TAP, s’ka marrëveshje për gazin; Shqipëria ende nuk ka prenotuar sasinë që i duhet

16 Shtator 2015, 17:49Ekonomia TEMA

Qeveria ka nisur paralelisht studimin e fizibilitetit dhe hartimin e masterplanit për ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes së gazit në vend, por nuk ka ende një marrëveshje me konsorciumin TAP për sasinë e gazit që do të shkojë për tregun shqiptar, raporton TCH.

“Gjatë negociatave që janë bërë me TAP vitet e kaluara, mund të ishte negociuar më mirë pjesa e një sasie të dedikuar për tregun shqiptar pasi nga 10 miliardë metër kub që do përcjellë TAP nga kufiri i Greqisë me Turqinë në Itali, 8 miliardë janë prenotuar nga Italia, 1 miliardë nga Bullgaria dhe 1 miliardë nga Greqia. Ndërkohë që Shqipëria nuk ka prenotuar”, tha Endri Puka, drejtor i Albpetrolit.

Por përfaqësuesi i TAP për Shqipërinë, Shkëlqim Bozgo thotë se pavarësisht sasisë fillestare që do të transportohet me nisjen e punës në vitin 2019, gazsjellësi parashikohet të punojë me regjime më intensive se në fillim, duke lënë të hapur mundësinë e përfitimit të gazit për Shqipërinë.

“Pavarësisht se 10 miliardët e parë të kapaciteteve tashmë janë të caktuara, sërish ekziston mundësia që për nevojat konkrete që mund të ketë Shqipëria të gjendet hapësirë na kapacitetet e TAP. TAP-i shumë lehtë mund ta rrisë kapacitetin nga 10 deri në 20”, tha Bozgo, drejtor i TAP-it për Shqipërinë.

Përfaqësuesi i Entit Rregullator të Energjisë thotë se para nënshkrimit të marrëveshjeve për përfitimin e gazit nevojitet ndërtimi i infrastrukturës që duhet të jetë e gatshme brenda tre viteve.

“Kur të vijë gazi, nëse nuk paguan këtë sasi gazi, ti do paguash gjobën, nuk është kollaj”, tha Maks Shuli, përfaqësues i ERE-s.

Konsumatorët e parë që mund të përfitojnë nga gazi natyror çka që do të sillte kosto më të ulët në veprimtarinë e tyre janë TEC-i i Vlorës, rafineritë e Ballshit dhe Fierit si dhe Bankers, nevoja e të cilave përllogaritet në 500 mln metër kub.

3 komente në “TAP, s’ka marrëveshje për gazin; Shqipëria ende nuk ka prenotuar sasinë që i duhet”

  1. z.Baze, jam nje inxhinier shqiptar qe bej pjese ne Bordin e Projektit TAP, dhe pa asnje ndikim Politik (jetoj mbi 17-vjet ne perendim me Projekte Nderkombetare te Gazit e Naftes ne Europe e Lindjen e Mesme), nuk eshte e vertete per sa shkruhet me lart. Sepse qe ne hapat e para te Projektit gjigand te TAP, perllogaritjet jane mese te qarta per cdo gje, edhe per sa gaz do konsumohet ne cdo shtet qe kalon ky gazsjelles. Shqiperia qe ne fillim e sidomos vjet (2014) i ka qartesuar me dokumenta te gjitha detajet e projektit dhe konsumit te gazit per nevojat e vendit (Shqiperise). Me vjen TURP per disinformacionet Mediatike ne Tirane separi, pasi edhe jashte Shqiperise do Gazetare te shitur e te blere nga (Ai, dihet kush eshte Ai, plaku i SHQUP_it), vetem shpifin e mashtrojne rreth gazsjellesit TAP, por te pakten Ju z.Baze qe jeni mjafte korrekt ne shumicen e gjerave qe trajtoni mos e mbushni Web-Site tuaj me mashtrime te forces Politike qe ne mentalitet ka shpifjen dhe mashtrimin, e deri dhe ne sabotimin e cdo Projekti qe eshte gati per Shqiperine tani nga BE e amerikanet, vetem se eshte e Majta ne Pushtet dhe sidomos Edi Rama. Por, Perendimi e korporatat e medha nuk pyesin per emra Partishe, per me teper per Parti qe vetem kane bere negativen keto 25 vite ne Shqiperi, sepse aktualisht Qeveria Shqiptare po kordinohet mjafte paster e me nivel me Qeverite e tjera per kete Projekt gjigand. Ndjehem shume i turperuar ketu ne Zvicer ku eshte nje nga Zyrat Kryesore te Projektit TAP, ku degjoj qe njerez nga PD_ja fusin informacione teresisht te paverteta neper Media si brenda dhe jashte Shqiperise (padyshim qe paguajne jashtezakonisht shume… e se ku i gjejne, flet gjendja mjafte e rende ekonomike qe PD_ja e la Shqiperine pas qershorit 2013. E kete e dine te gjithe shefat e TAP dhe Qeverite kryesore qe financojne kete projekt).

  2. Besi says:

    Shqiperia ende nuk e ka porositur sasine qe i duhet, jo se nuk ka plan fizibiliteti (sasia dihet, justifikimi eshte mungesa e rrjetit), por se skifterat-politikane kane ceshtje te tjera krim-biznesi per te zgjidhur.
    Situata aktuale nuk mundeson diskutime per te ndare torten gjigande te gazit dhe gjoben qe do te duhet te paguajne shqiptaret (normalisht duhet te perfitonin).

  3. Liridon says:

    Projekti TAP -it,eshte nje projekt qe i rrit sigurine vendeve ku ai kalon.Kjo gje natyrisht ja prish planet vendeve te cilet jane te interesuar per destabilizimin e ketyreve territoreve (Turqi,Greqi,Shqiperi dhe Itali)teper gjeostrategjike.Kelyshet e sllavizmes me ne krye Rusine prej kohesh jane te angazhuar per sabotimin e ketij projekti.Jane keto qe finacojne njerez per disinformim si psh :”Do te punesohen 20 000 njerez….etj” Deri me tash kane arritur ta vonojne maksimalisht(se fundmi terheqja e nje aksioneri qe kishte 20% te aksioneve) por fale kembenguljes te miqve tane te kahershem eshte avancuar dukshem por jo si e kemi deshiren.Fatkeqesisht ne projekt nuk eshte parashikuar ndertim i asnje apo disa Centraleve elektrike e cila do te permisonin shume sistemin tone energjitik te padisirfikuar gje qe do te rriste mundesine e eksportit te energjise ne Ballkan e me tutje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje