Qeveria nuk do të hedhë asnjë hap prapa nga nisma për formalizimin e tregut të brendshëm të prodhimit dhe tregëtimit të duhanit, megjithë protestat e fermerëve pas nisjes së aksionit në Elbasan dhe Shkodër.
Në Elbasan u zhvillua paraditen e sotme një takim drejtuar nga Prefekti, ku pati diskutim mes Drejtoreshës së Doganave, zv/ministrit të Bujqësisë struktutrave vendore dhe shoqatës së fermerëve.
“Kemi pasur aksione të njëpasnjëshme për të formalizuar pikërisht prodhimin dhe tregëtimin e produktit të duhanit.Të gjithë pjesëmarrësit ishin shumë të interesuar, shprehën shqetësimet e veta, por në fund fare qëllimi është një, veçse formalizimi”, tha Drejtoresha e Doganave Pranvera Fagu.
E pyetur nga gazetarët nëse u arrit ndonjë marrëveshje konkrete për formalizimin, drejtuesja e Doganave tha se “formalizmi nuk arrihet në këtë tavolinë, por synohet drejt formalizmit te kjo tavolinë”.
Kjo qe po ndodh me prodhuesit e duhanit eshte pa aftesi totale e ministrise se bujqesise si dhe administrates se tatim doganave.Dihet boterisht qe duhani ne Shqiperi , eshte mbjedhur ne zonen e Shkodres ,ku cilesia eshte e njejte me duhanin qe prodhon Malboro ,(kujtojme Taraboshin e famshem ) si dhe zona e Belshit .Qe te formalizohet ky prodhim kerkon treg te licensuar , dhe kete e bejne fabrikat e prodhimit,ku deri ne mesin e viteve ,90 kishim tre te tilla ,ne Durres, ne Shkoder dhe Gjirokaster ( qe prodhonin nje cigare me cilesi te mire ) ,por klanet mafioze politike i mbyllen ,per ti hapur rruge mafiozeve i tregtuan nga jashte . Ky krim beri qe prodhimi vendas te ndaloj , punetoret dolen ne rruge dhe fermeret u trajtuan si skllever nga firmat e huaj per grumbullimin e duhanit me cmime qesharake ..Ministtria te bej me teper per investitor sidomos vendas qe te ngrihet industria e prodhimit te cigareve , dhe te jeni te sigurte ,qe me cilesine qe ka duhani yne ,do te mbyll tregun e jashtem , dhe do te krijoje premisa per eksport ,dhe te shikoni qe fermeret ,do ta formalizojne vet prodhimin po e paten tregunm e shitjes te sigurte. Kjo tregon se cfar specialistesh medioker ,ose dashakeq kemi ne ministrine e bujqesise .Kryesorja qe perfitohet eshte ulja e dificitit te jashtem ,rigjallerim te prodhimit vendas ,shtim te fuqise punetore ,ku kryesorja do te jete kosto e ulet e prodhimit .Prof.Panariti duhet te kaloje ne site administraten e Ministrise se Bujqesise ,se ka byrime te pashtershme per rritjen e prodhimit dhe uljen e madhe te papunesise . Duhani vendas mbyll eksportin e cigares qe vjen nga jashte dhe rrit industrine vendase.