Qeveria lëshon dorën, 140 mln lekë për motorrë dhe fuoristrada

16 Shtator 2015, 19:32Ekonomia TEMA

Qeveria ka miraturar një tender i cili do të shpenzojë 140 milionë lekë për të blerë motorra dhe fuoristrada.

Në një kohë që qeveria ka shtrënguar shpenzimet publike dhe ka probleme me hedhjen e rrogave të buxhetorëve vjen ky shpenzim që mund të konsiderohet padyshim shpenzim luksi.

Tenderi i hapur nga Ministria e Brendshme parashikon dhënien e 140 milionë lekëvë, pjesërisht për blerjen e motorrave dhe fuoristradave.

 

Motorrët e Policisë

Ministria e Brendshme është autoriteti i vetëm që ka të drejtën të bëjë blerjen e automjeteve për të gjithë institucionet. Në listën e kërkesave të saj për tenderin e radhës, zë vend edhe një kërkesë specifike për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Loti i parë i këtij tenderi ka të bëjë pikërisht me blerjen e 73 motoçikletave me një fond limit prej 103.9 milionë lekësh pa TVSH. Me një llogaritje të thjeshtë rezulton që një motor të ketë vlerën 13 milionë lekë. Në specifikimet që bëhen për motorët e policisë bien në sy kriteret që lidhen me pajisjen me radio që duhet të ketë këto motoçikleta, si dhe kriteri i shpejtësisë minimale.

Këta të fundit nuk duhet të jenë me shpejtësi nën 160 kilometra në orë dhe duhet të jenë të pajisur me zinxhirë nga kamio në rrotën e pasme. “Mjetet (motomjete) të jenë të pajisura me 2 (dy) radio komunikimi marrëse­dhënëse, 2 (dy) kaska mbrojtëse, lidhja ndërmjet tyre duhet të jetë me “wireless”, komunikimi të bëhet nga kaskat mbrojtëse, të cilat duhet të jenë të pajisura me kufje dhe mikrofon. Radioja të ketë mundësi karikimi në motomjet” thuhet në kriteret e vendosura për tenderin nga ana e Ministrisë së Brendshme, raporton Panorama.

Makinat

Lotet e tjera të tenderit i zënë blerjet e automjeteve për institucione të tjera që nuk varen nga Ministria e Brendshme. Kështu, loti i dytë është për blerjen e një fuoristrade me vlerë limit 45 milionë lekë pa TVSh për Autoritetin e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve. Loti i tretë ka të bëjë me blerjen e automjeteve për Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.

Kjo e fundit ka një fond limit prej dy fuoristradash dhe fondi limit është në nivelin 58 milionë lekë pa TVSH. Ministria e Kulturës është një tjetër institucion që kërkon blerjen e 6 fuoristradave “Pick Up” (me vend për ngarkesë) me vlerën e 130 milionë lekëve. E fundit në renditjen e loteve të këtij tenderi është një automjet për Akademinë e Shkencave.

Fondi në dispozicion për këtë blerje është 12.5 milionë lekë pa TVSH. Për ironi kjo vlerë është më e ulët sesa vlera që do të shkojë për blerjen e motorëve të policisë dhe shumë më e ulët po ta krahasosh me vlerën e automjeteve të tjera të kërkuara nga institucionet e mësipërme. Diferencën në çmim duket se e bën kilometrazhi që ndryshe nga institucionet e tjera të interesuara për blerje automjetesh në këtë tender nuk është zero.

15 komente në “Qeveria lëshon dorën, 140 mln lekë për motorrë dhe fuoristrada”

  1. ed says:

    …si tenderi i kutive te ndihmes se shpejte …ja ka mare doren tahiri….
    tahir lluku,lluku papashta…

  2. kevin says:

    Ja mo e shfni qe ka bum ekonomik.

    Tani drejtoret behen me makina te reja.

    Pas 6 muajesh piktori do dali te deklaroj se shqiperija eshte ber super fuqi ekonomike te cilen dhe gjermanija e ka zili.

  3. saimir says:

    Cfare Hajnash? Po Leshelis I paska 45 dhe 58 miljon. Sju vjen turp

  4. Tarrasi says:

    Ky eshte RAMA:

    Policia ne balle, shkenca ne bisht

  5. Genti says:

    E pastaj,nuk thoni shyqyr,policia vazhdon akoma me ivecot ketu e 40 vjet.

    1. Rufjani says:

      @Genti
      Ti duhet te jesh ai Genti drejtori Komisionit prokurimit publik qe te behet qefi qe behen te dera nga 1 milion euro, se i kopsit ti bukur bukur, sic ta do xhepi yt dhe i atij burrit ne kryeministri

  6. Vizionari says:

    Keto jane leket e aksionit , burgosni FUKARANE . Se ashtu behet SHTET .

  7. Dean says:

    Bravo!
    Shume mire.Krijojini policise gjitha kushtet e nevojshme qe te kryejne punene e tyre me cilsi dhe dinjitet.

  8. forca rilindje says:

    Jane te domosdoshme qe policia te kryeje detyrat ,me mjete te shkaterruara ska si te ndjeke fuoristradat e mafiozeve dhe hajduteve.

  9. filani says:

    Shpenzim luksi? A u dhjefshi ju, gazetare medioker qe ne vend te jepni lajm, jepni mendime dhe beni thashetheme.

  10. Aldo says:

    O shkruaj me te reja o me te vjetra se nut na dalin llogarite

  11. Antares says:

    Fshati digjet dhe kurva krihet, thote populli. Vazhdoni vjedhjen e ketij populli, qe e katandiset refugjat ne Gjermani me 2015-en.

  12. Barist ne Vucidol says:

    Keshtu eshte qe cdo morracak e torollak kerkon te funde hendet e te diskutje per cdo blerje qe ben qeveria, policia le te eci ne kembe ose me biciklata Zis e Mifa. Shkoni ore koqe ne shtepi e beni inventarin e robve , se u dalin femrat mangut ne darke, po ja kaloni edhe Sali Ver Llapes qe fut lugen ne cdo hale, se ate e ka ushqim kryesor, perndryshe ngordh.

  13. astronomi says:

    pse nuk fillon qeveria te trajtoje financiarisht policine sipas ligjit te ri te Policise ????…por harxhon leke per ti armatosur ato per te luftuar me popullin????..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje