Ahmetaj: Pse nuk e ndryshojmë ligjin për turizmin?

17 Shtator 2015, 19:50Ekonomia TEMA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj shpjegoi sot në Kuvend arszet përse qeveria nuk e ndrzshon ligjin për turizmin, kthyer nga Presidenti Nishani dhe si duhet të përballoj Shqipëria konkuirencën me vendet fqinje.

Turizmi shqiptar përballet me një konkurrencë jashtëzakonisht shumë të avantazhuar të fqinjëve. Jemi në garë me Malin e Zi, me Kroacinë, me Greqinë apo Turqinë në rajon dhe gara nuk është e thjeshtë për hir të së vërtetës dhe pengohet edhe nga problemi i pronësisë. Nuk është e vërtetë që ne i marrim pronën individëve, duhet të jemi shumë korrekt. Ligji flet për negociatë me pronarët dhe i harmonizuar me ligjin e investimeve strategjike, flet për shpronësim pasi ligji i investimeve strategjike e ka konsideruar turizmin si prioritet. Pra, kemi bërë një ligj të investimeve strategjike, i cili është një përpjekje e drejtpërdrejtë për t’i lehtësuar investitorët e huaj. Të njëjtën gjë bën ligji i turizmit, 99 vjet me 1 euro, pronë publike me tender ndërkombëtar, siç bëmë me zonën ekonomike  të Spitallës. Janë gjëra të provuara që kanë dhënë efekt.

Ne nuk e ndryshojmë ligjin sepse jemi brenda të njëjtës logjikë që kaluam në Korrik, dhe pa u treguar cinik, dua t’ju them që Komisioni juaj e kaloi ligjin pa bërë asnjë ndryshim. Sigurisht që turizmi është dinamik dhe ligji nuk është i gdhendur në gur. Nuk është kjo logjika e këtij ligji. Por kur flasim për ligjin e turizmit dhe ligjet organike, nuk ia vlen t’i politizojmë. Ju keni këndvështrimin tuaj, ne kemi këndvështrimin tonë. Besojmë që me këtë ligj kemi korrigjuar gabime të së kaluarës, besojmë që kemi marrë nga e kaluara elementët e mirë dhe i kemi përforcuar dhe besojmë që ligji ka për të qenë një instrument shumë i mirë në dorë të qeverisë dhe ën dorë të qeverive, për të zhvilluar turizmin. Të gjitha kontributet që janë dhënë në komisione, janë shënuar dhe jam i bindur që sërish do të ulemi për të gjykuar dinamikën dhe nëse do të ketë nevojë, edhe  për ta përmirësuar ligjin për problemet që do të na dalin gjatë rrugës” – përfundoi Ministri Ahmetaj.

15 komente në “Ahmetaj: Pse nuk e ndryshojmë ligjin për turizmin?”

  1. hjhn says:

    O zot o zot tenderxhiu i vendosur ne krye te vendit. I kane varur ujkut melcite ne qafe.

    1. Aleksander says:

      Nuk eshte hera e pare qe Presidenti kthen ligjet qe votohen ne Parlament. E cuditshme eshte se presidenti kthen ligjet me te njejtat kundershti te opozites a thua se eshte vegel e saj.

      1. Anonim says:

        Qe Nishani eshte marionete e Partise Demokratike kjo nuk do shume mend per ta kuptuar. Keshtu ktheu edhe ligjin per reformen territoriale te cilen Gjykata Kushtetuese e shpalli si te vlefshme. Te njejten gje beri edhe me ligjin e turizmit , ligj me teper rendesi pasi synon zhvillimin e ketij sektori.

        1. Emirjan says:

          Presideni kukull zbaton direktivat qe i jep ish – partia qe e zgjodhi. Nga ky ligj i turizmit perfitojme te gjithe. Duke filluar nga promovimi , zhvillimi i metejshem i sektorit, krijimi i kushteve per turistet, shtimi i numrit te tyre, etj.

          1. kaljdi says:

            vendi jone e ka kapacitetin per te qen lider ne rajon ne turizem sepse momentalisht si mungon asgje. si per turizem detar ashtu edhe per turizem malor. e vemtja gje qe i ka munguar ka qen ligjet qe mbronin leket qqe investitoret duhet te hedhin ne kte vend. por duke qen qe opozites i eshte prish pazari sic kane bere gjithmon ne ato 8 vitet e tyre duke kerkaur perqindje per cdo investim sot dalin edhe bertasin !

            1. lif says:

              e rendesishmja eshte qe me ne fund do kemi standartizmin e tregut ne turizem. duke mos pasur me nga ato lloj cmimesh edhe sherbimesh harbutesh qe shqiptarve u ka ardh ne maj te hundes edhe ne shume raste kan zgjedhur vende jashte por sherbime cilsore dhe cmime cilsore qe do bejn te mundur thithjen e turistva te huaj me shume!

            2. regji says:

              MIr po opozita si pret qe qeveria te ndryshoje gjendjen ekonomike, perderisa cilindo ligj qe sillet, hidhet poshte nga Jari? Kur ishin vet ne pushtet nuk kaluan asnje ligj nga e majta, asnje propozim. Tani skane hiq propozim veq veto

        2. ultras says:

          Eshte shume i rendesishme per vendin tone sepse do permirsoj cilesine e turizmit. duke thithur sa me shume investitore edhe duke krijuar sa me shhume mundesi per thithjen e turistve te huaj duke qen nje konkurent i forte me vendet e rajonit!

      2. alba says:

        Ja dime melodine Nishanit tashmë. E dime se nga kush i merr urdherat (edhe pse supozohet te jete i pavarur ne vendimarrje) dhe te dhimbset i shkreti qe nuk e ka nje mendim te vetin se te gjitha i ka te imponuara nga partia ku doli ose me sakte nga AY !!
        Po çfaj ka vendi jone per kte opozitë ama?! Njerez qe nuk menduan nje here per te ardhmen e shqiperise per sa kohe ishin ne pushtet (jo pak kohe) e tani Perpiqen ku e ku te bllokojnë çdo ligje qe eshte ne te mire te vendit tone

  2. Ilir says:

    Vendi jone eshte i bekuar nga Zoti me kte natyre qe ka. Esht e turpshme qe der tani nuk kemi patur as nje ligj te sakte per turizmin dhe as autorite serioze .
    Sigurisht un nuk jam ekspert i ligjeve po mendoj se ligji qe esht prezantur nga qeveria eshte me i miri qe kemi patur der tani dhe rregullon çdo sektor te turizmit duke u kujdesur gjithashtu per çdo problem qe kemi patur apo mund te kemi me turizmin. Esthe vertet per te ardhur keq qe opozita vazhdon ende te bllokojë çdo ligj qe eshte ne te mire te vendit tone,po fundja ç’mund te presesh me shume nga ata .

  3. Klejda says:

    Po turizmi i vendit tone pikerisht per nje ligj te tille ka nevoje aq me pak qe ky ligj synon te terheqe sa me shume investitore te huaj. Te kesh Biznese te reja perkthehet ne me shume vende pune,a nuk eshte kjo ajo qe duam te gjithe ?!
    Po thua e kuptoj opozita kte? Ata vetem tek xhepat e tyre e paten mendjen per sa kohe ishin ne pushtet e tani demek i ka zen meraku per te ardhmen tone! Te pa fytyrë!

  4. stilian says:

    Ky ligj do i beje shqiptaret argate ne toke te vet. Ligji eshte klientelist pasi jane ne loje miliarda euro qe priten te futen ne loje. Perfundimi? Betonizim kanibalesk, shkaterrim perfundmtar i bregdetit prej fuqive te medha, shqiptare qe do punesohen si sherbetore te turisteve te huaj qe do vijne masivisht me charter me mijra cdo ore. Dikujt mund t’i duket zhvillim, por shpronesimi eshte akti qe cenon me rende lirine e njeriut. Nuk ka perparesi shteti ndaj individit, perndryshe eshte fashizem. Po vazhdoi keshtu Shqiperia nuk do jete me prone e shqiptareve.

  5. Turisti says:

    O Minister,

    sikur tu bene nja dy vjet ne ate post, tani u kujtove te besh kete pytje?

    O te pjerdhsha mu ne mendje. Apo keto dy vjet vrave mendjen per te gjet

    anet per te ber ndonje lek? Apo ke info qe kjo qeveri ka vetem kete

    4 vjecar per te bere lek. Po cbere keto 2 vjet aman, se ekonomia po

    shkelqen me thene te drejten.

    1. emri iem says:

      Ministri me i paafte dhe me antipatik qe kemi.Ky nuk di asnje gje vecse te tunde bolet e rames.Paaftesia dhe injoranca jane tek ky minister qe reklamon diellin kur del si pune e vete..turp qe nuk u gjet nje tjeter minister ne ps.

  6. Lili says:

    Pse jemi debila ,po edhe krenare per debilitetin tone,déri ne arrogance.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje