Bizneset që nuk paguajnë detyrimet fiskale do të përballen me masa shtrënguese, të cilat shkojnë deri në sekuestrimin të xhiros ditore.
Në nenin 11 të projektligjit, që është depozituar në Kuvend, propozohet një masë e re shtrënguese e mbledhjes së borxheve tatimore.
Në pikën 2 të nenit 89 përcaktohet se, “nëse tatimpaguesi nuk përdor të drejtën e ankimit dhe nuk paguan detyrimin tatimor, administrata tatimore duhet ta mbledhë tatimin, duke përdorur njërën ose disa prej mënyrave të parashikuara në këtë draft”.
Sekuestrimi
Në këtë projektligj propozohet që, në funksion të mbledhjes së detyrimit tatimor të papaguar të tatimpaguesit, administrata tatimore mund të angazhojë strukturat e saj për të verifikuar dhe monitoruar në vend aktivitetin tregtar të tatimpaguesit, me qëllim konfiskimin në fund të çdo dite të një shume jo më pak se 50% të qarkullimit të realizuar, por jo më shumë se detyrimi tatimor për të cilin ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore, për llogari të detyrimeve tatimore të pashlyera të tatimpaguesit.
“Tatimpaguesi për të cilin administrata tatimore ka filluar mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore të papaguara, nuk mund të kryejë transferim të shumave të parave nga llogaria e tij apo të shesë\të transferojë aktivet ose kapitalet e shoqërisë, me përjashtim të rasteve kur nëpërmjet shitjes\transferimit të aktiveve synohet shlyerja në masën 100% e detyrimit tatimor të papaguar”,- thuhet në projektligj.
Sipas draftit, administrata tatimore mund t’i kërkojë palës së tretë të kryejë pagesën e drejtpërdrejtë të çdo shume që i detyrohet tatimpaguesit, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e dërgimit të njoftimit kësaj pale të tretë”.
Propozohet të ndryshohet që administrata tatimore njëkohësisht me procedurat e tjera të përcaktuara, mund t’i kërkojë palës së tretë të kryejë pagesën e drejtpërdrejtë të çdo shume, që kjo palë i detyrohet tatimpaguesit, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e dërgimit të njoftimit palës së tretë.
Në rastin kur një tatimpagues ka detyrime tatimore të papaguara, ndaj administratës tatimore dhe ndërkohë ka detyrime kontraktuale të pambledhura nga një palë e tretë, mospagesat e së cilës e kanë bërë tatimpaguesin të jetë në paaftësi paguese, propozohet që ndërsa administrata tatimore fillon tërësinë e procedurave të vjeljes me forcë të borxhit tatimor nga tatimpaguesit, ka të drejtë t’i kërkojë njëkohësisht palës së tretë (e cila i ka borxh tatimpaguesit) që të bëjë pagesën për tatimpaguesin.
Penalitetet
Ndërkohë që ka një njoftim vlerësimi nga administrata tatimore, si dhe një afat të përcaktuar për pagesën e këtij detyrimi, në ligjin e procedurave mungon masa e penalitetit.
Kjo situatë ka përbërë raste që tatimpaguesi të mos paguajë këstet e tatimit mbi fitimin apo tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, ndërkohë që vetë tatimpaguesi është duke gjeneruar fitim.
Ky propozim synon të standardizojë të gjitha bizneset, të cilat nuk i paguajnë në afat këstet e tatimit mbi fitimin ose tatimit të thjeshtuar mbi fitimin.
Masa e penalitetit propozohet 15%, aq sa edhe tatimi mbi fitimin.
Sipas projektligjit, për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatimit mbi fitimin do jetë me gjobë prej 500 000 lekësh dhe për tatimpaguesit e tjerë do jetë me gjobë prej 50.000 lekësh.
Për çdo konstatim të përsëritur të mosdeklarimit të punonjësve, pas aplikimit të masës së gjobës, shkelja konsiderohet evazion tatimor.
Në ndryshimin e propozuar është standardizuar masa e gjobës në 500 mijë lekë për çdo punonjës të padeklaruar, pavarësisht se tatimpaguesi është subjekt i TVSHsë dhe tatimfitimit apo jo.
Kjo për arsye se shkelja tatimore – mosdeklarimi i punonjësit, shfrytëzimi i krahut të punës, duhet të dënohet njësoj./GSH
Mire per keto bisneset e vogla po i gjendet ilaci qe ben evazion duke bere xhiro 2 milion apo 8 milion dhe nuk pagoi 25 mij leke apo 100000 leke taksa e futim edhe ne burg por kisha disa pyetje per keta pushtetaret dhe ish pushtetaret:
Ku hyjne ata qe perfitojne nga tenderat e shtetit dhe sa mund te jete vlera qe kane pervetesuar.
Ku hyjne ata qe marrin dhe japin rryshfet per vendet e punes deri ne 300 000 euro dhe qe nuk ju dihet vlare e pasurive te tyre.
Ku hyjne ata qe kane lejuar dhe toleruar kontrabanden mafien drogat e ndryshme dhe kane qene pale me to qe nga doganat, policia, tatimet etj.
Ku hyjne ata qe marrin leke per vizita e per operacione ne ambjentet shteterore apo ata qe japin drejtesi ne baze te vleres se pageses dhe jo ne baze te drejtesise.
Ku hyjne ata qe kane vjedhur vazhdimisht shtetin e pasurite kombetare duke filluar qe nga shitja e tokave, detit, minierave deri edhe banken kombetare nga ata qe duhet ta ruanin.
Populli e di qe keto gjera nuk quhen evazion i vogel por vjedhje e madhe kombetare ne kuriz te tij dhe nuk mund te denohen se jane te amnistuara ne cdo kohe si te vitit 1997-1998 dhe nuk mund tju sekuestrohet asgje apo te denohen sepse kane aq shume miliona euro sa e paguajne cdo gje ndersa fukarenjte qe mezi mbajne familjet me buke i sekuestrohet malli qe ka pa fature pavaresisht se e ka blere me leke ne shtetin rrumpalle dhe denohet edhe me burg per nje te punesuar pa rregjistruar.
Prandaj mendoj qe qeveria nese do te beje shtete duhet ta filloje nga maja e piramides ish qeveritaret, bashkiaket, gjyqtaret, prokuroret me te pasurit qe kane vjedhur me shume Bisneset e medha, VIPAT qe mashtrojne me xhiron pastaj bsneset e vogla dhe te mesme regjistrohen vet pa reprezalje sekuestrime dhe burgime. Faleminderit
DEMOKRACIA = Qeni leh dhe ujku pirdh. Ke shume te drejte ILIRIA por fatkeqesisht….
Perseri burg.
Po pse do punojme ne qe te mbajme dhe te burgosurit me buke dhe neser kur te thyeje qafen rilindja ne te paguajme perseri me leket tona qe keta te burgosur te demshperblehen.
Pika ne bythe qeverise mutit
Hajdute bashkohuni. Mos lejojme qe te paguajme taksa, drita dhe uje. Kush ka paguar te vazhdoje te paguaj. Ne nuk paguajme. Kam 20 vjet qe spaguaj taksa drita dhe uje dhe ska kuptim qe te paguaj tani. Une protestoj.
Mire e ke ti “Iliria” por problemi eshte se Rama eshte nje individ frikacak, megalloman, demagog dhe i paafte per te qeverisur. Ky birbo nga frika hodhi poshte 21 Janarin, nga frika beri aleance me Meten, nga frika nuk prek asnje nga ato bizneset e medhaja, apo pasaniket shqipetare, ai eshte trim vetem me “barkun e trahanase”, vetem me ate pjese te popullit qe nuk kane piken e fuqise, si puna e Ziverit te shkrete. Pa u zhdukur kjo fare e ndyre njerezish kleptomane e kriminele, familjet mafioze Berisha, Meta, Rama, Mehdiu, Bode, Idrizi, Ruci etj. etj. nuk ka te ardhme per Shqiperine e shqipetaret, fate te cilat duhet ti marrin vete ne dore, jo t’ja u lene ketyre plehrave……..
Mire biznesin e vogel se e kap kollaj se deri me tani praktika dhe pervoja kan treguar se peshku i vogel eshte i kapur dhe i futur ne tigan.
Por une kam nje pyetje: Kush mund te me tregoje nje RRUGE per te KAPUR dhe FORMALIZUAR PESHQIT e MEDHENJ qe deri me tani jane teresisht INFORMAL.
Si mund te INFORMALIZOJME:
– PRESIDENT dhe ish PRESIDENT
– KRYEMINISTRIN dhe ish KRYEMINISTRAT
– DEPUTET dhe ish DEPUTETET
– MINISTRAT dhe ish MINISTRAT
– DOGANIER dhe ish DOGANIER
– TATIMOR dhe ish TATIMOR
– DOKTOR dhe ish DOKTORA
– POLIC dhe ish POLICA
– GJYKAC dhe ish GJYKACER
– PROKUROR dhe ish PROKURORE
– DREJTORA dhe ish DREJTORA
– PROFESOR dhe ish PROFESORA
– Ne pergjithsi BUXHETOR dhe ish BUXHETORA
– KRYE KOMUNAR dhe ish KRYE KOMUNAR
– KRYE BASHKIAK dhe ish KRYE BASHKIAK
– KADASTRAL dhe ish KADASTRAL
– PRONARET dhe ish PRONARET e MEDIAVE
– NDERTUSIT dhe ish NDERTUSIT
– ETJ, ETJ, ETJ……
O FARE.. SHTETI a mund ti thuash ti ketij POPULLI qe si mund ne : POPULLI ti FORMALIZOJME INFORMALET e MEDHENJ dhe pastaj te formalizojme informalet e VEGJEL….
Ne pushtetaret nuk ndeshkojme veten. Ligjet i kemi per ju te vegjelit dhe fukarenjte, qe po nuk zbatuat deshirat tona perfundoni ne burge.
Po kur te egersohet populli do ju coje jo ne burg por atje ….
Ky fare shteti do te mburret pas disa diteve ose muaji per grumbullimin e parave nga bizneset e vogla dhe te “” Informalizuara “”.
Me keto para shteti do te shlyeje borxhet dhe interesat e FMN dhe Bankes Boterore.
Do ti japi kompanive ndertuse dhe te tjera, qe me se shumti jan te lidhura me ISH dhe PUSHTETARE te sotem.
Dhe ndonje therrime qe mund te ngeli mund te ngrihet ndonje rroge ose ndonje pension ose ndonje perkrahje sociale.
Rritja e rrogave u behet vete pushtetareve , parlamanterave ose buxhetoreve qe me se SHUMTI jane akuzuar dhe AKUZOHEN nga populli dhe nderkombetaret si te KORRUPTUAR dhe HAJDUTE: Pra paraja vete tek paraja.
Pensionet dhe kur rriten , rriten ne menyre qesharake.
Ndihma sociale mbas shkurtimit te mbi 20.000 te tillave per te bere nje rritje qesharake shteti i fut dhe disa shkurtime te tjera dhe i lan duart sipas menyres se tije me fukarane.
Ne fushata para votimeve pushtetaret i referohen listave te debitoreve ne dyqane dhe kur fitojne dhe vin ne pushtet rrisin rrogat e tyre dhe harrojne FUKARANE.
Pra keto para u GRUMBULLUAN nga xhepat e FUKARASE pasi nuk prodhohet asgje sepse nuk ke nga merr rritje te ardhurash ne nje vend qe nuk prodhohet.
Ulja e tavanit te xhiros deri ne 20 miljon per biznesin e vogel automatikisht per disa muaj e nxjerr jasht loje kete biznes ( sidomos ate me qera ) dhe krijon shtresa te reja me te papune.
Dhe ata qe shteti pretendon se do ti legalizoje nga puna e zeze do te shtojne kontigjentin e te papuneve sepse bizneset nuk i rezistojne dot shtimit te detyrimeve ndaj tyre.
Prandaj dhe ato familje qe ne njefare menyre arrinin te ushqeheshin me veshtiresi ne kete kohe KRIZE GLOBALE do te dalin automatikisht si te papune.
Bumerangu do te ndodh jo me vone se 5- 6 muaj.
Sheti kerkon ta rrezoje pemen me nje te goditur, ne nje kohe qe nuk ka FUQI ti siguroje FUKARASE dhe popullit mbeshtetje financiare sic ndodh ne perendim
Pra ky shtet po THELLON ne permasa te frikeshme VESHTIRESIN FINANCIARE te popullit duke ndertuar VETE nje EKONOMI INFORMALE.
Si mund te NDERTOHET nje ndertese ose nje keshtjelle pa THEMELE dhe BAZAMENT.
Si mund te punosh dhe besh ligje me te cilat punon perendimi , ne nje kohe qe ti nuk ke fuqine e tyre dhe nuk siguron dot mbeshtetje dhe bazament financiar , per te perballuar veshtiresit financiare te popullit tend aq me shume ne nje kohe te KRIZES GLOBALE qe dhe perendimi po e perballon me veshtiresi duke u zhytur ngadale – ngadale ne gropen e veshtiresise financiare qe sipas analisteve dhe eksperteve vjen ne rritje dhe thellim.
Muajt qe do te vine do te veshtiresojne ekonomine e popullit ne nje kohe qe nuk ka me EMIGRIM si ne vitet 90, nuk ka me AZIL dhe nuk ka fuqi dhe ndihmese nga nje shtet i pafuqishem dhe nen ndikimin e nje krize globale.
Mbas legalizimit te bizneseve do te vij dhe kontrolli i rrepte i kuponave tatimore qe ne te shumten e rasteve do te kaloje biznesin e vogel ne biznes te math me llogaritar te vetin duke shtuar shpenzimet e tyre .
Duke pasur parasyshe NORMEN e FITIMIT te nje biznesi minimarketi, servisi, konfeksione ose veshmbathje te krijohet pershtypja e rreme qe qarkullohet para e madhe por qe fitimi i tyre eshte qesharak dhe i bene automatikisht ato te falimentushem ( norma e fitimit varion nga 5- 30 perqind )
Pra te parat falimentojne bizneset me qera.
Duke krijuar me shume biznese te mesme dhe te medha ne te vertet shteti ka grumbulluar me shume para por automatikisht ka shtuar ne menyre te frikshme ne nje kohe krize dhe qe nuk ka rrugzgjidhje te dyte PAPUNESINE.
Pra ky shtet mund te krijoj probleme te paparashikushme per te arthmen me menyren e ndertimit dhe vjeljes se te ardhurave ne menyre te gateshme por per kohen qe jetojme eshte FIKTIVE dhe e RREZIKSHME sepse nuk buron mbi baza PRODHIMI por SHFRYTEZIMI nga te varferit qe kan gjetur nje menyre te punesimit dhe te mbijeteses se tyre ne kohe krize.
Ne kohe krize nuk mund te mbijetosh duke prere pemen me nje te rene por duke gjetur burime te ndryshme prodhuse per shtimin e te ardhurave.
NJE MENDIM I JAP QEVERISE INJORANTE dhe JO LARGPAMESE:
Qe pemen mos ta presesh me nje te goditur ose:
– Ose grupo biznesin sipas artikujve kryesor dhe cmimeve qe perbejne fitimin kryesor te tyre dhe hiqe kuponin tatimor ose
– Rrit tavanin tatimor te xhiros nga 20 miljon deri ne 40- 50 miljon ne vit dhe seleksionimi nuk do te jet drastik dhe shum i dhimbshem sa ne rastin qe ju po ndiqni dhe formalizimi kryhet vete ne menyre te natyrshme dhe me te sinqerte.
Menyra qe ju do te ndiqni do te tregoje “” Sinqeritetin “” tuaj ne lidhje me biznesin ose “” DASHURIN “” tuaj te madhe per te perfituar sa me shume leke nga xhepat e FUKARASE per te mbushur xhepat e te PASURVE…
Pervec papunesis qe do te rritet dhe kjo nuk diskutohet biles dhe per ata persona qe shteti ben sikur i nxjerr nga puna e zese pasi kjo reforme do te falimentoj biznesin ku ata punojne, pronaret e tyre dhe vet ata .
Rritja e cmimeve eshte nje aspekt tjeter shum i rendesishem dhe i PASHMANGSHEM. Kjo do te ndodhe si kuderpergjigje e bizneseve ne perpjekjen e tyre per mbijetes.
Dhe kjo tashme sapo ka filluar dhe eshte me e shpejte se sa rrritja e papunesise. Nje miku im para nje jave e piu nje makjato 70 leke ne te njejtin vend dhe lokal qe e pinte dhe me perpara 50 leke .
Shteti nuk ka fuqine te kontrolloje dot me efektivitet bezneset e fuqishme dhe me te ardhura me te medha dhe brenda grupit te biznesit te vogel per vet natyren e funksionimit te tyre, pasi ata grumbullojne nje sasi te madhe parash por qe kjo realizohet me nje numur te vogel te veprimeve shitese te tyre , pra me pak veprime te kuponit tatimor gje qe e veshtireson legalizimin e sakt te tyre.
Ne nje koh qe me e lehte shteti dhe tatimoret mund te kene nen kontroll te rrepte vetem minimarketet, serviset dhe kafenet , te cilat nuk perbejne shumen me te madhe te parave informale.
Pra dhe ne grupin e biznesit te vogel mund te formalizosh me se shumti peshkun e vogel dhe nuk ke mundesi qe te formalizosh me ane te kuponit tatimor , peshkun e math sic jane: DENTISTET, shitesit dhe mbledhesit e FLORIRIT, konfeksionet, veshmbathjet etj.
Pra formalizimi me se shumti do te behet te kafexhinjte, minimarketet, serviset etj…
Administrimi dhe profesionalizmi eshte shume dobet. Drejtuesit lene shume per te deshiruar dhe kete e dine te gjithe
–SEKUESTRO E XHIROS DITORE -ASGJE ME SHUME SE NJE SUPERKRIM SHTETEROR I URDHERUAR-NGA -KUPOLA-MAFIOZE-E PS-.PO FUNDJA KUJT DO TI DERGOJNE KETO SEKUESTRIME??–ME SIGURI DYQANEVE Te politikanve -humane-sadiste-per te nxjere- miliona pa KUPON-.TERRORRI SHTETEROR KA PUSHTUAR SHQIPERINE DHE PO BEHET GJITHNJE E ME EI RREZIKSHEM-POR CDO FILLLIM E KA NJE FUND-HAKMARJEN POPULLORE -E CILA NE NJE DITE TE AFERT NUK MUND TE FALE-.KY TERRORR QUHET RILINDJE DHE KA NJE EMER TE VETEM QE E DREJTON -EDVIN KRISTAQ RAMA-.VOTA PER TE-IDJOTESI- VDEKJE E DEMOKRACISE-SHKATRIM I EKONOMISE DHE KALBJE E ZHVILLIMIT DHE E GJITHE SHQIPERISE- .