Vitin e kaluar një familje shqiptare shpenzoi mesatarisht 69 mijë e 442 lekë në muaj për konsum.
Ky është përfundimi i anketës më të fundit të INSTAT mbi buxhetet e familjeve, raporton TCH.
Anisa Omuri, specialiste e buxheteve të familjeve në INSTAT, deklaroi:
“Sipas anketës për vitin 2014, shpenzimet mesatare janë llogaritur rreth 69 mijë lekë të reja, për një familje me 3.8 pjesëtarë.
31 mijë lekë shkojnë për konsum ushqimor, ndërsa 38 mijë lekë shkojnë për konsum joushqimor”.
Pjesa më e madhe e buxhetit të familjeve shqiptare vazhdon të shkojë për ushqime.
Por, krahasuar me 5 vjet më parë, pesha e buxhetit që shpenzohet për artikuj ushqimorë është ulur, ndërkohë që shqiptarët po dedikojnë gjithmonë e më shumë fonde për t’u arsimuar.
Drejtori i përgjithshëm i INSTAT, Gjergj Filipi, shpjegon:
“Kanë rënë shpenzimet për ushqime dhe janë rritur shpenzimet për arsim dhe shëndetësi”.
Rritja e shpenzimeve për arsim duket një zgjedhje jo e rastësishme.
Vetë anketa tregon se personat me më shumë arsim, kanë një nivel më të lartë mirëqënieje.
Por, një tjetër përfundim i rëndësishëm i saj, është ai se Shqipëria po bëhet më e pabarabartë, çka tregohet nga rritja e peshës që zë 10% më i pasur i popullsisë në totalin e konsumit.
Në rang qarqesh, Tirana ka nivelin më të lartë të mirëqënies, ku një familje me 3.8 veta shpenzon mesatarisht mbi 81 mijë e 650 lekë në muaj, ndërsa në vendin e fundit është Elbasani, me rreth 53 mijë lekë ose 35% më pak.
Propagande mashtruese!Demagogji e TURPESHME!!!
Tallje MAKABRE me popullin e varfer!
Ku i gjeti INSTAT-i keto te dhena???
A mund te na e tregoje se sa familje qe paskan intervistuar,nje pjestar te tyre a paskan patur pa KOKE???
Pra ate 3.8% i bie qe jeri te jete i vdekur,pra qe nuk shpenzon gje!!!
Po mijra familje te NGUJUARA i keni intervistuar??
Po mijra LYPES i keni takuar??
Po mijra mbledhes kanocesh neper kazanet e plehrave i keni intervistuar???
Po ata mijra ROME qe banojne ne KASOLLE PLASMASI,pa drita,pa UJE,pa wc,pa rroga,pa pensione,pa shkolle,pa radio ne TV,pa frigorifere,pa lavatrive etj,etj i keni intervistuar???
Po ata 600 mije pensioniste qe marrin pensionin mujor sa per lemoshe,i keni pyetur???
Po QEVERINE,MAZHORANCEN,KUVENDIN,PRESIDENTIN,TE BURGOSURIT etj,etj a u keni pyetur se,
-PSE NUK E PERCAKTONI MINIMUMIN JETIK te shqiptareve,qe te kuptoni se shumica e popullit jeton si QENTE E RRUGES???
Si nuki keni turp,qe merreni me keto mashtrime!!!
He mo se bijte e Verit jan…vecse me te poshter. ..
Ngadal o shoku mos u nxito e kan fjalen vetem per familjet e politikanve ose atyre qe banojn Brenda ish bllokut.
Per INSTAt te tjeret mund te shkojn ne pidh te semes.
Qeveria ka vendosur ti boj luft fukarenjve jo fukaralekut sepse keshtu eshte me e leht
A e keni idene cfare eshte mesatarja??? per te kuptuar diferencen midis dhe asaj shtrese qe ju keni marre ne konsiderate eshte dhe nje tregues qe mat pabarazine ose dhe mesataren e shtresave te ndryshme.
A do te percaktohet ndonjehre Minimumi Jetik i shqipetareve?…
Minimumi jetik eshte sa i matshem aq edhe subjektiv. Mbi te gjitha hyn te politikat me teper se thjesht nje shifer. merren parasysh nje sere komponentesh per te ndertuar minimumin jetik.
Shifrat jan shume te sakta, po ka mar mesataren e shqiptareve dihet tani qe politikane dhe femijete e tyre harxhojne miljona ne muaje, apo nuk e mbani mende djalin e fullanit qe fshinte b… me prerje 500 euroshe. se ndryshe nuk del llogaria e instati, kur dihet qe 80 perqinde e te punesuareve paguhen nga 300 mij e poshte qe i bije dy te punesuar marin 600 mije ku do ti gjejne nje familje me 4 vete te shpenezojne 850 mij.
Kulmi i poshtersise per keta pushtetare qe e mbajne popullin ende me pagen me te ulet ne Europe! Po nuk pati reagim teper te fuqishem nga sovrani, keshtu do e mbajne kete vend keta zullumqare dhe kusare te pashoq!