorizuar” për furnizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve fiskale, duhet të paraqesë pranë Ministrisë së Financave:
a) Kërkesën me shkrim për konkurim për marrjen e autorizimit si “shoqëri e autorizuar”;
b) Deklaratën e plotësimit të të gjitha kërkesave ligjore të karakteristikave dhe funksionaliteteve për pajisjet, të cilat do të tregtohen nga kjo shoqëri;
c) Aktin e themelimit të shoqërisë dhe statutin e shoqërisë;
ç) Vendimin për regjistrimin si person juridik;
d) Ekstrakt të regjistrit tregtar të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit;
dh) Dokumentet për kapacitetet organizative dhe administrative, si më poshtë vijon:
i) Deklaratë për fuqinë mesatare punëtore dhe për numrin e stafit drejtues deri në 3 (tri) vitet e fundit;
ii) Deklaratë për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo që mund t’i vihen në dispozicion operatorit ekonomik.
e) Listën e veprimtarive në bazë të të cilave ushtron veprimtarinë. Aplikuesi ose, nëse është bashkim operatorësh, të paktën anëtari kryesues, duhet të ketë përvojë në fushën e teknologjisë, të paktën në 3 (tri) vitet e fundit të veprimtarisë së tij, për të cilën paraqet listën e sipërpërmendur.
ë) Pasqyrat financiare të audituara, të certifikuara nga ekspert (ë) kontabël, për 3 (tri) vitet e plota financiare të fundit, aty ku është e mundur, përfshirë bilancet e konsoliduara, pasqyrat e të ardhurave, pasqyrat e qarkullimit të parasë dhe shënimet shoqëruese për aksionarët e tij ose nëse aplikuesi është një bashkim shoqërish, për të gjithë aksionarët e anëtarëve të tij.
f) Qarkullimin vjetor për 3 (tri) vitet e fundit në total, i cili nuk duhet të jetë më i vogël se 10 milionë euro ose ekuivalente;
g) Burimet e financimit të projektit; gj) Vetëdeklarimin nga aksionarët e tij dhe anëtarët e organeve drejtuese, që vërteton se nuk është në ndjekje penale, si dhe:
i) një dokument që vërteton se aplikanti nuk është në proces falimentimi, lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, jo më parë se 3 (tre) muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
ii) një dokument që vërteton se aplikanti i ka plotësuar detyrimet fiskale, lëshuar nga administrata tatimore, jo më parë se 3 (tre) muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
iii) një dokument që vërteton se aplikanti i ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore, lëshuar nga administrata tatimore, jo më parë se 3 (tre) muaj nga data e paraqitjes së kërkesës.
Personat juridikë të huaj, që aplikojnë për të marrë autorizimin si “Shoqëri e autorizuar”, duhet të paraqesin dokumentet ekuivalente me ato të përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi, në varësi të legjislacionit të vendit ku personi i huaj është regjistruar.
Aplikanti duhet t’i bashkëlidhë dosjes së aplikimit mandat arkëtimin e pagesës së tarifës së shërbimit, në shumën 200 000 (dyqind mijë) lekë, në llogarinë e Ministrisë së Financave. Dokumentet dorëzohen në protokollin e Ministrisë së Financave. Aplikantit i kthehen ato për plotësim, në qoftë se mungon qoftë edhe një nga dokumentet e sipërpërmendura.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë në gjuhën shqipe, në origjinal ose të njehsuara me origjinalin

2 komente në “Kasat fiskale, MF: Që prej 2007 tregu s’është më as monopol, as oligopol”

  1. gerti says:

    Jashtezakonisht e liberalizuar lexo germa f:
    Qarkullimin e tre viteve te fundit jo me pak se 10 milione Euro!!!!!!
    Do bleje kasa ose pjese kembimi nga nga jashte e do ti shese ne Shqiperi.A ka valle servis ne bote qe xhiron 3.3 milion euro ne vit
    Po firmat qe kane marre licensen keto kushte kane patur apo kushtet u vune qe askush mos te mendonte te futej me ne kete treg qe nuk qenka monopol.Ore une ate kase fiskale qe shitet ne Shqiperi 300 Euro dua ta blej ne Maqedoni 100 Euro.Nuk dua as te paguaj mirembajtje se mirembajtja vjetore shkon gati sa nje kase e re .Ky eshte monopol me ligj

  2. veterani says:

    Shum e sakte Gerti.Kta kerkojne te na bejne budallej me zore.Kasa fiskale eshte e shtetit ta blej dhe mirmbaj shteti,un po ta prish le ta paguaj per te re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje