Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore pretendon se vetëm për vitin 2011-të, kompanitë koncesionare që shfrytëzojnë naftën shqiptare kanë raportuar shpenzime të pajustifikuara sa 4 përqind e Prodhimit Kombëtar.
“Nga kontrollet që ne kemi bërë gjatë vitit të kaluar, ne kemi evidentuar një shifër që është afër 500 mln dollarëve. Është një shifër që ka të bëjë me shpenzimet që kompanitë kanë kryer në mënyrë të parregullt dhe në forma jotransparente”, thotë Dael Dervishi, kryetar i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Kreu i AKBN-së thotë se agjencia tani është duke audituar bilancet e viteve 2012-të dhe 2013-të, të cilat mund ta rrisin edhe më tej shumën. Por si do të veprohet për këto pretendime financiare?
“Nëse palët nuk bien dakort për pretendimet e njëra-tjetrës, i drejtohen një eksperti të pavarur për të zgjidhur me mirëkuptim mosmarrëveshjet. Nëse njëra nga palët, ne ose pala tjetër nuk do të jemi dakort me gjetjen apo rekomandimet e ekspertit të pavarur, atëherë do t’i drejtohemi arbitrazhit ndërkombëtar”, sqaron Dervishi.
Industria shqiptare e prodhimit të naftës prej disa vitesh është koncesionuar në pjesën më të madhe tek kompanitë e huaja. Por deri më tani shteti ka përfituar të ardhura vetëm nga renta, pa marrë asnjë lekë Tatim mbi Fitimin. Për kreun e AKBN-së problemi qëndron tek kontratat koncesionare.
“Ka një anomali këtu dhe kjo vjen nga forma e ndërtimit të kontratës së hidrokarbureve. Kontratat nuk krijojnë një transparencë të plotë në mënyrë dhe mekanizmat që kompanitë kanë për të kryer shpenzimet e tyre. Kjo është pika kyçe”, sqaron ai.
Për t’i dhënë fund kësaj situate, AKBN thotë se do negociojë një tip të ri kontrate koncesionare ose siç njihet teknikisht model të ri ekonomik.
“Ky model i ri ekonomik, nëse do të arrijmë ta ndërtojmë ashtu siç mendojmë sepse tashmë kemi gjetur se cilat janë pikat problematike, do të rriste shumë pjesën përfituese që do të kishte qeveria shqiptare. Këtë model të ri ekonomik me kompanitë e reja që po futen për herë të parë në vendin tonë, ne duam që ta eksportojmë edhe tek kompanitë që aktualisht operojnë në Shqipëri”, deklaron kreu i AKBN-së.
Debati për shpenzimet e kompanive ka pasoja të forta financiare për buxhetin e shtetit. Nëse 500 milionë dollarët, për të cilët AKBN ka pretendime, nuk do njihen si shpenzime të kompanive atëherë disa prej tyre dalin automatikisht mbi nivelin e kostos, çka i detyron të paguajnë tatim-fitimi në shtet ne masën 50 përqind./ TCH
Or çun , mos e kruj me Bankers se kane per të të vu kasë ty, jo Bankersit. Or çun!
Cili “shtet” ???? Kasolle deshe te shkruaje….
Per dyqanxhiun fakir ligji eshte si shkop bejzbolli…i bie ne koke sa here Gabon…per miliardert nuk egziston fare…si puna bankave….atij qe ka marre kredi 20.000 euro ja qesin shpirtin per hunsh nese s’pagun kestet..atij qe ka marre 20.000.000 euro ja lepijne dhe biren e bythes vetem e vetem ta ken mire me te.
Bankers eshte kompani qe Cuditerisht punon VETEM NE SHQIPERI …Cuditerisht eshte nga Kanadaja ku Cuditerisht kan emigru shumica e inxhinierve shqiptar te naftes!
Skane nge tatimoret te meren me evazionin e VIPAVE se jua bejne vete bilancet dhe gjysmat e milionave ne euro apo dollare i kane marre per vete por merren me 3 apo 5 dollarshet e berbereve apo mekanikeve qe mezi nxjerin rrogen me thonj. Faleminderit