Kodi i ri/ Edhe nëse fitoni gjyqin, nuk riktheheni më në punë

15 Shtator 2015, 09:22Ekonomia TEMA

Punonjësit e administratës publike që nuk gëzojnë statusin e nëpunësit civil, në rast se do të hiqen padrejtësisht nga puna dhe gjykata do t’u jap të drejtë, do të mund të fitojnë vetëm 1 vit pagë, por jo rikthimin në vendin e punës.

“Panorama” shkruan sot se ky është ndryshimi që Qeveria i ka bërë Kodit të Punës, duke hequr dispozitën që u jepte të drejtë punonjësve të larguar pa arsye të ligjshme, të riktheheshin në pozicionin e mëparshëm të punës.

Në projektligjin që po diskutohet në Parlament, neni 146 i Kodit të Punës është ndryshuar në ligjin e ri, dhe paragrafi specifik që mbron punonjësit e administratës pa status, është hequr në përkufizimin i rikthimit në punë.

“Neni 146 pika 3., Zgjidhja e kontratës, pa shkaqe të arsyeshme nga punëdhënësi, është e pavlefshme. Punëmarrësi ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblimin deri në një vit pagë, që i shtohet pagës që ai duhet të marrë gjatë afatit të njoftimit”, thuhet në projektligjin e ri të Kodit të Punës.

Por pjesa që është hequr dhe që është zbuluar nga kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, thekson se:

Për punëmarrësit në administratën publike, kur ka një vendim gjykate të formës së prerë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar ta zbatojë këtë vendim”.

Në administratën publike janë një sërë funksionesh që quhen “punonjës të shërbimit”, si mësuesit, infermierët, policët, ushtarakët dhe sanitarët që preken, nëse kjo mbrojtje ligjore do të hiqet.

Zv.ministrja e Punës dhe Çështjeve Socialiste, Genta Sulaj, tha dje gjatë mbledhjes së Komisionit të Integrimit se do ta rishikonte këtë nen, pasi nuk e kishte parë mirë.

“Do ta shqyrtojmë edhe një herë, nuk e kisha parë”, tha Sulaj.

7 komente në “Kodi i ri/ Edhe nëse fitoni gjyqin, nuk riktheheni më në punë”

  1. .... says:

    hahahah nuk e kishte pare ???

  2. Christopher Columbus says:

    Kush i paska ber keto ligje koti.

    Ne asnje vend te botes nuk ndodh qe me vendim Gjykate te kthehesh ne pune.

    Gjykata mund te japi te drejte vetem per kompensim financiar.

  3. Aldo says:

    O Shqiperia ime, sot kuptova qe sje e imja. Kam shpresuar por kusaret skan kuptuar… Paqe njerezimit

  4. Qyfyre says:

    Prandaj s’ka me gjyqe per kete pune

  5. Zigur Qarri says:

    Dhe me keto ligje do te ndertohet shteti i se drejtes?!Ky ligj eshte asfiksim per Demokracine,perligj abuzimin,stimulon servilizmin militant dhe diskriminon punonjesit pa parti dhe militantet kundershtare.Ky ligj do varroste çdo shprese dhe besim ne drejtesine shqiptare.Qellimi eshte i qarte,çdo vend pune eshte nje investim elelktoral per politikanet qe jan dhe duan te vijn ne pushtet.Me kete ligj,nje militant i veshur me pushtet,
    ka te drejte te luaj me jeten e varteseve te tij.Llogarisni militantin e LSI Pjerin Xhuvanin,qe i largoi pa shkak te gjith vartesit e tij dhe mbushi zyrat shtetrore me militante te paafte dhe ordinere,dhe e gjitha kjo,vetem per te vjedhur.
    Jo jo,mos qefte e thene te miratohet ky ligj,ndryshe shteti do te jete nje paçavure ordineresh militante,qe do shkatrrojn edhe ata pak vlera qe kan mbetur.

  6. Qyfyre says:

    Prandaj tani e tutje s’ka me gjyqe per kete pune…
    Drejtesia nuk duhet me, gjykatat do kene me pak ngarkese! Oh sa qejf…hahah!

  7. Bekim Sala says:

    Bekim
    Te pushuarit padrejtesisht nga puna me statusin e nepunsit publik duhet ose te kthehen ne vendin e tyre te punes ose te paguhen per derisa te marin vendon e punes. Keshtu ka vepruar qeveria demokrate, e cila ka paguar per vite te tera
    Nepunesit e pushur padrejtesisht,qe kishin statusin e nepunesit civil. Ky eshte ndeshkim per ate qeveri qe i pushon padrejtesisht bepunesit me statusin civil. Por ndeshkimi duhet ti jepet ministrit , apo drejtorit perkates duke paguar ata rrogen e te pushuarve padrejtesisht , se parate e buxhetit te shtetit jane parate e taksapaguesave shqiptare. Ligji duhet ndryshuar,se ne kete nenyre nuk do te guxonte asnje minister e qeveri te bente pushime politike.
    Ata qe kane diploma te fallsifikuara,jane te pa afte e te pa didiplinuar , duhen pushuar patjeter me vendim te arsyetuar, qe te mos mund ta ktheje asnje gjykate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje